MIA Flesh
- Shkup - Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe mënyrën në të cilën arrijmë konsensus, porositi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian (KKBE-MK), të mbajtur sot në Kuvend. Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk guxon të jetë pengesë për progresin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm.
15:00/ 26 nëntor/ 2025
Shkup - Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe mënyrën në të cilën arrijmë konsensus, porositi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian (KKBE-MK), të mbajtur sot në Kuvend. Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk guxon të jetë pengesë për progresin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm.
Shkup - Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet sot shqyrtoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar - në lexim të dytë dhe Propozim ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershëm në NP për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Pronësi të shtetit. Kryetarja Sanja Lukarevska informoi se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit nuk janë parashtruar amandamente nga propozuesit e autorizuar dhe prandaj Komisioni e ka propozuar Ligjin për emërime dhe plotësime të Ligjit për Tatim mbi Vlerën e Shtuar e dërgoi për procedurë të mëtejshme në Kuvend.
Shkup - Nuk do të ketë dikastere të reja, VLEN nuk do të ketë njeri plus, një njeri i njëjtë do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me plotësimin e dikastereve të zbrazëta, për shkak të largimit të Izet Mexhitit në pozitën e kryetarit të Çairit, duke pasur parasysh se ai ishte edhe zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor.
Shkup - Qeveria i ndërmerr të gjitha hapat për vendosjen në funksion të përçuesit të deritaveve të naftës, i cili me vite nuk është në funksion, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse po ndiqet gjendja në Serbinë fqinje me derivatet e naftës, si dhe kur do të fillojë naftëpërçuesi të funksionojë, me çka do të furnizohet Serbia jugore me derivate të naftës dhe shteti do të fitojë para. Kryetari i Qeverisë, Mickoski potencoi se si Qeveri e shqyrtojnë çdo mundësi, por siç thotë, "ne si Qeveri nuk jemi Shoqatë aksionare, që ta furnizojmë Serbinë jugore ose vendet tjera në rajon".
Shkup - Asnjë qeveri, sado e fortë të jetë, nuk mund të sjellë ndryshime e vetme. Dhe asnjë shoqëri civile, sado e zhvilluar të jetë, nuk mund ta përmbushë rolin e saj pa institucione të hapura, transparente dhe të gatshme për dialog. Pikërisht për këtë sot mund të themi me krenari se Maqedonia po ndërton një model bashkëpunimi të pjekur, të strukturuar dhe të përgjegjshëm, Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot në forumin dhe panairin e dytë kombëtar të organizatave të shoqërisë civile "Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile".
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se dje ka pasur konsultime në lidhje me denoncimin e gazetarit dhe publicistit Vlladimir Perev (80), se ka qenë cak i një sulmi verbal dhe fizik nga një person i panjohur në Shkup dhe theksoi se mohon absolutisht se ka pasur ndonjë sulm të tillë. Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve mbi reagimet nga Sofja në lidhje me Perevin, tha se dikush mund të laget nga shiu jashtë dhe ta karakterizojë atë si një sulm hibrid nga Qeveria.
Shkup - VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në katër komunat që nuk arritën të zgjidhnin kryetarët e komunave më 19 tetor, për shkak që nuk kishte pjesëmarrje të mjaftueshme të votave. Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i partisë sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të garojnë në ato zgjedhje, theksoi se fundjavën e kaluar ai zhvilloi takim me komisionin ligjor të partisë dhe se po përgatiten të gjitha dokumentet e nevojshme, të cilat kërkohen në përputhje me normat ligjore, por për garën në mënyrë shtesë do të vendosin.
Shkup - Derisa nuk përfundon tenderi i EMV-së për furnizim me energji elektrike për një vit, çmimi i cili është dhënë nga ana e kompanisë dhe Qeverisë nuk do të publikohet, sepse vendimi është marrë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë dhe është e dhënë e klasifikuar. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski potencoi se si Qeveri kujdesen për standardin e qytetarëve dhe do të vazhdojnë me subvencionimin e rrymës për amvisëritë.
Shkup - Në rajonin e Ballkanit Perëndimor jemi dëshmitarë të aktiviteteve të shtuara të aktorëve keqdashës, të cilët përpiqen të dëmtojnë proceset demokratike përmes presioneve ekonomike, ndikimeve politike dhe fushatave dizinformuese. Narrativat anti-perëndimore që shfaqen në pjesë të rajonit synojnë të dobësojnë besimin në isntitucionet dhe të vënë në pikëpyetje kursin evropian dhe euroatlantik. Këto trende kërkojnë reagim intensiv, afatgjatë dhe të koordinuar si nga NATO, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Kërkesa jonë është sigurimi i një strategjie afatgjate nga NATO dhe BE-ja për rajonin, e cila do të rezultojë me integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat e NATO-s dhe BE-së.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në takimin e 24-t të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian që sot dhe nesër po mbahet në Strasburg. Takimi, siç informojnë nga MPJTJ, përfaqëson mundësi të rëndësishme për avancimin e dialogut politik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, me fokus në përparimin vijues të vendit në procesin e anëtarësimit.
Shkup - Ministri i shëndetësisë, Azir Aliu, në kuadër të Kongresit të 11-të mjekësor turk që po mbahet në Ankara, realizoi një takim me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memishoglu. “Ne kemi shumë sfida të përbashkëta në shëndetësi – nga nevoja për forcimin e resurseve njerëzore dhe infrastrukturës moderne, deri te digjitalizimi që do ta bëjë kujdesin shëndetësor më të shpejtë, më efikas dhe më të drejtë për çdo qytetar. Jam i bindur se përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe partneriteteve ndërmjet institucioneve tona, mund të ndërtojmë politika që do të nënkuptojnë qasje më të mirë dhe shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët tanë”, deklaroi ministri Aliu gjatë takimit.
