MIA Flesh
- Shkup - Si Qeveri vlerësojmë se nuk ka rrugë më të shkurtër drejt Bashkimit Evropian, gjegjësisht ka, por është plot me sfida, të cilat më shpesh janë poshtëruese, dhe për këtë arsye po zgjedhim rrugën më të vështirë, me të cilën do ta fitojmë vendin tonë në Union me cilësi dhe rezultate të mira, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij në samitin 2026 të organizuar nga "Maqedonia 2025", i cili mbahet këtë vit me moton "Pas vitit 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit".
15:00/12 maj/2026
Shkup - Si Qeveri vlerësojmë se nuk ka rrugë më të shkurtër drejt Bashkimit Evropian, gjegjësisht ka, por është plot me sfida, të cilat më shpesh janë poshtëruese, dhe për këtë arsye po zgjedhim rrugën më të vështirë, me të cilën do ta fitojmë vendin tonë në Union me cilësi dhe rezultate të mira, potencoi kryeministri Hristijan Mickoski sot në fjalimin e tij në samitin 2026 të organizuar nga "Maqedonia 2025", i cili mbahet këtë vit me moton "Pas vitit 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit".
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një diskutim të dedikuar për transformimin digjital dhe mbështetjen e komunave në procesin e integrimit evropian ku theksoi se integrimi evropian duhet të bëhet i dukshëm për qytetarët përmes shërbimeve konkrete, funksionale dhe të qasshme në nivel lokal. "Prioriteti ynë është të përkthejmë politikat evropiane – nga acquis, Agjenda e Reformave dhe programet IPA – në zgjidhje praktike digjitale për komunat, si lejet elektronike, planifikimi urban digjital, sistemet tatimore lokale dhe shërbimet për mjedisin", deklaroi Sali.
Shkup - Maqedonia vetëm në infrastrukurën rrugore në Korridorin 8 aktualisht po investon 2,1 miliardë euro, ndërsa në pjesën e hekurudhës gjatë pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme do të investojë mbi tre miliardë euro. Këto janë gjithsej 5,5 deri 6 miliardë euro investim vetëm në Korridorin 8, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Duke mbajtur fjalim në forumin e biznesit "Përtej kufijve", Nikolloski kujtoi se të dy aeroportet, i Shkupit dhe i Ohrit, të cilët janë gjithashtu në Korridorin 8, po bëjnë përparim. "Shën Apostulli Pali" aktualisht është duke u rindërtuar - një proces që pritet të përfundojë në korrik, ndërsa Aeroporti i Shkupit ka rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë rajonin.
Shkup - KSHZ-ja njëzëri miratoi vendimin për detajimin e detyrave të ekspertëve për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemit të integruar të identifikimit biometrik. Në seancën e gjashtë me radhë, anëtarët votuan vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e një grupi pune profesionale nga ekspertë të jashtëm për TIK-un, për analizë teknike dhe sigurimin e funksionalitetit të plotë, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemit të integruar të identifikimit biometrik, vendim i cili ishte miratuar më 26 shkurt.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive i miratoi raportet vjetore për punën e Agjencisë për Administratë dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në vitin 2025. Duke e prezantuar raportin vjetor për punën e Agjencisë për Administratë për vitin 2025, drejtoresha Lubica Karamandi Popçevski theksoi se Agjencia gjatë vitit të kaluar i realizoi kompetencat e saj në drejtim të sigurimit të një administrate publike profesionale, transparente dhe efikase.
Bratisllavë – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane të Sllovakisë, Juraj Bllanar, sot në Bratisllavë mori pjesë në takimin e ministrave të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” e përbëjnë Italia, Austria, Greqia, Çekia, Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia, ndërsa është formuar me qëllim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Shkup – Të rritet shkëmbimi prej 207 milionë në një miliard euro, të hapen korridore për të gjitha vendet që nuk kanë det, të hiqen barrierat doganore, ndërsa Durrësi të bëhet alternativë për portin e Selanikut, porositën biznesmenët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në forumin e sotëm të biznesit “Përtej kufijve”, që po mbahet në Shkup. Ata folën për nevojën për lidhje më të mirë, infrastrukturë më të mirë dhe paraqitje të përbashkët në tregjet e treta.
