• петок, 15 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/13 maj/2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se është mbajtur takim kushtuar agjendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, ku onlajn ka marrë pjesë edhe Gert Jan Kopman, drejtori i Drejtorisë për zgjerim dhe fqinjësi lindore pranë Komisionit Evropian.  Në publikimin në Fejsbuk, Mickoski potencoi se në takimin janë shqyrtuar prioritetet kyçe reformuese dhe hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian. "Kemi mbajtur takim kushtuar agjendës së reformave, me onlajn fjalim dhe pjesëmarrje të drejtorit të Drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman. Në takimin janë shqyrtuar prioritetet kyçe reformuese dhe hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian", ka shkruar kryeministrik Mickoski. 

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski është i befasuar nga vendimi për të ndaluar rastin për furnizimin e naftës në TEC "Negotinë", por siç tha, ka informacione se sapo SHA EMV do ta marrë vendimin, do ta apelojë atë, pas çka shpreson se rasti do të kthehet përsëri për rishqyrtim.  "Unë me mosbesim e prita këtë lajm dhe të them të drejtën, u shokova nga ajo që dëgjova. Është mirë që SHA EMV, ish-ELEM-i, paralajmëroi se sapo ta marrë vendimin, do të paraqesë ankesë. Pres që lënda të kthehet për rishqyrtim dhe rianalizë, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të pjesës së rikonstruar të SPQ-së "8 Shtatori".

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin dhe përfaqësues të institucioneve relevante, zhvilluan takim online me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në takim morën pjesë drejtori i përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, si dhe përfaqësues të tjerë të Komisionit Evropian dhe institucioneve shtetërore.

Shkup  - Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" mori një bllok operativ tërësisht të rinovuar me një investim prej 12 milionë euro përmes programit TAV. Me rikonstruimin u përfshin shtatë salla të specializuara operative, departamente të kujdesit intensiv dhe të patologjisë, zyra administrative, konstruimin e çatisë, laboratorët klinikë dhe hapësirat ndihmëse.  Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm për shëndetësinë e Maqedonisë sepse po marrim një strukturë rajonale të tekonoligjisë së fundit dhe, siç theksoi kushte të tilla deri në veri të Vjenës nuk ka. 

Shkup  - Ne jemi një parti pro-maqedonase dhe kjo është ajo që na intereson neve, kurse fakti që LSDM si parti politike ka humbur identitetin dhe mënyrën e veprimit të saj shumë kohë më parë është problemi i tyre dhe mendoj se ata do të përballen me këtë problem shumë shpejt në zgjedhje”, tha kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për të komentuar për atë që lideri i LSDM-së e quajti VMRO-DPMNE-në parti bullgarofile.  Mickoski theksoi se kjo nuk meriton koment shtesë, sepse, siç theksoi, ai nesër do të thotë diçka tjetër.

Shkup  - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska lidhur me rastin e fundit të dhunës fizike në shkollën fillore "22 Nëntori" në Hasanbeg, ku një nxënës 15 vjeçar u therr me një mjet të mprehtë, u bëri apel prindërve t'u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre. Ajo tha se shteti do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e tij, por se hallkë e rëndësishme në të gjithë procesin janë edhe prindërit.   "Armët e ftohta fëmijët nuk i gjejnë në shkollë, por i gjejnë jashtë. Prandaj është i domosdoshëm bashkëpunimi me të gjithë sektorët e prekur, por i ftoj dhe u bëj thirrje prindërve që t'u kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre. Çfarëdo që të bëjë shteti, nëse nuk përfshihen prindërit, nuk mund të arrijmë sukses", deklaroi Janevska në konferencën për mediat në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kushtuar Udhëzuesit onlajn për kualifikime.

Shkup  – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është e zakonshme që në këtë periudhë të fillojë procedura për rishikimin e Buxhetit, ndërsa vlerëson edhe se Qeveria me sukses përballet me krizën sepse inflacioni është dyfish më i ulët në krahasim me periudhën e qeverisë paraprake.  “Është e zakonshme që në qershor të fillojnë procedurat për rishikimin e Buxhetit dhe në korrik të miratohet. Ashtu ishte edhe në vitin 2024 dhe 2025, ndërsa deri në fund të vitit do të kemi edhe një shpërndarje të mjeteve për Buxhetin në nëntor, kjo është procedurë e zakonshme e cila zgjat”, deklaroi sot Mickoski në pyetjen e gazetarëve. 

