15:00/14 maj 2026
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi sot se deri më tani për projekte kapitale janë realizuar 75 për qind e mjeteve të buxhetit të Ministrisë së Transportit. Siç tha, Ministria është e gatshme edhe për më shumë nëse lejon buxheti.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - KSHPK nuk është kompetente të ndërhyjë në punën e e Prokurorisë, tha sot kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Adem Çuçul, lidhur me vendimin e Prokurorisë publike për ndërprerjen e hetimit rreth furnizimeve të mazutit për TEC Negotinë. Çuçul e përmendi nevojën për bashkëpunim më të madh mes dy institucioneve, KSHPK-së dhe Prokurorisë.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Nga gjithsej 13 lëndë të analizuara lidhur me dyshime për ndërhyrje kardiokirurgjikale të kryera pa nevojë ose për referim të panevojshëm për operacion, komisioni i huaj tek nëntë raste ka konstatuar me gjetje të dyshimta gjatë vlerësimit diagnostik, dhe atë, për shembull, mospërputhje mes gjetjeve angiografike nga koronarografia dhe raportit me shkrim, pas së cilës ka pasuar indikacion të papërshtatshëm për procedurat, qoftë endovaskulare apo kirurgjikale, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, i cili informoi për rezultatet e Komisionit të huaj për verifikimin e rasteve të dyshimta, në të cilën u vu në dukje për herë të parë nga akademiku Sashko Kedev.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Lidhur me Agjendën e Reformave, besojmë se ende ka një shkallë përmbushjeje dhe një trend pozitiv që nga fillimi i kësaj periudhe raportuese dhe shpresojmë se do të ketë përmbushje më të madhe deri në fund të hapave të reformës, tha sot Shtefan Hudolin, shef i sektorit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, në deklaratë për mediat para Takimit të Tretë të Mekanizmit Konsultativ Kombëtar për Agjendën e Reformave (MKK-AR) të organizuar nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI).
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Duhet t’i shohim proceset ashtu siç janë dhe të jemi realistë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në një sistem klasik të hapur dhe liberal janë të pakonkurrueshme dhe këtë duhet ta themi publikisht, drejtpërdrejt dhe hapur. Nuk ka procedurë publike që një ndërmarrje e vogël dhe e mesme nga Maqedonia mund ta fitojë nëse në të merr pjesë ndonjë pjesëmarrës jo global, jo evropian, por rajonal. Pyetja është se çfarë po bëjmë për të mbrojtur kompanitë vendase, sepse nëse vazhdojmë kështu, do të ndodhin tre efekte që do ta shkatërrojnë ekonominë tonë. Duke e përqafuar shumë fëmijën, mund ta ngulfasim atë. Së pari, do të kemi deficit më të madh, sepse paratë do të shkojnë jashtë vendit. Së dyti, do të kemi disbalans, veçanërisht në pjesën e valutave të huaja sepse pjesa më e madhe e parave do të shkojë jashtë vendit, dhe së treti, njerëzit do të emigrojnë sepse nuk do të jenë në gjendje të gjejnë punë në vend", theksoi sot zëvendëskryministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në konferencën "Biznes me integritet".
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në kuadër të Takimit të tretë të mekanizmit nacional konsultativ për Agjendën e reformave 2024–2027, të organizuar nga European Policy Institute - Skopje (EPI) dhe Ministria për Çështje Evropiane, e theksoi rëndësinë e Agjendës së reformave si instrument kyç për transformimin institucional dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Me një mesazh për qasje dhe afërsi me qytetarët, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova hapi sot Zyrën e popullit të presidentit në Shkup në rrugën Dimitrie Çupovski nr. 7. Ajo theksoi se këndi i ri u krijua për të qenë një vend i hapur për të gjithë - të rinjtë, të rriturit dhe pensionistët - ku do të zhvillohet dialogu, debati dhe kultura demokratike.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Marrëveshja e Prespës e rregullon qartë përdorimin e termave për institucionet shtetërore, por përdorimi i mbiemrit maqedonas në lidhje me identitetin dhe popullin nuk mund të ndalohet, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me notën verbale që iu dorëzua ambasadorit bullgar në vend për shkak të deklaratës së shefes së re të diplomacisë bullgare, Vesislava Petrova Çamova, e cila përdori termin "maqedonas i Veriut".
