MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Studeniçanit, ku së bashku me kryetarin e komunës Ejup Abazi, inspektuan projektet aktuale infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në kuadër të vizitës, ministri Hoxha vizitoi lokacionin ku po zhvillohen aktivitetet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Moranë. Projekti ka vlerë prej 4.519.715 denarësh dhe tashmë është realizuar mbi 50 për qind.
18:00/ 14 maj/ 2026
Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Studeniçanit, ku së bashku me kryetarin e komunës Ejup Abazi, inspektuan projektet aktuale infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në kuadër të vizitës, ministri Hoxha vizitoi lokacionin ku po zhvillohen aktivitetet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Moranë. Projekti ka vlerë prej 4.519.715 denarësh dhe tashmë është realizuar mbi 50 për qind.
Shkup - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot kërkoi nga Hristian Mickoski dhe nga VMRO-DPMNE t'u kërkojnë falje qytetarëve për, siç theksoi, "vitet e humbura, për të gjitha ofendimet që i pësuan ata që e mbështetën Lidhjen socialdemorkate të Maqedonisë, për ata që besuan në Bashkimin Evropian, për shumicën të cilët për shkak të euroskepticizmit dhe kësaj fushate të rrejshme e braktisën vendin dhe u shpërngulën". Sipas tij, ata të cilët e akuzonin LSDM-në se është parti tradhtare për shkak të Marrëveshjes së Prespës, jo vetëm që nuk hoqën dorë prej saj, por edhe e njohin.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, mori pjesë sot në panelin e diskutimit të organizuar në Universitetin Nënë Tereza me temë “Konsolidimi institucional dhe legjislacioni i arsimit të lartë”. Sali, në fjalën e tij, siç njoftoi Kabineti i tij theksoi rëndësinë e konsolidimit institucional dhe forcimit të arsimit të lartë si shtyllë kyçe për zhvillimin e shoqërisë dhe perspektivën e të rinjve.
Shkup - Prokurori shtetëror publik Nenad Saveski sot realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë Teknike Operative ATO Marija Janiçeska në të cilën u diskutua bashkëpunimi midis dy institucioneve, i cili është thelbësor si garantues i efikasitetit të sistemit për ndjekjen e komunikimeve për nevojat e procedurës penale me respektimin e lirive dhe të drejtave bazë të njeriut.
Shkup - Prokurori Publik i PTHP NKOK sot lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët, si bashkëkryerës, kanë kryer veprën penale "marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm". Të dyshuarit, siç informon PTHP, në periudhën nga janari 2023 deri në vitin 2025, së bashku, duke shfrytëzuar me dashje pozicionin e tyre zyrtar, ndikimin real dhe të supozuar si kryetar dhe nëpunës gjyqësor, kërkuan dhe morën një shpërblim monetar në shumë prej 8.000 eurosh, dhe i dyshuari i dytë gjithashtu mori shumën prej 800 eurosh, me qëllim që të ndërhynte te një gjyqtar i Gjykatës Themelore të Gostivarit dhe një këshill gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Gostivarit për të kryer një veprim zyrtar që nuk duhej të kryhej.
Krushevë - Ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave në krahasim me Raportin e vitit të kaluar dhe shpresoj sinqerisht që raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është arritur përparim dhe se do të ketë rezultate, tha ambasadori i BE-së Mihalis Rokas gjatë vizitës së sotme në Krushevë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është raporti për përparimin e Maqedonisë në reforma.
Prishtinë - Tetëmbëdhjetë minatorë, të cilët 16-të orë mbetën të ngujuar në zgafellën e minierës së Kosovës "Trepça" për shkak të problemeve të mëdha teknike në furnizimin me energji elektrike, dolën mbi tokë. Asnjëri nga minatorët nuk u lëndua. Ata dolën nga miniera pasi furnizimi me energji elektrike u rikthye për një kohë të shkurtër.
Kiev - Shtatë persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën në një sulm të kombinuar rus me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Shërbimi shtetëror për gjendje të jashtëzakonshme të Ukrainës njoftoi se 20 persona udhëhiqen si të zhdukur. Siç transmeton "Drejtësia ukrainase" midis të vdekurve është edhe një vajzë 12-të vjeçare.
Moskë - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një të ardhme të afërt do ta vizitojë Kinën, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Datat do t'i publikojmë së shpejti. Vizita po përgatitet, ndërsa mund të thuhet se përgatitjet tashmë kanë përfunduar, mbesin vetëm detajet. Vizita do të jetë në një të ardhme të afërt", theksoi Peskov.
Londër - Ministri britanik i Shëndetësisë, Ues Striting ka dhënë dorëheqje sot duke theksuar se ka humbur besimin në udhëheqjen e kryeministrit Kir Starmer. "Tani është e qartë se nuk do ta udhëhiqni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe se deputetët e Partisë Laburiste dhe sindikatat e lidhura me të duan debat rreth asaj që duhet të jetë një përplasje idesh, jo personalitetesh apo beteja të vogla brendapartiake. Ky debat duhet të jetë i gjerë dhe duhet të përfshijë kandidatët më të fortë të mundshëm. E mbështes këtë qasje dhe shpresoj se edhe ju do ta mbështesni atë", ka thënë Striting në letrën e botuar në platformën “Iks”.
Astanë - Presidenti i Kazakistanit, Kasam-Zhomart Tokajev dhe kolegu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Astanë nënshkruan 13 marrëveshje të reja bilaterale për bashkëpunim në fushën e energjetikës, arsimit, ndërtimtarisë dhe kulturës. "Kazakistani ka rol të posaçëm për politikën energjetike, të cilën e zhvilloj viteve të fundit. Rëndësia e Korridorit ndërkombëtar transkaspik Lindje - Perëndim, që sot është ekuivalent bashkëkohor i Rrugës së mëndafshit, po rritet çdo ditë, së bashku me Kazakistanin dhe partnerët tanë të tjerë përgjatë korridorit do të transportojmë jo vetëm mallra por do të transportojmëe dhe resurse energjetike", deklaroi Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me Tokajevin.
Pekin - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio në një intervistë për "En-Bi-Si njuz", deklaroi se nuk ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Tajvanit. "Politika e SHBA-së ndaj Tajvanit është e pandryshuar pas takimit të sotëm. Kjo ishte përmendur. Ata gjithmonë e përmendin (Tajvanin). Ne gjithmonë qartë e shprehim qëndrimin e njejtë dhe kalimin në tema tjera", deklaroi Rubio pas takimit të presidentit amerikan Donald Tramp me homologun kinez Shji Xhinping në Pekin.
Teheran - Irani u ka lejuar disa anijeve kineze kalim përmes Ngushticave të Hormuzit pasi që me Kinën është arritur marrëveshje për rregllat iraniane për menaxhim me ngushtiucës, njofton agjencia e lajmeve Fars. Burime anonime deklaruan për fars se vendimi është marrë me kërkesë të[ shefit të diplomacisë kineze dhe ambasadorit kinez në Teheran që të lehtësohet kalimi i anijeve kineze përmes Ngushtucës së Hormuzit në pajtim me partneritetin strategjik mes Iranit dhe Kinës.