• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

12:00 / 15 maj / 2026

Shkup – Përgatitja e shportës mesatare të konsumit është në fund, ndërsa afati për miratimin e saj është 30 qershori. Është shqyrtuar nga anëtarët e Këshillit Ekonomik – Social (KES), janë dorëzuar vërejtjet nga ana e tyre dhe tashmë po përpunohen, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Durmishi në konferencë për media informoi se shporta do të vendoset në rend dite në mbledhjen e ardhshme të KES, do të shqyrtohet dhe nëse ka nevojë edhe për diçka tjetër, do të shtohet. Nëse jo dhe nëse të gjitha palët pajtohen, atëherë do të publikohet dhe do të jetë në dispozicion për qytetarët. 

Shkup - Thirrje publike për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarët, me çka janë siguruar 11 milionë e 340 mijë denarë, ka publikuar sot Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Do të bashkëfinancohen 40 për qind e kostove për blerjen e makinave dhe veglave të reja, por jo më shumë se 200 mijë denarë për aplikant. Mbështetja i referohet investimeve të realizuara gjatë viteve 2025 dhe 2026, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme me kapital vendas, si dhe për zejtarët e regjistruar konform me rregullat ligjore.

Shkup - Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Qeveria ka vendosur të hapë Ambasadë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Lituanisë, me seli në Vilnius. Vendosja e një përfaqësie diplomatike me rezidencë të përhershme në Vilnius, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të kontribuojë në forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë politik midis dy vendeve, përfaqësimin më efektiv të interesave tona kombëtare dhe promovimin e bashkëpunimit dypalësh me këtë vend të rëndësishëm mik.

Shkup - Mëngjesi sotëm më i ngrohtë është në Gjevgjeli, ku u matën 14 gradë, ndërsa më i freskët është në kodrëne  Diellit, ku u regjistruan 3 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Demir Kapi janë matur 13 gradë, 12 në Shtip dhe Strumicë, 10 në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Vinicë, 9 në Kavadar, 8 në Ohër, Prilep, Pretor dhe Radovish, 7 në Manastir, Kriva Palankë dhe Berovë, 6 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, si dhe 5 në Lazaropole.

Vjenë - Në natën e dytë gjysmëfinale të edicionit të 70-të të Eurovisionit, në finale do të kalojnë këto vende: Shqipëria, Bullgaria, Ukraina, Norvegjia, Australia, Rumania, Malta, Qipro, Danimarka dhe Republika Çeke. Në gjysmëfinalen e dytë morën pjesë 15 vende. Bullgaria, e përfaqësuar nga Dara me këngën "Banagaranga", hapi mbrëmjen, pastaj vijuan Azerbajxhani, Rumania, Luksemburgu, Republika Çeke, Armenia... Leleka nga Ukraina performoi këngën "Ridnym", e pas saj, përfaqësuesja e Shqipërisë, Alis, e këndoi këngën "Nan".

Londër – Çmimet e naftës sot u rritën për më shumë se 1 për qind, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Tramp se Kina planifikon të blejë naftë të papërpunuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çmimi i naftës së papërpunuar të tipit "Brent" u rrit për 1,17 dollarë, përkatësisht 1,11 për qind, në 106,89 dollarë për fuçi. Nafta amerikane e “lehtë” u shtrenjtua për 1,10 dollarë përkatësisht ç[r 1,09 për qind, në 102,27 dollarë për fuçi.

Jerusalem – Rrethi i tretë i bisedimeve paqësore ndërmjet përfaqësuesve të Izraelit dhe autoriteteve libaneze ishin “produktive dhe pozitive”, transmetojnë mediat izraelite deklaratën e një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit amerikan. “Xherusalem post” njofton se dita e parë e rrethit të tretë të bisedimeve ka përfunduar pas tetë orëve diskutime të mbajtura në Departamentin e Shtetit amerikan në Uashington. Sipas një përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit, bisedimet ishin “produktive dhe pozitive”. “Me padurim presim të vazhdojmë nesër dhe shpresojmë se atëherë do të kemi më shumë për të ndarë”, theskoi ai. 