Shkup  - Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" mori një bllok operativ tërësisht të rinovuar me një investim prej 12 milionë euro përmes programit TAV. Sipërfaqja e përgjithshme e rindërtimit mbulon 4.334 m2. Me rikonstruktimin janë përfshirë shtatë salla të specializuara operative (634 m2), repartet e kujdesit intensiv (460 m2), zyrat administrative (620 m2), konstruktimi i çatisë (1.820 m2), reparti për patologji dhe laboratorët klinikë, si dhe hapësirat ndihmëse (800 m2).  Krymeinistri Hristijan Mickoski sot theksoi se bëhet fjalë për projekt të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase, sepse po bëhemi me një objekt më modern rajonal dhe se, siç thotë kushte të këtilla në veri deri në Vjenë nuk ka.

Shkup - Ligji i ri për natyrën është publikuar tashmë në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar (ENER) dhe është i hapur për komente publike, njoftoi sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha. Në brifingun me gazetarët, ai informoi se ligji parashikon vendosjen e ekipeve të ndërhyrjes për kafshët e egra dhe krijimin e një strehimoreje, si pjesë e masave më të gjera për të promovuar mbrojtjen e natyrës. Ministri Hoxha theksoi se kjo zgjidhje ligjore ka për qëllim qasje sistematike drejt mbrojtjes së burimeve natyrore.  “Miratimi i këtij ligji synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së natyrës, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore, harmonizimin me direktivat evropiane dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të shtetit në fushën e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore”, deklaroi Hoxha.

Shkup  - Ish ambasadori amerikan, Kristofer Hill i cili sot foli në panelin Leading in the Hot Seat: Decisions That Shape Economies të Samitit Maqedonia2026, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të liderëve të vedeve të Ballkanit, por dhe përmendi shprehjen "Mendo globalisht, vepro lokalisht". Poenta kryesore e panelit ishte se lidershipi testohet në momente presioni, ndërsa vendimmarrja përcakton si ekonomitë ashtu edhe industritë. "Absolutisht thelbësore për liderët është të kuptojnë rëndësinë e punës së përbashkët me liderë të tjerë", theksoi Hill, i cili tha se do të ishte më së miri nëse vendet e Ballkanit do të vinin në një pozicion në Bashkimin Evropian për të punuar bashkë.

Shkup - Fokusi ynë mbetet në mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve dhe ribalanci nuk do të shkojë përtej këtyre kornizave, shprehet ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistë për MIA-n në kontekstin e bisedimeve të filluara për ribalancin e buxhetit. Sipas Dimitrieska-Koçoska, qytetarët duhet të sigurohen se Buxheti është likuid, shërbehen të gjitha detyrimet, paguhen rregullisht pagat dhe pensionet dhe detyrimet ndaj ekonomisë. "Në këtë kontekst, nuk do të preken zërat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe që realizohen në përputhje me dinamikën e planifikuar, veçanërisht investimet kapitale, si dhe masat për të mbështetur qytetarët që synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës", thekson Dimitrieska-Koçoska.

Shkup  - Ish ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski ishte thirrur për bisedë informative në një stacion policor më 7 maj, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.  "Personi për të cilin pyetni, më 07.05.2026, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, është thirrur për bisedë informative në SPB Shkup - Njësia për krim ekonomik dhe korrupsion. Në vijim janë aktivitetet pas të cilave do ta informojmë publikun", thonë nga MPB. Nikollovski, përsësri, sot në një reagim në Fejsbuk shkroi se nuk bëhet fjalë për shkelje të Ligjit për furnizime publike, as për kallëzim nga bujqit, duke akuzuar se "bëhet fjalë për një rast të montuar që duhet ta largojë vëmendjen nga çështjet e vërteta". 

Shkup  - Pas rastit me 65-vjeçarin, menaxher i një qendre arsimore në Shtip, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka prekur disa nxënëse të mitura gjatë mësimit plotësues, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi sot se, për fat të keq, qendrat private arsimore nuk janë nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se qëllimi i MASH-it është që ato të integrohen në sistemin arsimor.

