• среда, 19 март 2025

Toshkovski: Janë kyrer bastisje në Ministrinë e Ekonomisë, udhëheqësit dhe personit përgjegjës i "Puls" dhe Komunën e Koçanit

Toshkovski: Janë kyrer bastisje  në Ministrinë e Ekonomisë, udhëheqësit  dhe personit përgjegjës i

 Shkup, 18 mars 2025 (MIA) - Për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan deri më tani janë arrestuar  18 persona, ndërsa janë ndaluar 16. Gjithsej në bisedime janë marrë 71 persona, prej të cilëve 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. Për 14 persona janë shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për media në MPB, theksoi se janë të përkushtuar maksimalisht për këtë rast dhe se po ndërmerren hapa maksimalë për zbardhjen e tij, duke theksuar se janë duke u bërë bastisje dhe marrje në pyetje dhe se veprimi kyç që po ndërmarrin "është përcaktimi i veprave konkrete të fajit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për kryerje apo moskryerje". 

 Bastisje, tha Toshkovski, janë bërë te dy persona të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, gjatë të cilave janë marrë pajisje teknike, dokumentacion, armë, municione, ndërsa sot janë kryer bastisje edhe në objektet zyrtare të cilat i shfrytëzon një këshilltar shtetëror në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Bastisje, gjithashtu, janë kryer  edhe te udhëheqësi dhe personi  përgjegjë i diskotekës, ndërsa sot nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë kundër Krimit dhe Departamenti i Krimit të Organizuar kanë hyrë edhe në komunë,  ku, siç ka theksuar Toshkovski, po ndërmerren masa dhe aktivitete për sigurimin e dokumentacionit lidhur me diskotekën.

 Deri më tani, 11 personave u është shqiptuar masë paraburgimi me dyshim të bazuar për kryerjen e "veprave të rënda kundër sigurisë publike", ndërsa tre personave u është caktuar paraburgim për "punë të pandërgjegjshme".

Toshkovski, gjithashtu, informoi se pesroni i arrestuari i fundit akuzohet për "krime të rënda kundër sigurisë publike" në lidhje me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare.  

 I pyetur nëse shefi i SPB Koçan ka qenë në mesin e personave i cili është marrë në pyetje  për rastin,  Toshkovski tha se as ai, as shefi i DPB Koçan as shefi i SPB Shtip nuk janël pjesë e personave që kanë qenë lëndë e marrjes në pyetje.

 Policia, theksoi Toshkovski, atë mbrëmje ka vepruar sipas planit të kontrollit paraprakisht të përgatitur në lidhje me tregtimin e paligjshëm me  drogë dhe praninë e të miturve, ndërsa një veprim të tillë po atë mbrëmje  kanë pasur edhe SPB Shkup, SPB Ohër dhe SPB të tjera.

 I pyetur se sa policë janë të përfshirë në hetimet nën kontrollin e brendshëm të MPB-së dhe PP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar - Departamenti i Specializuar për Nëpunës Policorë, Toshkovski tha se po punojnë në mënyrë të koordinuar dhe në ditët në vijim do të informojnë se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren dhe sa persona do të përgjigjen nëse ka.

 Lidhur me agjencinë për sigurimin e diskotekës, Toshkovski tha se në këtë moment, sipas informacioneve që disponon dhe që mund t'i ndajë me opinionin, ekziston dyshimi se udhëheqësi i degës së bashku me disa nga personat e angazhuar kanë kryer disa kundërligjshmëri që do të jenë objekt i procedurës penale, lidhur me ngjarjen penale juridike.

 I pyetur se për çfarë veprash dyshohet ish-drejtori i Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, Toshkovski tha se po kontrollohen bazat e dyshimit për kundërligjshmëri konkrete gjatë punës të disa drejtorëve, të cilët, të themi, kishin kompetenca të caktuara ligjore për të ndërmarrë veprime të caktuara për të vërtetuar gjendjen faktike lidhur me rrezikun nga zjarri.

 Lidhur me mjetet piroteknike të përdorura dhe nëse dihet përgjegjësia individuale, Toshkovski tha se kjo do të përcaktohet gjatë procedurës.

I pyetur nëse edhe ish-kryetarë të tjerë të komunës së Koçanit janë thirrur no bisedime, Toshkovski tha se nuk mund të përgjigjet.  

 I pyetur se për çfarë ndiqen penalisht ish-ministri i Ekonomisë dhe ish-drejtori i ISHT - nëse kanë bërë apo nuk kanë bërë diçka që është në kompetencën e tyre, Toshkovski tha "për njërin, me siguri, për të dy, për tjetrin nuk do të mund të përgjigjem në këtë fazë të hetimit".

Foto: MIA 

 

Остани поврзан