Shkup - Me Ligjin për probacion, vendosim një kornizë më moderne, më efikase dhe më të drejtë për trajtimin e personave që përfshihen në masat e probacionit. Forcohet roli i shërbimit të probacionit dhe përmirësohet organizimi i sistemit për ekzekutimin e sanksioneve, theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në debatin e sotëm publik në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Debati publik u zhvillua për Projekt-propozimin e Ligjit për probacion, nën organizim të Shoqatës për të drejtën penale dhe kriminologjinë e Maqedonisë, Qendrës për hulumtime strategjike pranë ASHAM-it dhe Shoqatën Penologjike e Maqedonisë.
Shkup - Qyteti i Shkupit po shënon tremujorin e parë më të mirë në historinë e tij sa i përket realizimit të investimeve kapitale, kumtoi kryetari i Qytetit, Orce Gjorgievski. Sipas të dhënave të publikuara në profilin e tij në Fejsbuk, në buxhetin bazë të Qytetit të Shkupit për vitin 2026 janë planifikuar investime kapitale në vlerë prej 1,85 miliardë denarë, që është një rritje prej 32,4 për qind në krahasim me vitin 2025. Në tremujorin e parë të vitit u realizuan 335,75 milionë denarë, ose 18,12 për qind nga totali i investimeve kapitale të planifikuara, që, siç pohon Gjorgievski, është realizimi më i lartë për këtë periudhë deri më tani.
Shkup - Deputetja Sllavjanka Petrovska, anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, po merr pjesë në seminarin e përbashkët të Komitetit politik dhe Grupit të posaçëm për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet nga 11 deri më 13 maj 2026 në Romë, informoi pres shërbimi i Kuvendit.
Shkup - Në seancën e sotme për lëndën gjyqësore "Onkologjia 2" avokatët e dy të akuzuarve shprehën qëndrime të ndryshme për mënyrën e prezantimit të dëshmive voluminoze materiale. Përderisa mbrojtja e të akuzuarit të parë, Nikolla Vasev kërkoi nga gjykata selektim dhe lexim të vetëm dëshmive kyçe në mënyrë që të evitohet shtyrja e paarsyeshme, mbrojtësja e të akuzuarit të dytë, Nehad Nuhi insistoi që secila dëshmi të nxirret individualisht në sallën e gjykatës.
Gostivar - Në seancën e fundit të 24-të të Komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe sport, u pranuan të gjitha vërejtjet e Qeverisë të cilat i referohen vendimeve statutore të Universitetit "Nënë Tereza". Në shpjegimin e dhënë para deputetëve dhe anëtarëve të komisionit, u tha se ato i referohen ndryshimeve teknike të cilat janë në përputhje me rregulloret ligjore. Me vendimin Statutor për ndryshimin dhe plotësimin në Statutin e Universitetit "Nënë Tereza" ka bërë ndryshime në vulë dhe në vulën ku duhet të shfaqet emri i universitetit në gjuhën maqedone, shqipe dhe anglishtë. Ndryshime u kërkuan edhe në diplomat dhe shtesat që u lëshohen studentëve, ku do të ruhet i njëjti rend i gjuhëve.
Shkup – Produksioni Avalon dhe Qeveria paralajmëruan program muzikor me shumë koncerte për 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit, ndërsa qendror do të jetë paraqitja e David Getës, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë, në stadiumin “Toshe Proeski” më 8 shtator. Geta do të performojë me produksionin e tij botëror The Monolith Stadium Show“. Organizatorët sot në konferencë për media paralajmëruan se spektakli do të jetë ngjarje publike falas me regjistrim për çmim simbolik prej 35 denarë për njeri. Çdo shfrytëzues do të jetë i kufizuar në më së shumti dy bileta, ndërsa është lejuar edhe regjistrim nga shtete të tjera. Informacione për procedurën e regjistrimit do të kumtohen nesër nga Avalon International Booking, organizatori i ngjarjes.
Shkup - Në organizim të Klubit parlamentar për çështjet dhe politikat rinore sot në Parlament u mbajt takimi mes deputetëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, pjesëmarrës në programin "Më të zëshëm", e cila zbatohet nga Fondacioni "Konrad Adenauer" dhe Shoqata "Liderë për edukim, akzivizim dhe zhvillim" (LEAD). Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, ngjarja iu kushtua përmirësimit të dialogut mes të rinjve dhe vendimmarrësve, me qëllim që qëndrimet, idetë dhe sfidat e të rinjve të dëgjohen drejtëpërdrejtë në institucionet ligjvënëse.
