Kryqi i Kuq për një kohë të pacaktuar e shtyn Akademinë Ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të themelimit
- Kryqi i Kuq i RMV-së shpreh ngushëllime të thella, mbështetje dhe solidaritet familjeve të viktimave nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Nga Kryqi i Kuq informojnë se është marrë vendim, që Akademia Ceremoniale me rastin e 80 vjetorit të themelimit të tij, e cila duhej mbahet nesër mbrëma nën mbështetjen e Presidentes së RMV-së Gordana Siljanovska Davkova do të anulohet për një periudhë të pacaktuar.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Kryqi i Kuq i RMV-së shpreh ngushëllime të thella, mbështetje dhe solidaritet familjeve të viktimave nga tragjedia në Koçan, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Nga Kryqi i Kuq informojnë se është marrë vendim, që Akademia Ceremoniale me rastin e 80 vjetorit të themelimit të tij, e cila duhej mbahet nesër mbrëma nën mbështetjen e Presidentes së RMV-së Gordana Siljanovska Davkova do të anulohet për një periudhë të pacaktuar.
"Me pikëllim të madh sot u tronditëm nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Koçan dhe mori jetë të shumë të rinjve. Shprehim ngushëllimet tona të thella, mbështetjen dhe solidaritetin për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë, forcë dhe guxim për të kaluar këto momente të vështira", theksohet në kumtesën e Kryqit të Kuq.
Nga atje theksojnë se në momentet e pikëllimit, na mbetet të gjithëve të qëndrojmë solidarë dhe të vazhdojmë të japim mbështetjen e nevojshme për të gjitha familjet e prekura nga kjo ngjarje tragjike.
"Kryqi i Kuq, në kuadër të kompetencave dhe kapaciteteve të veta, është së bashku me familjet e viktimave dhe po ofron lloje të ndryshme të mbështetjes në Koçan dhe qytete të tjera ku të lënduarit janë duke u akomoduar në spitale. Mbetet të gjithë të jemi të bashkuar dhe solidarë në këto momente dhimbjeje dhe të vazhdojmë të japim mbështetjen e nevojshme për qytetarët e vendit tonë", theksojnë nga Kryqi i Kuq.
Foto: Arkivi i MIA-s