Moskë - Ushtria ukrainase gjatë natës kreu një nga sulmet më të ashpra me dronë në territorin rus që nga fillimi i luftës, me mediat sociale të përmbytura me pamje dramatike të zjarreve dhe shpërthimeve të mëdha mbi disa qytete ruse, njoftuan agjencitë botërore. Më rëndë është goditur rafineria e naftës në Rjazan, një pikë kyçe për furnizimin e ushtrisë ruse me karburant. Sulmi erdhi vetëm një ditë pas një sulmi brutal me raketa ruse në Kiev, në të cilën humbën jetën të paktën 24 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte urdhëruar më parë përgatitjen e "formateve të përshtatshme të reagimit".

Kiev – Në Kiev sot është shpallur ditë zie pas sulmeve intensive ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas natën drejt të enjtes, ku humbën jetën 24 persona, mes tyre edhe tre fëmijë. “Shpëtimtarët po vazhdojnë pa ndërprerje kërkimin e njerëzve në rrënojat e ndërtesës në qarkun Darnicki", kumtuan sot shërbimet shtetërore të emergjencës, duke bërë të ditur se numri i të vdekurve është rritur në 24 nga 21 më parë. 47 persona janë plagosur në sulmet. Në sulmet ukrainase ndaj qytetit rus Rjazan, në juglindje të Moskës, e kanë humbur jetën tre persona, kurse 12 të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet lokale.

Kiev – Rusia dhe Ukraina sot shkëmbyen nga 205 pengje lufte, njoftuan autoritetet ruse. “Rusia ktheu 205 të pengje të saja nga territori i Ukrainës, ndërsa si kthim 205 të pengje lufte të forcave të armatosura të Ukrainës janë transferuar në Ukrainë”, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Ushtarët rus për momentin gjenden në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë të nevojshme psikologjike dhe medicinale. Pas përfundimit të kontrolleve të para, ata do të kthehen në Rusi në mjekim dhe rehabilitim të mëtutjeshëm, bën të ditur agjencia ruse. 

Pekin – Presidenti amerikan Donald Tramp u largua sot nga Pekini dhe është në rrugën e tij për në Shtetet e Bashkuara pas një serie takimesh dy-ditore me presidentin kinez Si Xhinping, që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Aeroplani "Er Fors Uan" i presidentit amerikan u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar në Pekin, pas ceremonisë së përcjelljes në pistë, publikoi Si-En-En. Gjatë vizitës tre-ditore në Kinë, Trampi mori pjesë në një banket shtetëror, vizitoi disa vende historike dhe pati një drekë pune me udhëheqjen kineze.

Pekin - Presidenti kinez Shji Xhjinping deklaroi se për takimin e sotëm me presidentin amerikan, Donald Tramp, zgjodhi kompleksin Xhongnanhaj në Pekin si shenjë faleiminderimi për mikpritjen që Tramp i ofroi gjatë takimit të tyre në vendpushimin Mar-a-Lago në vitin 2017. "E zgjodha këtë vend posaçërisht për të shpërblyer mikpritjen që më treguan në vitin 2017 në Mar-a-Lago", tha Shji gjatë një takimi dypalësh me Trampin. Takimi u mbajt në Xhongnanhaj, një kompleks ku përfaqëson selitë e Partisë Komuniste të Kinës dhe Qeverisë Qendrore. Shji shpjegoi se "liderët e partisë dhe të Qeverisë Qendrore punojnë dhe jetojnë atje", duke përfshirë edhe veten e tij. 

Mançester – Lufta për titullin në Premier ligë po zhvillohet edhe jashtë fushës. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiolla ka premtuar shpërblim për lojtarët e Barnlit nëse arrijnë ta ndalin Arsenalin. Sipas mediave angleze, Guardiolla u ka premtuar lojtarëve të Barnlit orë “Roleks” nëse ata e ndalin Arsenalin në luftën për titullin e kampionatit. “Topçinjtë” kanë gjasa të jenë përsëri kampionë të Premier ligës që pas vitit 2004, sepse kanë dy pikë më shumë se Mançester Siti.

Остани поврзан