• среда, 19 март 2025

Shefat janë shkarkuar për të pasur një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, një vendim i tillë nuk paragjykon fajësinë, thotë Toshkovski

Shefat janë shkarkuar për të pasur një hetim plotësisht të pavarur dhe efikas, një vendim i tillë nuk paragjykon fajësinë, thotë Toshkovski

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Shefat e DPB Koçan dhe SPB Shtip janë shkarkuar për të siguruar hetim plotësisht të pavarur dhe efikas dhe ky vendim nuk paragjykon asnjë faj, deklaroi sot në pres konferencë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

"Me qëllim që të sigurohet hetim i plotë i pavarur dhe efikas, kam marrë vendim për shkarkimin e personave udhëheqës në policinë lokale në DPB Koçan dhe SPB Shtip dhe zëvendësimin e tyre me nëpunës policorë të cilët nuk janë nga këto vende, gjegjësisht të gjithë nga Shkupi. Një vendim i tillë nuk paragjykon asnjë faj, por është një hap i cili duhet të garantojë që procesi të zhvillohet pa presion, dyshim apo ndikim", theksoi Toshkovski.

Ai shtoi se në momente si këto është thelbësore që institucionet të punojnë me transparencën dhe profesionalizmin më të lartë dhe për këtë arsye po krijohet një strukturë operacionale që do të mundësojë  paanshmëri të plotë nga njerëzit që nuk kanë marrëdhënie personale apo profesionale me vetë mjedisin.

"Asnjë shef i DPB Koçan, asnjë shef i SPB Shtip nuk janë pjesë e personave të cilët janë marrë në pyetje, ndërsa është e vërtetë se në kuadër të MPB-së Departamenti për Kontrollë të Brendshme është duke bërë analizë e plotë e gjendjes faktike lidhur me ngjarjen penalo-juridike dhe pritet që në ditët në vijim të ndajmë të gjitha informatat lidhur me atë që do të konstatohet nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm", tha Toshkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme për shkak të tragjedisë në diskotekën e Koçanit, më herët sot ka marrë vendim për shkarkimin e shefave, ndihmësve dhe komandantëve në Shtip dhe Koçan.

Janë shkarkuar: Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme Shtip, ndihmës shefi i SPB Shtip, shefi i Departamentit për Polici Shtip, shefi i Departamentit për Polici Kriminalistike Shtip, shefi i Departamentit për Punë të Brendshme Koçan, komandanti i Stacionit Policor për Kompetencë të Përgjithshme Koçan, shefi i Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike Koçan. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан