• петок, 15 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/13 maj/2026

Shkup  - Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se me Propozim-ligjin për lojërat e fatit dhe lojërave zbavitëse, të miratuara nga Qeveria, gjendja në vend do të përmirësohet në aspektin moral, ndërsa paralajmëron edhe një zgjidhje me të cilën do të kufizohet hapja e zyrave për kredi të shpejta pranë kazinove.   Në pyetjen e gazetarëve Mickoski sot tha se Qeveria qëndron pas ligjit, duke theksuar se do të ndryshohet perceptimi për atë se kazinot janë industria kryesore në qytete.

Shkup  - Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takim kushtuar e-platformës për historikun e korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër të plotësimit të detyrimeve nga agjenda reformuese në fushën e sundimit të ligjit. Në takim, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, është biseduar për futjen në kohë dhe të saktë të të dhënave në e-platformë, e cila paraqet një mjet të rëndësishëm për ndjekjen e rezultateve në luftën kundër korrupsonit, krimit të organizuar dhe larjen e parave.

Shkup  - Kapaciteti shëndetësor, ekspertë ose profesionistë nuk krijohen për një ditë, një javë ose për dy vjet, ato krijohen për pesë, dhjetë vjet. Për herë të parë bëjmë një strategji kombëtare për kapitalin njerëzor në shëndetësi, deklaroi sot ministri i shëndetësisë, Azir Aliu. Së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, sqaroi ai, do të parashikojmë numrin e kapaciteteve, performancat duke filluar nga infermieret deri te mjekët dhe specialistët.

Shkup  - Prokurori Darko Jakimovski në seancën e sotme vazhdoi me paraqitjen e provave elektronike dhe video që lidhen me performancat e grupit muzikor  DNK, si dhe pamjet e natës kritike kur shpërtheu zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan. Ai sqaroi se provat janë mbledhur nga rrjetet sociale, postimet mediatike dhe nga video-pamjet e personave të pranishëm. Sipas Prokurorisë, materialet janë relevante për vërtetimin e mënyrës së pjesëmarrjes skenike të grupit, shfrytëzimin e mjeteve piroteknike dhe momentet e drejtpërdrejta para dhe pas shpërthimit të zjarrit.

Shkup  - Në Klinikën Universitare për Hematologji, sipas informacioneve nga kolegiumi ekspert, nuk ka mungesë të ilaçeve dhe terapisë për pacientë as, nuk është vërtetuar ngecje në sigurimin e trajtimit të domosdoshëm mjekësor. Klinika për Hematologji mbetet plotësisht e përkushtuar në mjekim të vazhdueshëm, profesional dhe përgjegjës të pacientëve në pajtim me protokollet dhe standardet mjekësore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup  - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mori pjesë dhe u drejtua në brifingun diplomatik të MARRI/"Miqtë e MARRI-t", të organizuar nga Qendra Rajonale MARRI dhe presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës me iniciativën MARRI-t. Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, Iseni në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e migracionit, mbrojtjen e kufijve dhe përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë. 

Shkup - Për t’ua lehtësuar zgjedhjen nxënësve të klasës së nëntë gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, përgatitën udhëzuesin online për kualifikime - kvalifikacii.crso.gov.mk, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim të informuar dhe të drejtë për profesionin në të cilin do të vazhdojnë të edukohen edhe në të ardhmen të punojnë. 

Shkup  - Centralizimi është katastrofik për kujdesin shëndetësor të Maqedonisë. Duhet të bëjmë regjionalizim dhe zhvillim shëndetësor rajonal të barabartë. Atëherë edhe listat e pritjes do të zhduken. Ky është modeli i Sllovenisë, nuk duhet të mendojmë shumë, duhet vetëm ta pranojmë. Pacienti duhet të marrë cilësi të njejtë të shërbimit dhe në vendin nga i cili vjen, deklaroi sot drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori", Sinisha Stojanovski. Para një, një viti e gjysmë, theksoi ai, nuk isha as pjesë e menaxhmentit të këtij spitali kur folëm për strategjinë kombëtare të shëndetësisë,  nuk duhet të lejojmë që gjithçka të centralizohet në Shkup.

Shkup  - Ka përfunduar ndërtimi i krahut 1 nga kanalizimi sekondar fekal në Komunën e Haraçinës - me çka zgjidhet një nga çështjet kyçe komunale për banorët dhe përmirësohet infrastruktura në komunë, informojnë nga Qeveria. "Me realizimin e projektit sigurohet heqja e drejt dhe efikase e ujërave të zeza që kontribuon drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve higjieniko-sanitare, mbrojtjen e mjedisit njetësor dhe jetës më cilësore të qytetarëve", publikoi Qeveria në Fejsbuk. 

 Shkup  - Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional në përballjen me situatat emergjente dhe krize ishte në fokus të takimit të sotëm të punës midis drejtorit të Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Muhamed Ali, dhe kryetarit të Komunës së Tearcës, Daut Menishi.  Siç bëjnë të ditur nga QMK, në takimin e mbajtur në ambientet e Komunës së Tearcës, kryetari i Komunës i informoi të pranishmit për funksionimin dhe rëndësinë e njësisë së shpërndarë të shërbimit zjarrfikës, e cila ndodhet në Komunën e Tearcës dhe mbulon edhe zonën e Komunës së Jegunovcit.

 Tetovë  - Profesori Josef Slapal nga Universiteti Teknologjik i Bërnos, më 12 maj 2026, realizoi vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ku edhe mbajti ligjëratë me temë: “Kurbat e Xhordanit në hapësirën digjitale”. Gjatë vizitës së tij, siç theksohet në komunikatë, profesori Slapal u prit nga drejtuesit e FSHMN-së, përkatësisht dekani Prof. Dr. Florim Idrizi, prodekani për shkencë Prof. Dr. Ahmed Jashari, shefja e programit studimor Doc. Dr. Ylldrita Seferi, si dhe stafi akademik i programit studimor të Matematikës. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndëruniversitar në fushën e kërkimit shkencor, projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave akademike.

 Pekin  - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi ka mbërritur në kryeqytetin kinez, Pekin. Për nesër sipas kohës lokale  është planifikuar takim me presidentin kinez Shji Xhinping në të cilin do të bisedohet për çështjet e tregtisë, marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurisë. Trampi në aeroport u prit me nderime ushtarake dhe orkestër ushtarake nga një delegacion kinez i udhëhequr nga zëvendëspresidenti Han Zheng. Në pistë kishte edhe 300 të rinj kinezë të veshur me uniforma blu dhe të bardha dhe që valëvitnin flamuj kinezë.

 

Остани поврзан