15:00/23 dhjetor/2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e sotëm vjetor para deputetëve në Kuvend, bëri thirrje për konsensus kombëtar në lidhje me integrimin evropian dhe theksoi se problemi nuk është vetëm administrativ, por qëndron në amandamentet kushtetuese, duke theksuar se ky është një kriter politik. Sipas saj, nevojiten garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria.
Shkup - Me qasje konsensuale, përfshirje të gjerë dhe inkluzivitet të qartë, duke respektuar parimet e transparencës, llogaridhënies dhe partneritetit, u miratua Strategjia Nacionale Zhvillimore për periudhën 2024–2044, me ç’rast u vendosën themelet e drejtimit afatgjatë zhvillimor – një dokument që për herë të parë, në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse, e përcakton vizionin se ku dëshirojmë të jemi si shtet në dy dekadat e ardhshme, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot në cilësinë e kryetarit të Këshillit Nacional Zhvillimor, e hapi mbledhjen e tij të katërt.
Shkup – Nxënësit do të vijojnë mësimin deri në fund të muajit dhe pastaj shkojnë në pushim dimëror. Nuk do të ketë më herët pushim për shkak të ndotjes së ajrit. E pyetur nëse për shkak të ndotjes së ajrit MASH mendon për përfundim të parakohshëm të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/2026, ministrja Vesna Janevska deklaroi sot se mbeten edhe pak ditë deri në pushim. Siç tha, në këtë moment nuk kanë informacione se shëndeti i tyre është rrezikuar dhe se nuk është problem nëse për shkaqe shëndetësore mungojnë një-dy ditë nga mësimi. Por, shtoi, duhet të mënjanohet dukuria negative nga e kaluara kur për shkaqe të ndryshme janë shkurtuar ditët e shkollës.
Shkup - Nga 1 janari i vitit 2026, çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i lartë për 2,45 për qind në bllokun e parë, për 2,87 për qind në bllokun e dytë, për 3,32 për qind në të tretin dhe për 3,84 për qind në bllokun e katërt, ndërsa tarifa e lirë do të rritet për 2,5 për qind. "Në vend të rritjes së propozuar prej 7,66 për qind që EVN HOME parashtroi në vendim, KRRE pasi kreu analiza dhe përsëriti llogaritje, vendosi që në bllokun e parë të ketë një korrigjim prej 2,45 për qind. Në bllokun e dytë, çmimi do të rritet për 2,87 për qind, ndërsa rritja e propozuar e EVN HOME është 8,54 për qind. Në bllokun e tretë, çmimi do të rritet për 3,32 për qind, megjithëse ishte propozuar të kishte një rritje prej 9,63 për qind dhe në bllokun e katërt, rritja është 3,84 për qind, në vend të 11,86 për qind të propozuar", kumtoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Shkup – Gjykatësit dhe prokurorët publikë në përpjekje të fundit të fitojnë paga më të larta në vitin 2025 edhe krahas paralajmërimeve të Qeverisë se nuk do të ketë rritje të pagave të tyre për shkak të vlerësimeve të këqija dhe besimit në gjyqësor. Edhe pse ligjërisht nuk mund të ndërhyjnë, ata përmes Gjykatës Kushtetuese për herë të dytë po bëjnë përpjekje ta kthejnë të paktën koeficientin më të lartë sipas të cilit llogariten të ardhurat e tyre personale dhe me këtë të marrin 250 euro shtesë në muaj.
Shkup - Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit "Shën Qirili dhe Metodi" është nikoqir i punëtorisë së parë dyditore (hakaton) në të cilën nxënës dhe mësues nga qendrat rajonale për arsim dhe trajnim profesional, nën mentorimin e profesorëve dhe studentëve nga fakulteti, përpunojnë plane biznesi për themelimin e kompanive të reale shkollore në kuadër të këtyre institucioneve arsimore.
Shkup - Me përfundimin e procedurës së provave dhe fjalëve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, sot në Gjykatën Themelore Penale - Shkup përfundoi gjykimi kundër 25-vjeçarit Faton Luri nga Shkupi, i akuzuar se më 1 korrik të këtij viti, përgjatë shtegut për këmbësorë në bregun e Vardarit, duke vozitur motoçikletën “Kavasaki” pa leje drejtimi, ka shkelur 68-vjeçarin Jugosllav Nikollovski dhe ishte larguar nga vendi i aksidentit. Vendimi do të shpallet më 29 dhjetor.
Shkup - Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës, më 22 dhjetor 2025, u mbajt ligjëratë me temë: “Analizimi i Brexit-it: Diskursi ndërkombëtar në prag të referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për BE-në në vitin 2016”, e zhvilluar nga Anthony Ridge-Newman, dekan i Asociuar i Fakultetit të Arteve Kreative dhe Shkencave Humane në Liverpool Hope University.
