• вторник, 20 август 2024

Bullgari: Gërnçarova-Kozhareva do të bëjë të ditur përbërjen e qeverisë së re teknike

Bullgari: Gërnçarova-Kozhareva do të bëjë të ditur përbërjen e qeverisë së re teknike

Sofje, 19 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev para dhjetë ditësh e ngarkoi kandidaten për kryeministër teknik, Gorica Gërnçarova-Kozhareva që të formojë qeveri teknike. Pritet që sot Gërnçarova-Kozhareva të bëjë të ditur emrat e ministrave të përzgjedhur. Sipas Radevit, përbërja e qeverisë duhet të propozohet më së voni deri më 19 gusht, ndërsa zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare janë planifikuar për më 20 tetor.

Gërnçarova-Kozhareva menjëherë filloi bisedimet me ministrat aktual dhe ekspertë tjerë. Pa praninë e mediave, ajo madje realizoi takime me ministra aktual të qeverisë teknike.

Të premten, para përfundimit të mbledhjes së Kuvendit kombëtar, kryetari i Kuvendit Jordan Conev paralajmëroi se mbledhja e radhës do të jetë më 4 shtator, por shtoi se ndoshta më 20 gusht do të ketë seancë të jashtëzakonshme për betimin e kabinetit të ri, nëse presidenti jep dekret për këtë.

Tre ministra nga kabineti aktual teknik informuan se do të mbeten edhe në përbërjen e ardhshme.

Foto: BTA

Остани поврзан