Qytetarët që protestuan në Koçan revoltën e shprehën edhe para shtëpisë së kryetarit të komunës në dorëheqje
- Qytetarët që protestuan në Koçan nga para Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore në Koçan, janë drejtuar drejt shtëpisë së kryetarit të komunës në dorëheqje Ljupço Papazov. Gjatë rrugës është demoluar një automjet i Kargo Ekspres, kompani për të cilën pronari i disko "Puls" është përfaqësues për Koçanin.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Qytetarët që protestuan në Koçan nga para Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore në Koçan, janë drejtuar drejt shtëpisë së kryetarit të komunës në dorëheqje Ljupço Papazov. Gjatë rrugës është demoluar një automjet i Kargo Ekspres, kompani për të cilën pronari i disko "Puls" është përfaqësues për Koçanin.
Protestuesit që protestuan e depërtuan kordonin e policisë para shtëpisë së Papazovit, duke kërkuar llogari, ndërsa shtëpia e tij u qëllua me vezë dhe gurë.
Në protestën e sotme në Koçan, qytetarët, mes tyre edhe shumë të rinj, kërkuan drejtësi për më të afërmit e tyre të cilët e humbën jetën në zjarrin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës".... Pastaj u drejtuan para ndërtesës së komunës ku hodhën vezë dhe kërkuan të dalë kryetari i komunës.
Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës "Puls" ku nga zjarri humbën jetën 59 persona.
Në zjarrin në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve zyrtare, humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.
ФОТО:МИА