Aleanca për Shqiptarët në sheshin "Iliria" në Tetovë, organizon homazhe për viktimat e tragjedisë në Koçan
- Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do të organizojë homazhe në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan. Ceremonia do të mbahet sot, në ora 15:00, në Sheshin Iliria në Tetovë.

Shkup, 17 mars 2025
Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se do të organizojë homazhe në nderim të viktimave të tragjedisë në Koçan. Ceremonia do të mbahet sot, në ora 15:00, në Sheshin Iliria në Tetovë.
Në këtë ngjarje përkujtimore janë ftuar të marrin pjesë të gjithë funksionarët partiakë dhe qeveritarë, deputetët, anëtarët e Kryesisë, si dhe organet partiake dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin respektin dhe solidaritetin e tyre me familjet e viktimave.
Aleanca për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e saj më të thella për familjet e prekuara dhe qëndron pranë tyre në këto momente të rënda.
ASH
_________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.