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve në seancën e sotme mori vendim se Propozim-ligji për procedurë civile është pranuar dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm dhe për organizim të debatit publik. Propozim ligji për procedurë civile, i cili para deputetëve është me flamur evropian, për zëvendësministrin e Drejtësisë, Alen Dereban është një nga ligjet më reformuese në fushën e gjyqësorit.
Prishtinë, 14 maj 2026 (MIA) – Rreth 18 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën “Trepça” të Kosovës. Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi deklaroi se paraprakisht në minierë kishin mbetur të ngujuar 40 minatorë, por një pjesë e tyre arritën të dilnin. Ai shtoi se gjendja e minatorëve të ngujuar është e mirë. “Mbajmë kontakt me ta, po sa më shumë kohë kalon brenda, aq më e vështirë bëhet situata. Ata duhet të furnizohen me ushqim dhe ujë, sepse rezervat e tyre po shteren”, theksoi Jonuzi.
Shkup, 14 maj 2026 (MIA) - Jo vetëm sektori publik, por edhe ai privat duhet të kyçen aktivisht në luftën kundër korrupsionit. Edhe organizatat joqeveritare, gjithashtu, shkenca, akademikët, odat ekonomike, qytetarët, në të gjitha nivelet. Secili duhet të flasë publikisht dhe të tregojë me çfarë shembuj konkret të korrupsionit është përballur. Është i domosdoshëm krijimi i një platforme të përbashkët në të cilën do të marrin pjesë të gjithë faktorët shoqërorë. Vetëm kështu do të mund të bëhet diçka konkretisht, përballë angazhimeve të deritanishme, kryesisht deklarative të cilat nuk dhanë rezultat të madh, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme "Integriteti i biznesit për ekonomi konkurruese".
Athinë, 14 maj 2026 (MIA) – Rëndësia e lidhjes rajonale, si çelës për stabilitetin energjetik në rajonin më të gjerë dhe projektet energjetike që secili vend po zbaton, u trajtua nga pjesëmarrësit në panel diskutimin në konferencën energjetike në Athinë, përfshirë ministren e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska e cila theksoi se na duhet integrim dhe ndërlidhje më e madhe rajonale dhe njëkohësisht trajtoi situatën aktuale në Lindjen e Mesme, duke theksuar se nëse lufta nuk përfundon së shpejti e gjithë bota do të preket, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Pekin, 14 maj 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe lideri kinez, Si Xhinping kanë rënë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për rrjedhën e lirë të energjisë, njofton Shtëpia e Bardhë pas takimit të liderëve në Pekin. Mediat britanike transmetojnë se në përmbledhjen zyrtare të bisedimeve, Shtëpia e Bardhë thekson se të dy liderët kanë diskutuar mbi stabilitetin global të energjisë si dhe nevojën për rrjedhën e papenguar të naftës dhe gazit përmes kësaj rruge strategjike detare.
Paris, 14 maj 2026 (MIA) - Trajneri i PSZh-së, Luis Enrike vlerësoi se titulli, të cilin futbollistët e tij e kanë mbrojtur në Kampionatin francez ka qenë më i vështiri, të cilin e ka fituar me klubin parisien prej se është ulur në stol në vitin 2023. "Ky është titulli më i ëmbël dhe më i vështirë i fituar, më i vështiri në tre vitet e fundit, pa dyshim. Për herë të parë në tre sezonet e mia këtu ka një rival të vërtetë”, tha Enrike, pasi PSZh-ja mbrëmë mposhti konkurrentin e drejtpërdrejtë Lens me rezultatin 2:0 si mysafir dhe arriti një epërsi të paarritshëm prej nëntë pikësh me një xhiro të mbetur në Liga 1.
Pekin, 14 maj 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp në pritjen në Pekin ngriti dolli për lidhjet e ngushta dhe historike midis SHBA-së dhe Kinës. Ai takimet në Pekin i vlerësoi si jashtëzakonisht pozitive dhe produktive dhe falënderoi presidentin kinez, Si Xhinping për nderin e madh dhe ceremoninë madhështore të mikpritjes. Sipas Trampit, marrëdhënia midis SHBA-së dhe Kinës është "një nga më të rëndësishmet në historinë botërore". Ai theksoi se të dy vendet kanë "shumë punë të përbashkëta", siç janë "puna dinamike", "guximi" dhe "arritjet".