• недела, 26 јануари 2025

Në Bratisllavë 60.000 njerëz protestuan me kërkesë për dorëheqje të Ficos

Në Bratisllavë 60.000 njerëz protestuan me kërkesë për dorëheqje të Ficos

Bratisllavë, 24 janar 2025 (MIA) - Dhjetëra mijë qytetarë u tubuan në protesta antiqeveritare nëpër Sllovaki, duke e kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

Serinë e protestave me titull "Sllovakia është Evropë" e organizoi nisma "Paqe për Ukrainën", ndërsa diaspora sllovake organizoi tubime protestuese në Poloni, Gjermani, Çeki dhe Irlandë, kumtoi portali Aktuality.sk.

Sipas presidentit sllovak, Petr Pelegrini, situata është serioze, prëderisa Fico deklaroi se ky është tentim për grusht shtet dhe "strukturë" e cila dëshiron ta çrregullojë rendin kushtetues. ab/

Fotо: Aktuality.sk

Остани поврзан