Agjencia "Standard dhe Purs" vlerëson se rezervat devizore po rriten, ndërsa sektori bankar është stabil
- Rezervat bankare shënojnë rritje, inflacioni po ngadalësohet, përderisa stabiliteti i sektorit bankar edhe më tej po përforcohet, vërehet në Raportin për rejtingun kreditor të vendit nga agjencia "Standard dhe Purs", në të cilin ajo e konstaton rehtingun "BB-", me pikëpamje stabile.
Shkup, 25 janar 2025 (MIA) - Rezervat bankare shënojnë rritje, inflacioni po ngadalësohet, përderisa stabiliteti i sektorit bankar edhe më tej po përforcohet, vërehet në Raportin për rejtingun kreditor të vendit nga agjencia "Standard dhe Purs", në të cilin ajo e konstaton rehtingun "BB-", me pikëpamje stabile.
Siç informojnë nga Banka popullore, në pjesën në të cilën Agjencia bën vlerësim të rezistencës së ekonomisë për përballje me goditjet e jashtme, ceket se në dhjetor të vitit të kalaur rezervat devizore u rritën në nivel prej rreth pesë miliardë eurove, kryesisht si rezultat i blerjes sl devizave nga ana e Bankës popullore. Pritjet e Agjencisë janë se ato do të jenë stabile edhe më tej, mes tjerash të mbështetura edhe nga investimet e drejtpërdrejta të huaja.
Nga Agjencia theksojnë se për vitin 2024 inflacioni mesatar në vend u ngadalësua duke arritur nga 20 për qind në 3,5 për qind.
Agjencia thekson se edhe krahas krizave të kaluara, sektori bankar është prëforcuar, që shihet edhe nga shkalla e lartë historike e adekuencës së kapitalit prej 19 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe shkallës së ulët prej 2,9 për qind të kredive jofunksionale në fund të nëntorit të vitit 2024.
"Banka pooullore vazhdon me masa për prëforcimin e stabilitetit financiar, përmes rritjes së shkallë së shtresës anticiklike të kapitaëit dhe intervenimeve tek rezerva e detyrueshme në deviza", vërehet në Raport. ab/
Foto: МIА arkivi