Në Librin e Ngushëllimeve në Kuvend janë nënshkruar anëtarë të Qeverisë, deputetë, kryetarë të konunave, qytetarë
- Në Librin e Ngushëllimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i hapur pas zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan, sot në mëngjesin e hershëm të së dielës sot u nënshkruan zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Voda Orce Gjorgievski, deputetë, kryetari i Gazi Babës Orce Stefkovski, kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi, të punësuar në shërbinet e Parlamentit dhe qytetarë.

Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Në Librin e Ngushëllimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i hapur pas zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan, sot në mëngjesin e hershëm të së dielës sot u nënshkruan zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Voda Orce Gjorgievski, deputetë, kryetari i Gazi Babës Orce Stefkovski, kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi, të punësuar në shërbinet e Parlamentit dhe qytetarë.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të nënshkruhen në Librin e Ngushëllimeve në Kuvend do të mund ta bëjnë këtë në pesë ditët e ardhshme nga ora 10:00 deri në orën 19:00.
Kuvendi dje njoftoi se Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka hapur Librin e Ngushëllimeve pas tragjedisë në Koçan, duke pranuar se në këto momente dhimbjeje është e rëndësishme që të gjithë ne të qëndrojmë të bashkuar.
"Me zemër të thyer, me shpirt të shqetësuar, thellësisht të prekur emocionalisht, i shkruaj këto rreshta në këtë Libër të Ngushëllimeve, me shpresë se ky do të jetë Libri i fundit i Ngushëllimeve që hapet në këtë Kuvend", ka shkruar Gashi, duke theksuar se vdekja e këtyre të rinjve dhe të rejave është alarmi i fundit për të gjithë faktorët politik dhe social. Ta rindërtojmë këtë shtet nga e para, por në bazë të drejtësisë, ndershmërisë, ndërgjegjes së pastër dhe sinqeritetit.
Foto: Kuvendi