• петок, 15 мај 2026
MIA Flesh

12:00 / 12 maj / 2026

Shkup - Lidhja dhe ekuacioni janë e vetmja formulë për rritje më të madhe ekonomike - porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin e tij në Samitin 2026 nën organizim të "Maqedonia 2025", i cili këtë vit mbahet me moton "Pas vitit 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit". "Ne duhet të ndërtojmë themelin, nuk e kemi dhe kjo është thelbi. Kur e shtoni pyetjen cila është përparësia e shtetit - e vetmja përprarësi krahasuese që kemi ndaj konkurrencës në rajon dhe në Evropë është fakti se jemi vend i lidhjes së dy korridoreve të rëndësishme evropiane - Korridori 10 dhe Korridori 8, gjegjësisht si të lidhen Evropa Veriore me Evropën Jugore, respektivisht Evropa Qendrore me Mesdheun përmes Detit Egje, dhe Adriatikut e Jonit me Detin e Zi përmes Korridorit 8. Çdo gjë tjetër, nëse e matim si përparësi krahasuese, mund të gjeni te çdo konkurrencë në rajon ose në Evropë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të zhvillojmë gjithçka. Këtë nuk e kemi bërë", tha Mickosit. 

Shkup - Aktivitetet ndërtimore në autostradën Ohër - Kërçovë po hyjnë në fazën përfundimtare, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe publikoi një video nga autostrada. "Shikoni progresin e punimeve në pjesën e mbetur të seksionit Ohër - Kërçovë, ku kemi ndërtuar shumë në dy vitet e fundit dhe së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të ngasin në këtë autostradë. Po e ndërtojmë Maqedoninë - theksohet në publikimin e zëvendëskryeministrit Nikolloski.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot i ftuar nga kolegu i tij slloven, Robert Kalinak do të marrë pjesë në hapjen e panairit ndërkombëtar të teknologjisë së mbrojtjes dhe sigurisë - IDEB, i cili po mbahet në Bratisllavë, Sllovaki. Në kuadër të vizitës, është parashikuar që ministri Misajllovski të zhvillojë takime të ndara dypalëshe me nikoçirin, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovakisë, Robert Kalinak, dhe me ministrin e Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jarosllav Zuna.

Shkup – Temperaturë më e ngrohtë sot në mëngjes ishte matur në Shkup, Ohër, Pretor, Kumanovë, Kavadar dhe Gjevgjeli me 12 gradë, përderisa temperaturë më e ulët prej 6 gradë është regjistruar në Berovë, informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. 

Kumanovë – Një automobil është djegur në fshatin Mateç të Likovës, informuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë. Njoftimi për automjetin e djegur është pranuar në orën 03:35. "Në intervenim kanë marrë pjesë një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës. Zjarri është lokalizuar dhe është shuar plotësisht në orën 04:55 – njoftuan nga QRMK Kumanovë.

Amsterdam - Dy aeroplan me 28 udhëtarë nga kroçera "MV Hondius", në të cilën është përhapur hantavirusi, sot ka ateruar në Holandë. Në aeroplan ndodheshin tetë shtetas holandez, ndërsa udhëtarët e tjerë me kombësi të ndryshme nga Holanda do të kthehen në atdheun e tyre. Si masë paraprake 12 punonjës të spitalit ku po trajtohet një person i infektuar me hantavirus, janë vendosur në karantinë për gjashtë javë pasi nuk kanë zbatuar protokollet e rrepta për pacientin. 

Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer po përballet me krizën më serioze të lidershipit që nga fillimi i mandatit të tij, në një kohë kur anëtarë të kabinetit të tij dhe dhjetëra deputetë kanë kërkuar që ai të mendojë për tërheqjen nga funksioni. Sipas raporteve të publikuara në mediat britanike, ministrja e Punëve të Brendshme Shabana Mahmud, thuhet se në biseda private ka bërë thirrje për një “proces të rregullt tranzicioni”, ndërsa rreth 75 deputetë të Partisë Laburiste kanë kërkuar që kryeministri të tërhiqet pas rezultateve të dobëta zgjedhore.