Shkup- Konvikti "Goce Dellçev" ka drejtor, nuk mundet ministri të jetë përgjegjës për paraqitjen e minjve në konvikt, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesan Janevska, pasi në disa media dolën informacione se në Bllokun B ka minj dhe nuk ka uj të ngrohtë.  "Konvitki e ka drejtorin e vet, ne do të intervenojmë sërish dhe do të kërkojmë që të thirret shërbimi për dezinsektim dhe deratizim, por me kënaqësi do të them se nga 1 tetori dy konviktet e reja studentore do të jenë tashmë në funksion dhe do të jenë të kategorisë së lartë A. Aty do të mund të akomodohen një numër i madh studentësh", deklaroi ministrja Janevska pas konferencës për shtyp të dedikuar për Udhëzuesin onlajn për kualifikime.

Shkup  – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes një kumtese me shkrim mohon se kanë deklaruar se kafsha e kapur dje në lagjen Kozle të Shkupit është kafshë shtëpiake – qen, i cili pronari kërkon t’i kthehet, e jo ujk siç supozohej.  “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mohon të dhënat e publikuara në disa portale interneti se AUV-ja ka lëshuar deklaratë në lidhje me kafshën e kapur dje në mbrëmje në lagjen Kozle të Shkupit, për të cilën supozohej se ishte ujk, ose më saktë, se ishte kafshë shtëpiake - një qen, i cili ishte i çipuar dhe pronari i të cilit kërkon kthimin e tij”, thuhet në kumtesën e AUV-së.

Ankara  - Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë shtruar në spital pas përmbytjeve në Turqi, në zona jo shumë larg Detit të Zi, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadollia. Lumenjtë në provincën Samsun dolën nga shtrati mbrëmë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa uji mori me vete automobila dhe përmbyti shtëpi. Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën. Ekipet mjekësore u kanë dhënë ndihmë disa prej të lënduarve në vendin e ngjarjes.

Romë - Ministri italian i Mbrojtjes, Gvido Kroseto sot deklaroi se dy anije minapastrues të Marinëls italiane po i afrohen Ngushticës së Hormuzit dhe do të përdoren vetëm nëse arrihet marrëveshje për ndërprerje të luftës në Iran. "Si masë parandaluese, organizojmë sistemimin relativisht afër Ngushticës së Hormuzit të dy minapastruesve, në fillim në Mesdheun lindor, e pastaj në Detin e Kuq, si pjesë të misioneve vijuese siç janë 'Sikuro mesdhetare' dhe 'Aspides' në kuadër të misionit ndërkombëtar të Italisë", tha Kroseto.

Teheran - Një seri prej nëntë tërmetesh të vogla e goditën zonën Pardis në lindje të Teheranit gjatë natës, transmetoi agjencia e lajmeve "Mehr", duke nxitur frikën midis ekspertëve dhe banorëve se kryeqyteti iranian mund të përballet me një katastrofë të madhe sizmike. Aktiviteti i përsëritur ka ringjallur shqetësimet se presioni tektonik i akumuluar nën dhe rreth kryeqytetit, i cili ndodhet pranë disa vijave aktive të çarjes tektonike, mund të shkaktojë në një moment në të ardhmen një tërmet shumë më të fuqishëm, transmetoi Tajms of Izrael, Edhe pse tërmetet në këtë zonë janë të shpeshta, është shumë më e rrallë që disa të ndodhin njëra pas tjetrës.

Bejrut  - Në një sulm izraelit me dron në jug të Bejrutit e humbën jetën tetë persona, përfshirë një grua dhe dy fëmijët e saj, kumtoi ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sulmi është kryer ndaj tre automjeteve në autostradën kryesore në jug të kryeqytetit, vetëm disa orë pasi banorët vendas u paralajmëruan nga ushtria izraelite të evakuoheshin. Libani dhe Izraeli është parashikuar nesër të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh të drejtpërdrejta në Uashington. 

Munih  - Portieri i Bajernit të Munihut, Manuel Noer së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin, njoftoi "Sky Sport". Pritet që kontrata të nënshkruhet para ndeshjes së bavarezëve kundër Këlnit në xhiron e fundit të Bundesligës, e cila do të luhet më 16 maj. Paga e Noerit pritet të ulet sipas kontratës së re, e cila do të vlejë deri në vitin 2027. Noer është në Bajern të Munihut nga viti 2011. Këtë sezon, portieri 40-vjeçar ka mbrojtur në 36 ndeshje në të gjitha garat, ka pranuar 39 gola dhe 11 herë e ka ruajtur rrjetin "të pastër".

 

Остани поврзан