• четврток, 25 декември 2025
MIA Flesh

12:00 / 22 dhjetor / 2025

Shkup - Po punojmë intensivisht në rehabilitimin e grykës Preseka dhe pres deri në muajin shkurt të përfundojë i gjithë aksi rrugor dhe të rrisim sigurinë në komunikacion, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Zëvendëskryeministri Nikolloski, së bashku me drejtorin e NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski, deputetin Gjorgji Sajkoski dhe kryetarët e komunave të Kërçovës dhe Debrcës, dje inspektuan punimet ndërtimore në grykën Preseka. 

Shkup - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Berovë -2 gradë, ndërsa më e larta në Gjevgjeli, Pretor, Prilep dhe Manastir me 4 gradë. Në Shkup në Zajçev Ris është matur 2 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas DPHM-ja, 0 gradë është matur në Kriva Pallankë, Tetovë, Stumicë, Hanet e Mavrovës, 1 gradë në Kumanovë, Vinicë, 2 gradë në Shtip, Veles, Kavadar, Krushevë dhe 3 gradë në Ohër dhe Demir Kapi. 

Shkup - Ministria e Financave ka ka kryer pagesën e dy transheve të tjera nga Buxheti kundrejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore. Përkatësisht, është paguar e transheja me vlerë prej 305 milionë denarëve dhe transheja prej 568 milionë denarëve, përkatësisht në vlerë të përgjithshme prej 873 milionë denarëve ose 14.2 milionë eurove. Me pagesën e këtyre transheve, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore është 217.5 milionë euro nga gjithsej mjetet e planifikuara prej 250 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendore.

Shkup – Filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetarë të komunave në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë që do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve më 11 janar 2025. Sipas Librit të afateve për veprime zgjedhore, fushata zgjedhore për rrethin e parë të votimit fillon më 22 dhjetor në mesnatë, dhe zgjat deri më 9 janar, kur fillon heshtja zgjedhore para votimit. Kandidatë për kryetarë të Gostivarit janë Nevzat Bejta, si kandidat i koalicionit VLEN dhe kandidati i pavarur, Valbon Limani nga AKI. 

Ohër – Policia njoftoi se në qarkullim të rregullt është lëshuar krahu – nyja e komunikacionit në autostradën Ohër – Kërçovë, në fshatin Podmolë. Me këtë, siç theksojnë nga SPB – Ohër, është vendosur qarkullim normal i komunikacionit në aksion rrugor Ohër – Kërçovë – Shkup, Ohër – Strugë, Strugë – Kërçovë – Shkup dhe Strugë – Ohër dhe e njëjta është në funksion të rregullt pa kufizime të shtuara në komunikacion. 

Bruksel – Të premten e kaluar në orët e para të mëngjesit, pak para orës tre, Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, njoftoi në një postim në X se udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së kishin arritur një marrëveshje mbi metodën e financimit të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027. “Kemi një marrëveshje. Vendimi për të siguruar 90 miliardë euro mbështetje për Ukrainën për vitet 2026-27 është miratuar. Ne u zotuam, e përmbushëm”, deklaroi Koshta në postim. Me këtë, pas 16 orësh negociatash, krerët e shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të BE-së ranë dakord që fondet për mbështetje financiare për Ukrainën do të siguroheshin "në bazë të huamarrjes së Unionit në tregjet e kapitalit, të mbështetura nga buxheti i saj afatgjatë". Kjo në praktikë do të thotë se BE-ja do të lëshojë eurobono nga të cilat do të sigurojë 90 miliardë euro për Ukrainën.

Bruksel - Plotësisht solidarizohemi me Danimarkën dhe me popullin e Grenlanëds, potencoi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Usurlla Fon der Lajen në një publikim identik në Iks, në reagim të deklaratës së përfaqësuesit të sapoemëruar amerikan për Grenlandën, Xhef Landri se është "i nderuar që i shërben Groenlandës të bëhet pjesë e SHBA-së". "Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. Këto parime janë me rëndësi thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për vendet në mbarë botën", theksoi Koshta dhe Fon der Lajen në publikim. 

Islamabad - Një grup i armatosur ka vrarë pesë policë në provincën pakistaneze Hajber Pahtunhvam në afërsi të kufirit me Afganistanin. Sulmuesi pas vrasjes e ka djegur veturën e policisë dhe ka ikur. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin, por supozohet se atë e kanë kryer talebanët pakistanezë. 

Kiev – Presidenti Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia gjatë natës kreu sulm masiv ndaj Ukrainës, duke qëlluar mbi 600 dronë dhe më shumë se 30 raketa. Në sulmet e humbën jetën të paktën tre persona, nga të cilët edhe një fëmijë katërvjeçar, ndërsa tetë janë plagosur. Zelenski theksoi se sulmet ruse kishin për qëllim sistemin energjetik, infrastrukturën civile dhe "në thelb të gjithë infrastrukturën e jetës së përditshme". "Sulmet pak para Krishtlindjeve, kur njerëzit thjesht duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi dhe të sigurt, dërgojnë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë në lidhje me prioritetet e Rusisë. Putini ende nuk e kupton se duhet të ndalojë me vrasje. Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë", tha Zelenski, i cili po kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë dhe rritje të ndihmës për Kievin nga aleatët perëndimorë.

Kiev - Aeroplanët luftarakë rusë nisën një sulm ndaj kryeqytetit ukrainas këtë mëngjes, deklaroi shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos largohen nga strehimoret e tyre derisa të hiqet alarmi. Administrata ushtarake kumtoi se mbrojtja ajrore është aktivizuar me qëllim eliminimin e kërcënimit ndaj Kievit.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se pret që Rusia do të nis sulme të rënda pas Krishtlindjeve. Ai para diplomatëve në Kiev theksoi se ishte krejtësisht normale që Rusia të fillonte sulme masive për Krishtlindje, duke potencuar se situata ishte e vështirë për shkak të mungesës së sistemeve të mbrojtjes ajrore. Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor, megjithëse shumë ukrainas i përmbahen traditave ortodokse dhe e festojnë festën më 7 janar, si në Rusi. 

Nju – Jork – Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) e miratoi tabletën e parë për dobësim, Vegovi (Wegovy), e krijuar nga kompania farmaceutike daneze Novo nordisk. Tableta merret një herë në ditë dhe sipas prodhuesit, ofron efekt të njëjtë si edhe injeksioni javor Vegovi. Për dallim nga ilaçe të tjera të ngjashme, të cilat fillimisht janë të dedikuara për diabetin e tipint2, kjo shpikje e re nga vetë fillimi është krijuar vetëm për dobësim. Duke i marrë parasysh hulumtimet e bëra, shfrytëzuesit e kësaj risie farmaceutike kanë ulje mesatare të peshës trupore, që sipas drejtorit ekzekutiv  Majk Dustdar pacientët marrin opsion më të thjeshtë dhe më praktik, me efekt të njëjtë si injeksioni. 

Остани поврзан