Shkup - Në NJPB Kavadar u njoftua se në rrugën rajonale Prilep–Gradsko, automjeti transportues „Skania“ me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga R.J. (45) nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.Gj. (89) nga komuna e Rosomanit. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.
Madrid - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhan Gebreisus, u takua sot me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez për të diskutuar për operacionin e kryer pas shpërthimit të hantavirusit në kroçeren "MV Hondius". Gebreisus potencoi se OBSH-ja kërkoi ndihmë nga Spanja sepse situata i tejkalonte kapacitetet e Kepit të Gjelbër, i cili në atë kohë ishte më afër vendit të incidentit. Sipas tij, aktualisht asgjë nuk tregon një përhapje më të madhe të virusit, por ai paralajmëroi se situata është ende duke u monitoruar për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit.
Vjenë – Edicioni i 70-të jubilar i garës muzikore për këngën e Eurovizionit, fillon sonte në Vjenë. Kryeqyteti austriak është zbukuruar me zemra dhe sloganin “Të bashkuar në muzikë” për javën kur këngëtarë nga 35 vende do të garojnë për kurorën muzikore në “Kontinentin e vjetër”. Këtë vit, pesë vende - Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda - po e bojkotojnë konkursin në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Megjithatë, këngëtari izraelit Noam Betan është midis 15 konkurrentëve që do të konkurrojnë në gjysmëfinalen e parë sonte në “Viener Shtadhalle”. 10 më të mirët nga ajo gjysmëfinale kalojnë në finalen e madhe të shtunën, së bashku me 10 që do të kalojnë nga gjysmëfinalja e dytë të enjten.
Islamabad - Të paktën 372 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 397 janë plagosur në përleshjet kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit në tre muajt e parë të vitit 2026, theksohet në raportin e sotëm të Kombeve të Bashkuara. Misioni për Ndihmë i KB-së në Afganistan (UNAMA) bëri të ditur se forcat e sigurisë pakistaneze janë përgjegjëse për vrasjen dhe plagosjen e civilëve në 94 nga 95 incidentet e dokumentuara, ndërsa Afganistani u fajësua në një rast.
Uashington - Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Majk Hakabi, konfirmoi se Izraeli ka dërguar sisteme të mbrojtjea ajrore "Kupola e Hekurt" në Emiratet e Bashkuara Araba me qëllim që t'i ndihmojë mbrojtjen e vendit në luftën me Iranin. Hakabi theksoi se vendet nga Gjiri Persik e kanë kuptua kush është aleati i tyre i vërtetë në terren. "Ata shohin se Izraeli i ka ndihmuar, ndërsa Irani i ka sulmuar. Izraeli nuk po përpiqet të pushtojë vendin tuaj dhe nuk dërgon raketa drejt juve", theskoi Hakabi.
Teheran - Parlamenti i Iranit do të shqyrtojë rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit në 90 për qind në rast të një sulmi të ri nga SHBA-ja, deklaroi deputeti Ebrahim Rezai. "Një nga opsionet e Iranit në rast të një sulmi të përsëritur mund të jetë pasurimi deri në 90 për qind. Do ta analizojmë këtë në parlament", theksoi Rezai, i cili është gjithashtu zëdhënës i komitetit parlamentar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.
Bejrut - Lideri i Hezbollahut, Naim Kasem sot deklaroi se arsenali i armëve të grupit libanez nuk është pjesë e negociatave me Izraelin dhe se kjo është çështje e brendshme e Libanit. "Askush jasht Libanit nuk ka të drejtë të shprehet lidhur me armën, rezistencën ose organizimin e punëve të brendshme të Libanit. Kjo është çështje e brendshme e Libanit dhe nuk është pjesë e negociatave me armikun", tha Kasem në fjalimin e tij, njoftoi Al Xhezira.
Jerusalem – Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar detaje dhe fotografi të një “operacioni të rëndësishëm” të kryer në veri të lumit Litani në Liban. Në kumtesën e IDF-së theksohet se qëllimi i operacionit është të vendosë "kontroll operativ" mbi zonën strategjikisht të rëndësishme. IDF theksoi se ka gjetur baza të Hezbollahut dhe sisteme tunelesh nëntokësore, ku u gjetën sasi të mëdha armësh, deposh dhe raketahedhësish, kurse gjithashtu, ka eliminuar "dhjetëra" anëtarë të grupit pro-iranian.