• понеделник, 27 јануари 2025

Siljanovska Davkova nesër në shënimin e përvjetorit të çlirimit të Aushvic

Siljanovska Davkova nesër në shënimin e përvjetorit të çlirimit të Aushvic

Shkup, 26 janar 2025 (MIA) - Presidentija e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, nesër do të vizitojë Republikën e Polonisë, me rastin e shënimit të 80 vjetorit të çlirimit të kampit nazistë gjermanë të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic-Birkenau, në periferi të Osviencium, afër Krakovit.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh dhe qeverish, anëtarë të familjeve mbretërore dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në ceremoni, përveç delegacionit maqedonas, do të marrin pjesë edhe presidentët e Austrisë - Aleksander Van der Belen, Bullgarisë - Rumen Radev, Çekisë - Petr Pavel, Estonisë - Alar Karis, Finlandës - Aleksandar Stub, Francës - Emmanuel Makron, Gjermani - Frank Valter Shtajnamer, Hungarisë - Tamas Shujok, Italisë - Serxho Matarela, Moldavisë - Maja Sandu, Malit të Zi - Jakov Milatoviq, Kosovës - Vjosa Osmani-Sadriu, Polonisë - Andrej Duda, Sllovakisë - Peter Pelegrini dhe Sllovenisë - Natasha Pirc Musar.  Pjesëmarrje kanë paralajmëruar edhe kryeministrat e Belgjikës - Aleksander De Kro, Kanadasë - Xhastin Trudo, Kroacisë - Andrej Plenkoviq, Holandës - Dik Shuf, Norvegjisë - Jonas Gar Store dhe Suedisë - Ulf Kristerson.

Në mesin e të pranishmëve do të jenë anëtarë të familjeve mbretërore, si Mbreti Çarls III i Mbretërisë së Bashkuar, Mbreti dhe Mbretëresha e Belgjikës, Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës, Mbreti Vilem-Alexander, Mbretëresha Maksima dhe Princesha Katarina-Amalia e Holandës, Princi i Kurorës Hakon i Norvegjisë, Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Leticia e Spanjës, si dhe Princesha e Kurorës Viktoria e Suedisë.

SHBA-ja do të përfaqësohen nga i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, ndërsa nga izraelit do të marrël pjesë ministri i Arsimit, Joav.

Prezencën e kanë palajmëruar edhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azule dhe nënsekretarja e përgjithshme të OKB-së për çështjet politike dhe paqen, Rozmari DiKarlo. mb/

Остани поврзан