Shkup - Një delegacion i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i përbërë nga shefi i kabinetit të ministrit, Risto Stavrevski dhe këshilltarit shtetëror në kabinetin e ministrit, Vlladimir Vellkovski, në emër të ministrit Pançe Toshkovski, sot në Selinë e Fronteksit në Varshavë, në Poloni, mori pjesë në një ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Maqedonisë dhe Fronteksit (Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare) mbi mekanizmat e ankesave në lidhje me aktivitetet të cilat i zbaton Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut bazuar në Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi aktivitetet operative të zbatuara nga Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato kanë shënuar rritje prej 47,4 për qind, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska. Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, ajo tha se për vitin 2025 ka një sasi të lartë të shpenzimeve të projektuara kapitale dhe njëherësh ka një realizim të madh.
Shkup - Strategjia për arsim 2026-2032 është vendosur në regjistrin kombëtar të rregulloreve ENER dhe për të paktën 20 ditë, të gjitha palët e interesuara do të kenë mundësinë të japin sugjerime dhe propozime për dokumentin që përcakton drejtimin e arsimit në gjashtë vitet e ardhshme. Ministrja Vesna Janevska sot në panel - diskutimin kushtuar arsimit, në kuadër të forumit "Bashkëpunimi midis sektorit qeveritar dhe joqeveritar", i cili organizohet për herë të dytë radhazi nga Qeveria dhe "Civika Mobilitas", informoi se në proces janë të përfshira më shumë institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa versioni më i mirë që do të plotësojë strategjinë e mëparshme, do të fokusohet në sfidat e pazgjidhura, por edhe në ndjekjen e trendeve dhe standardeve globale të reja.
Shkup - Ndërmjetësimi në vend duhet të bëhet sistem funksional dhe i qëndrueshëm i cili do t'i shkarkojë gjykatat dhe do të sigurojë zgjidhje më të shpejtë të kontesteve. Kjo u cek në ngjarjen e sotme "E ardhmja e ndërmjetësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: trende dhe sfida", ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, gjyqësisë, komunietit akademik dhe sektorit ndërmjetësues.
Shkup - Shërbimet inspektuese të Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë (AUV), në koordinim me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Institutin e shëndetit publik dhe Qendrën për shëndet publik, sot po kryejnë inspektim të jashtëzakonshëm në kuzhinën e operatorit të ushqimit në Shkollën fillore komunale "Dimo Haxhi Dimov" në Shkup. Intervenimi vjen pas raportimit të sotëm se një numër i madh i nxënësve janë ankuar për dhimbje stomaku, informojnë nga AUV.
Ohër - Policia ka parashtruar padi në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër kundër të miturve të përfshirë me rastin e përdhunimit të kryer ndaj një të miture nga Ohri. Sipas kumtesës së policisë, pas bisedave zyrtare të zbatuara SPB – Ohër në PTHP ka dorëzuar njoftim për ekzistimin e dyshimeve se i mituri 16-vjeçar është kryerës i veprës penale “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe veprës së kryer “shantazh” nga ana e një 14-vjeçari nga Ohri.
Tiranë - Sipas raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga viti 1990, Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të cilat kanë emigracionin më të lartë të popullsisë nga vendet post-komuniste. Në raport thuhet se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së saj në periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Evropë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH-it.
Stamboll - Një gjykatë në Stamboll sot e ka dënuar gazetarin e njohur turk Fatih Altajli me katër vjet e dy muaj burg nën akuzën për kërcënim ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan. Siç raporton DPA, vendimi nuk është përfundimtar. Megjithatë, gazetari 63 vjeçar, i cili u arrestua në qershor, do të mbetet në paraburgim për shkak të rrezikut të dyshuar për arratsje, njoftuan mediat lokale.
Bruksel - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive së vendeve anëtare (Koreper) sot u dakordua qëndrimi i Këshillit të BE-së në lidhje me tekstin e Propozim-rregullores për parandalimin dhe luftën kundër keqpërdorimeve seksuale të fëmijëve përmes internetit. Me dokumentin e platformës onllajn u vendos një detyrim të parandalohen përhapja e përmbajtjes së keqpërodrimeve seksuale me fëmijët, për ta hequr atë, për të bllokuar qasjen në të dhe për ta hequr atë nga rezultatet e kërkimit.
Moskë - Kremlini do të njoftojë për një kontakt të mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, transmeton TASS. "Do të njoftojmë për një kontakt të mundshëm", tha Peskov si përgjigje e pyetjes lidhur me informacionet në mediat hungareze se Orbani të premten do të mbërrijë në Moskë në takim me Putinin.
Moskë - Kremlini bëri të ditur sot se i dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe përfaqësues të tjerë amerikan javën e ardhshme do të arrijnë në Moskë për negociata për një plan të mundshëm paqësor për Ukrainën. Sa i përket Uitkofit, mund të them se është arritur një marrëveshje paraprake dhe ai do të vijë në Moskë javën e ardhshme, deklaroi Këshilltari për siguri nacionale të presidentit rus, Jurij Ushakov.
Hong Kong - Katër persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në një nga ndërtesat e një kompleksi banesor në Hong Kong. Sipas mediave lokale, disa persona janë të bllokuar në kompleksin banesor, që ndodhet në lagjen Taj Po.