Kryetari i Komunës së Koçanit Papazov është duke u marrë në pyetje nga prokurori në PTHP Koçan
- Kryetari i Komunës së Koçanit, i cili sot dha dorëheqje të parevokueshme, pasdite është marrë në pyetje nga prokurori në PTHP të Koçanit në hetimin për zjarrin në diskotekën në të cilën humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Koçanit, i cili sot dha dorëheqje të parevokueshme, pasdite është marrë në pyetje nga prokurori në PTHP të Koçanit në hetimin për zjarrin në diskotekën në të cilën humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.
"Për momentin kryetari i komunës është në ndërtesë dhe po jep deklaratë, u përgjigj në konferencën për shtyp në Koçan prokurori publik Ljupço Kocevski i cili tha se për momentin nuk mund të konfirmojë se edhe ai është në mesin e të dyshuarve.
Paraprakisht Koceski tha se në Gjykatën Themelore në Koçan aktualisht janë duke u mbajtur seancat lidhur me propozimet për paraburgim afatshkurtër.
Prokurori publik shtetëror, Ljupço Kocevski, njoftoi se në lidhje me aksidentin në lokalin e natës "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, po punohet për procedimin e 14 të dyshuarve. Ai bëri të ditur se dyshohen për "krime të rënda kundër sigurisë publike" nga neni 292 i Kodit Penal me dënim me burg prej së paku tre vjet pa kufi të sipërm dënimi, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet. Ai tha gjithashtu se po hetohen aktet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit, si dhe prokurimi i paligjshëm i lëndëve piroteknike.
Foto: Arkivi