• понеделник, 27 јануари 2025

BDI: Për vetëm shtatë muaj, qeveria ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

BDI: Për vetëm shtatë muaj, qeveria ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shkup, 26 janar 2025

Për vetëm shtatë muaj, qeveria e partive me 1% mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke rikthyer një gjuhë dhe qasje që për shumë vite ishte lënë pas. 

Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për denigrimin e statusit të Republikës së Kosovës.

Kjo qeveri, që lejon Ivan Stoilkovicin - një përfaqësues i hapur i interesave ruso-serbe - të udhëheqë ministrinë që mban përgjegjësinë për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, ka treguar se është thjesht një zgjatim i “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut. 

Dhe është pikërisht kjo qeveri që po tenton  të tregojë se e ku kanë “vendin shqiptarët,, nëpërmjet nënshtrimit politikave përjashtuese. 

BDI mbetet e përkushtuar për të mbrojtur dinjitetin, legjitimitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. 

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Остани поврзан