• вторник, 18 март 2025

Qeveria do t'i mbulojë shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet, të afërmit e të cilëve janë hospitalizuar jashtë vendit

Qeveria do t'i mbulojë shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet, të afërmit e të cilëve janë hospitalizuar jashtë vendit

 Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Qeveria nesër në seancë do të marrë vendim për organizimin dhe sigurimin e transportit dhe akomodimit për familjet e të lënduarve nga zjarri në klubin "Puls" në Koçan, të cilët për momentin  janë të shtruar në spitale në vende të tjera, paralajmëroi  sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

"Në këto momente familjet nuk duhet të shqetësohen për ngarkesat logjistike apo financiare kur të afërmit  e tyre kanë më shumë nevojë. Prandaj, Qeveria do të marrë përgjegjësi për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit, duke u siguruar që familjet të jenë me më të afërmit e tyre", tha Miteva në një konferencë për shtyp. 

 

Të gjitha detajet e nevojshme, siç theksoi, familjet e të lënduarve t'i marrin në numrin e  telefonit 070 270 370.

"U bëjmë thiirje të gjitha familjeve ta përdorin këtë linjë që të mundemi me efikasitet ta organizojmë mbështetjen që u nevojitet", tha Miteva.  

Theksoi se Qeveria sot ka marrë vendim që të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq të Shkupit për menaxhimin e llogarisë zyrtare për donacione për viktimat e zjarrit në klubin "Puls" në Koçan, me qëllim të ofrimit të ndihmës së shpejtë dhe të koordinuar.

 

"Si Qeveri po punojmë me përkushtim që që të sigurojmë për marrjen e të gjitha masave  të nevojshme. Do të bashkëpunojmë me Kryqin e Kuq për të pasur një mbështetje të unifikuar dhe për të parandaluar abuzimin dhe konfuzionin. Duke pasur një llogari të vetme, zyrtare për donacione,  i eliminojmë të gjitha dilemat se ku dhe si të dhurojmë. Kjo siguron që çdo kontribut të shkojë pikërisht aty ku nevojitet më shumë. Fatkeqësisht, në kohë të vështira mund të përhapet dezinformata dhe duam të parandalojmë çdo paqartësi rreth kanaleve për donacione", tha Miteva dhe theksoi se Kryqi i Kuq tashmë ka dosje për menaxhim me  ndihmë të tillë.

 

Foto/video: Qeveria

 

 

Остани поврзан