Në Kroaci filloi bojkoti i dyqanëve dhe pompave të benzinës për shkak të çmimeve të larta
- Në Kroaci sot filloi bojkoti i paralajmëruar i dyqaneve, zingjirëve tregtare dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Nisma, e cila rrjedh nga grupi në Fejsbuk “Plo, Inspektor”, pas së cilës qëndron Qendra Evropiane për ekselencë të konsumatorëve (ECIP), ka marrë mbështetje nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, sindikatat, partitë politike, madje edhe nga ministri i Ekonomisë.
Zagreb, 24 janar 2025 (MIA) - Në Kroaci sot filloi bojkoti i paralajmëruar i dyqaneve, zingjirëve tregtare dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Nisma, e cila rrjedh nga grupi në Fejsbuk “Plo, Inspektor”, pas së cilës qëndron Qendra Evropiane për ekselencë të konsumatorëve (ECIP), ka marrë mbështetje nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, sindikatat, partitë politike, madje edhe nga ministri i Ekonomisë.
Thirrja për bojkot është shpërndarë në rrjetet sociale ditët e fundit: “Më 24 janar, në Kroaci po organizohet bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve”. Apelohen qytetarët që atë ditë të mos blejnë asgjë, absolutisht asgjë. Përgatituni për atë ditë sikur të ishte e diel”, qëndron në porositë.
Të dhënat tregojnë se çmimet konsumatore në Kroaci, të matura sipas HICP-së, u rritën për 4,5 për qind në dhjetor 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, që është rritja më e lartë që nga maji. Kroacia është ndër tre vendet e BE-së me inflacionin më të lartë, pas Rumanisë (5,5 përqind) dhe Hungarisë (4,8 përqind).
Ministri i Ekonomisë, Ante Shushnjar, e përkrahu nismën dhe theksoi se Qeveria po punon për zgjerimin e listës së produkteve me çmime të kufizuara. Ndërkohë bojkotin e mbështetën edhe partitë opozitare, të cilat kritikuan qeverinë se nuk po bën asgjë për të kontrolluar inflacionin.
"Qytetarët duhej t'i merrnin gjërat në duart e tyre sepse qeveria nuk bëri asgjë për të kufizuar rritjen e çmimeve," deklaroi Sabina Glasovac nga SDP.
Sandra Bençiq nga "Mozheme!" shtoi se propozimet e opozitës për uljen e inflacionit janë injoruar nga kryeministri Andrej Plenkoviç, duke shtuar se "ky inflacion mund të quhet inflacion i Plenkoviçit".
Në anën tjetër, deputeti i HDZ-së, Nikolla Mazhar, deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për politika të përgjegjshme ekonomike dhe mbështet vendimin e qytetarëve për bojkot.
Sa i përket strukturës, ekonomistët janë kryesisht skeptikë për këtë nismë. Analisti ekonomik Damir Novotni deklaroi për Hina në fillim të kësaj jave se as konsumatorët e organizuar dhe as qeveria nuk mund të ndikojnë në tendencat e inflacionit.
"Konsumatorët një ditë mund të organizojnë dhe bojkotojnë shitësit me pakicë. Megjithatë, në ekonomitë e orientuara nga tregu, veprimet kolektive të konsumatorëve nuk kanë pasur ndikim në inflacion, kështu që edhe bojkoti i paralajmëruar i konsumatorëve kroatë nuk do të ketë asnjë efekt, madje edhe nëse ai është masiv, beson Novotni. ls/
Foto: Fejsbuk/ printskrin