Uashington – Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Donald Tramp më 26 maj do të ketë kontroll vjetor në spitalin ushtarak "Volter Rid". Trampi do t’i nënshtrohet "vlerësimeve rutinë vjetore stomatologjike dhe mjekësore si pjesë e kujdesit të tij të rregullt parandalues ​​shëndetësor". Publiku amerikan me kujdes e ndjek gjendjen shëndetësore të 79-vjeçarit Tramp. Para pak kohësh ai u paraqit me mavijosje ose ndryshime të ngjyrës së lëkurës të duarve. Shtëpia e Bardhë njoftoi se kjo është për shkak të ilaçeve për hollimin e gjakut.

Nju-Jork - Grupi punes i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se bota përballet me një krizë masive urie nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet për trafik së shpejti. Sipas vlerësimeve të tyre, rreth 45 milionë njerëz mund të mbeten pa ushqim për shkak të mungesës së plehrave, rrugët e transportit të të cilave janë aktualisht të bllokuara. Moreira da Silva, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së OKB-së për shërbime projektesh (UNOPS), theksoi se në rrethana normale, një e treta e furnizimeve botërore me plehra, duke përfshirë amoniakun, squfurin dhe urenë, kalojnë nëpër këtë kalim detar.

Nju-Jork - Grupi i punës së Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se bota do të ballafaqohet me uri masive nëse Ngushtica e Hormuzit së shpejti nuk hapet për qarkullim. Drejtori ekzekutiv i Zyrës së KB-së për shërbime projektesh (UNOPS), Moreira da Silva, tha se një e treta të rezervave botërore me plehra, përfshirë amoniakun, squfurin dhe urenë, transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit. Vlerësohet se pothuaj 45 milionë njerëz mund të vdesin nga uria për shkak të mungesës së plehrave, rrugët e të cilave janë aktualisht të bllokuara.

Teheran – Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bager Kalibaf, mbrëmë deklaroi se forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme të sigurojnë përgjigje shkatërruese, të merituar ndaj çdo agresioni, duke paralajmëruar armiqtë se strategjitë e gabuara do tu sjellin vetëm rezultate katastrofale. “Forcat tona të armatosura janë të gatshme të sigurojnë përgjigje të merituar ndaj çdo agresioni. Strategjia e gabuar dhe vendimet e gabuara gjithmonë do të sjellin rezultate katastrofale. E gjithë bota tashmë e kuptoi këtë. Ne jemi të gatshëm për të gjitha opsionet, ata do të befasohen”, paralajmëroi ai në Iks. 

Kiev - Rusia ka nisur një valë të re sulmesh me dronë ndaj Ukrainës vetëm disa orë pas skadimit të armëpushimit të përkohshëm, kumtuan sot autoritetet ukrainase. Gjatë natës, sulme u kryen në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe në qytetet e Zaporizhje, Dnieper, Harkov dhe Hersona. Në shënjestër të sulmeve ishin edhe rajonet Sumi dhe Nikolaev.  Armëpushimi tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës skadoi në mesnatë.

Islamabad - Të paktën shtatë persona janë vrarë, mes tyre dy policë dhe pesë civilë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bomba në një treg në Pakistanin veriperëndimor. Shpërthimi ndodhi në tregun Tehsil Sarai Navrang, në afërsi të qarkut Banu, jo larg kufirit me Afganistanin. Në vendngjarje u dërguan ekipe të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe të shërbimit zjarrfikës. Zëvendësshefi i policisë deklaroi se personat e plagosur rëndë janë transportuar në spitalet në Banu, ndërsa drejtori i spitalit njoftoi se deri më tani janë pranuar 37 pacientë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. 

Bejrut - Në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj Kfar Dunin, Libanin jugor, u vranë gjashtë persona, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve libaneze (NNA). Armata izraelite, ndërkohë, urdhëroi evakuimin e banorëve nga qyteti i Somorës në luginën Beka.

Paris - Sulmuesi i PSZH-së, Usman Dembele është shpallur për lojtar të vitit në Francë për sezonin 2025/2026 nga ana e Unionit kombëtar të futbollistëve profesionalë (UNPF). Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Paris. Francezi 28-vjeçar e fitoi këtë çmim për të dytin vit radhazi. Mes të nominuarve ishin edhe bashkëlojtarit e tij, Nuno Mendesh dhe Vitor Fereira Vitinja, Mejson Grinvud (Marsejë) dhe Florian Toven (Lens).

Остани поврзан