• вторник, 18 март 2025

Ditë zie në BeH për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Ditë zie në BeH për shkak të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Sarajevë, 18 mars 2025 (MIA) – Sot në Bosnje e Hercegovinë është Ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, për të cilin shkak flamujt në ndërtesën e Presidencës së BeH dhe në institucionet tjera do të ulen në gjysmështizë.

Qeveria e Federatës së BeH-së në seancën e djeshme urgjente e shpalli 18 marsin Ditë zie.

Vendimi është marrë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Nga zjarri që shpërtheu në diskotekën "Puls" në Koçan, humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë u hospitalizuan. bsh/

Foto: MIa arkiv

Остани поврзан