18:00/23 dhjetor/2025/
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në fjalimin e saj vjetor para deputetëve në Kuvend theksoi se një nga gjërat më kryesore për kthimin e besimit shoqëror është nevoja për drejtësi dhe drejtësi të paanshme dhe me kohë.
Shkup - Kujt i shkon për shtat që të jemi jashtë BE-së, nëse jo forcave të treta? Kush hap mundësi ndikimi për forcat e treta? A është e mundur që kjo të jetë një vend - anëtar i BE-së dhe fqinji ynë i parë? Si pretendon BE-ja të jetë një Union gjeopolitik, ndërkohë që e mban vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor në një vakum gjeopolitik? Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë shembull shkollor i pasojave të neglizhimit të procedurës si garanci për demokracinë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit.
Shkup - Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt, me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për një periudhë prej 7 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Shkup - Partitë në pushtet, fjalimin e sotëm të presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova në Kuvend e vlerësuan si arsyetim përmbajtësor të aktiviteteve të saja vjetore dhe sfidave me të cilat përballet vendi mes tjerash edhe në kontekst të eurointegrimeve. Ndërkaq, për partitë opozitare, në fjalimin e shefes së shtetit pati mungesë vizioni dhe se ajo sipas tyre, e ka mbështetur agjendën e partisë në pushtet, dhe jo gjendjen e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës.
Shkup - Të gjithë konsumatorëve të vegjël u jepet sinjali që të shkojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, ku do të sigurojnë çmime 30–40 për qind më të ulëta se ato të EMV-së. Qëllimi ynë është të reduktojmë sasinë e energjisë elektrike që e siguron EMV-ja dhe EMV-ja të jetë sa më shumë aktive në tregun e lirë, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjitikë, Marko Bislimovski.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski kumtoi se Inspektorati për mjedis jetësor ka shqiptuar dënime ndaj personave juridikë - ndotës në Shkup, pasi që në dy ditët e fundit janë kryer mbikëqyrje të fuqishme dhe të koordinuara inspektuese në terren.
Shkup - Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe vlerëson se situata e djeshme e krijuar në Spitalin e Tetovës përbën një shkelje serioze të parimeve bazë të drejtësisë, profesionalizmit, transparencës dhe meritokracisë në shëndetësinë publike. Dhjetëra punonjës shëndetësorë, të cilët për vite me radhë gjatë një dekade, kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare, dje janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht premtimeve të përsëritura nga Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve, theksohet në konferencën për shtyp të ASH-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Strugë - Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot në një konferencë për mediat akuzoi se strukturat politike të AKI-së, LSDM-së dhe listës së pavarur të Ramiz Merkos kanë formuar një koalicion të fshehtë me qëllim bllokimin e Komunës. Një reagim i tillë vjen pasi dështoi edhe përpjekja e tretë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit komunal për shkak të mungesës së kuorumit. Seancën e braktisën tetë këshilltarët e AKI-së, ndërsa tre nga lista e pavarur e Merkos dhe këshilltari i vetëm i LSDM-së fare nuk u paraqitën.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, duke paralajmëruar se Evropa "do të përballet me rreziqe të shtuara sigurie nëse vendosmëria e saj lëkundet", raportoi DPA.
Kiev - Ukraina dhe SHBA-ja përgatitën disa draft-dokumente për garancat e sigurisë, rikonstruim dhe kornizë për përfundimin e luftës, konfirmoi presidenti Volodiir Zelenski pas disa raundesh bisedime të mbajtura gkatë fundjavës në Majami.
Uashington - Qeveria e presidentit amerikan, Donalld Tramp filloi fushatë kombëtare për anulim të mijëra kërkesave për azil, duke pohuar se këta njerëz mund të deportohen në vende të ndryshme nga atdheu i tyre, kumtoi Si-Bi-Es Njus (CBS News).