Dibër - Në ambientet e Myftinisë së Dibrës u mbajt një takim pune, në të cilën u zhvillua procedura për zdhjedhjen e anëtarëve të rinjë të bodrit të xhamive, si dhe anëtarët e Myftinisë dhe Mexhlisit të Bashkësisë Fetare Islame, njoftuan nga Myftinia. Të pranishmive i'u drejtua Myftiu i Dibrës, Reshat efendi Kaçallniku, i cili u'a uroi zgjedhjen antarëve të rinjë duke ju dëshiruar sukses.
Shkup - Për shkak paraqitjes së mjegullës është vënë re ulje e dukshmërisë prej 40 metra në akset rrugore nga Tetova deri në fshatin Gajre, ndërsa komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerë dhe nëpër rrugë të lagështa. Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Nën ndikimin e valës së lagësht, në dy ditët e ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² për 24 orë). Në male, reshjet do të jenë prej bore dhe do të formohet shtresë bore deri në 15 cm, informojnë nga DPHM. Për shkak të zbritjes së ajrit më të ftohtë nga veriu, të enjten reshjet do të shndërrohen në borë edhe në disa nga vendet më të larta. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit.
Tiranë - Policia shqiptare publikoi se në protestën e mbrëmshme të opozitës në Tiranë më lehtë janë lënduar tre policë dhe një fotoreporter. "Deri më tani janë identifikuar 11 qytetarë që hodhën kokteje molotovi në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Qeverisë, ku katër prej tyre janë arrestuar, kurse kundër shtatë të tjerëve, përfshirë një të mitur po zhvillohet procedurë. Padi penale është ngritur ndaj personi E.M., sekretarit organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, sepse në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk i ka përmbushur detyrimet e tij për të identifikuar personat përgjegjës për zhvillimin e qetë të protestës", theksohet në kumtesën e policisë.
Tiranë - Sekretariati për Etikë pranë Parlamentit të Shqipërisë, sot mori vendimin që gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike t’u shqiptohet dënim për përjashtim nga puna në Kuvend për 30 ditë, për shkak të kaosit që krijuan në seancën e fundit plenare, dhe u përplasën me sigurimin. Gjashtë deputetët e përjashtuar janë Belind Keliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Baliu, Elda Hoti, ndërsa 23 deputetët e tjerë morën vërejtje.
Athinë - Komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë për hyrje dhe dalje nga Greqia, në ditët në vijim, deri të premten do të zhvillohet pa ndërprerë duke qenë se bujqit grekë kanë vendosur përkohësisht, për shkak Krishtlindjeve, t'i pezullojnë bllokadat, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, por traktorët do të qëndrojnë të parkuar në kufij, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Bruksel - Vitin e kaluar, 16,9 përqind e njerëzve në BE jetonin në amvisëri të mbipopulluara, që është një rënie krahasuar me vitin 2014 kur kjo normë ishte 18,1 përqind, kumtoi Agjencia Evropiane e Statistikave - Eurostat. Sipas Eurostat, shkalla e amvisërive të mbipopulluara është dukshëm më e lartë në Ballkanin Perëndimor, ku më e ulëta është në vend me 38,1 për qind. Në Serbi në amvisëri të mbipopulluara jetojnë 46,6 për qind e qytetarëvë, në Shqipëri 57,1 për qind dhe në Mal të Zi deri në 61,6 për qind. Për Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Bruksel - Në botën e sotme gjithnjë e më të rrezikshme, Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja si udhëheqëse e botës së lirë, vlerësoi presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber, në një intervistë për "Politiko". "BE-ja duhet të ndërmarrë një ridizajnim themelor në vitin 2026 nëse dëshiron të merret seriozisht. Na nevojitet një qasje vizionare, një Evropë e fortë. Duhet të qëndrojmë të drejtë pa Amerikën", thotë Veber.
Moskë - Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov sot deklaroi se rusët dhe amerikanët kanë zhvilluar bisedime për zgjidhjen e çështjeve që shkaktojnë tensione mes dy vendeve, por se problemt kryesore mbeten të pazgjidhura. "Pritet që raundin e ardhshëm kontakte të tilla të mbahet në fillim të pranverës, njoftoi Rjabkov.
Bogota - Presidenti kolumbian Gustavo Petro shpalli 30 ditë gjendje të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për t'i lejuar qeverisë të vendosë taksa të reja pasi Kongresi hodhi poshtë reformën e tij tatimore për të financuar buxhetin e vitit 2026. Petro, kryetari i parë i majtë në historinë e Kolumbisë, pretendon se vendi po përballet me një "krizë të afërt fiskale" që mund të ndikojë në mirëqenien e popullsisë, publikoi "Figaro".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja ka nevojë për Grenlandën për "sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye duhet ta kemi". Në përgjigje të një pyetjeje nga BBC në lidhje me rolin e ri të Xhef Lendri, guvernatorit republikan të Luizianës, i cili u emërua si i dërguar special për Grenlandën, ai tha gjithashtu se Uashingtoni "do të duhet ta zgjidhë këtë" dhe se SHBA-ja "ka nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare, jo për mineralet".