• петок, 26 јули 2024
MIA Flesh

18:00/22 shkurt/2024

Shkup - Nuk mund të ketë ndryshime dhe zgjidhje ligjore për raste të caktuara. Puna e ligjeve nuk zbatohet në raste individuale. Ligjet janë rregulla të përgjithshme që duhet të zbatohen dhe që japin mundësinë që në mënyrë konsensuale të vlerësohet se cili pacient duhet të shkojë jashtë vendit, nëse nuk ka parakushte që trajtimi të bëhet në vend", tha sot kreyeministri Talat Xhaferi i pyetur nëse janë iniciuar ndryshime ligjore për shkak të rastit me Leonid Indovin.

Shkup - Gjatë regjistrimit të fëmijëve në kopshte, Ministria e Punës dhe Politkës Sociale i përmbahet përmbushjes së protokolleve për vaksinim kundër kollës së mirë dhe e ndjekë situatn në terren, deklaroi për MIA-n ministri i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Vellkovski gjatë vizitës së sotme në kopshtin e fëmijëve "Pavlina Veljanova" në Koçan.

Tetovë - BDI nuk do të bashkëpunojë pas zgjehdjeve me partitë të cilat janë kundër angazhimeve të tyre siç janë Marrëveshja e Prespës apo pavarësia e Kosovës. Kjo ishze pjesë e përgjigjeve të Ali Ahmetit, në konferencën për shtyp, rreth çështjeve për bashkëpunimin paszgjedhor. "Nuk imponojmë se cili do të jetë vullneti tek bashkëqytetarët tanë. Por ne kemi programin tonë politik, platformën tonë e cila është postulat jo vetëm në interes të shqiptarëve por në interes të të gjithë qytetarëve, por liinjat tona janë të njohura. I din e tërë bota. Çdo parti politike e cila e konteston Marrëveshjen kornizë të Ohrit, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, Marrëveshjen e Prespës, e cila e konteston pavarësinë e Kosovës, me ne nuk mund të ketë dialog. Siç kemi qenë të përgatitur të heqim dotë nga mandati ynë të cilin e morëm nga qytetarët, ndërkaq për t'i përfaqësuar në institucionet e shtetit, për këto qëndrime parimisht u tërhoqëm kolektivisht, si qeveri në kusht të miratohen ndryshimet  kushtetuese, sepse ashtu mendojmë se i bëjmë shërbim shtetit. Ashtu mendojmë ta ndërtojmë të ardhmen e gjeneratave të reja", theksoi Ahmeti.

Shkup - Komisioni i shkallës së parë i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSSHRMV) e ka refuzuar kërkesën për shërimin e të riut Leonid Indov në spitalin e Austrisë pasi sipas Rregullores së FSSHRMV-së për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore të personit të siguruar jashtë vendit "rehabilitimi mjekësor” nuk është në kurriz të Fondit.

Shkup - Gjatë javës së shtatë të vitit 2024, nga data 12 deri më 18 shkurt, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1.384 raste në grupe për persona që vuajnë nga sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet 26.2 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e shtatë të sezonit të kaluar është rritur me 1.7 herë, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shendetit Publik.

Shkup - Nga mesnata do të rritet çmimi i mazutit, ndërsa çmimet e benzinës mbeten të njejta, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1,020 den/kg dhe tani do të arrijë në 42,901 den/kg. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZEL dhe të Vajit ekstra i lirë për amvisëri mbeten të pandryshueshme.

Shkup - Prokuroria në fazë të fjalëve përmbyllësse bëri rikualifikim të veprave për tre të akuzuarit e tjerë për rastin "I fuqishmi", pas çka Gjykata themelore penale Shkup solli aktvendim me të cilin propozimi i prokurorisë refuzohet, për shkak të vjetërsisë absolute të ndjekjes penale. Me atë, të liruar nga aktakuza janë edhe Millosh Milloshoski, Milosim Vojneski dhe Antonio Milloshoski për të cilët gjykimi vazhdoi për veprën penale "mashtrim", pasi që në tetor të vitit të kaluar, pas ndryshimeve në Kodin penal ishte ndlaur procedura për 10 të akuzuar në rastin "I fuqishmi" për shkak të vjetërsisë.

Shkup - Lidhja e Sindikatatve të Maqedonisë reagoi që Propozim ligji për nënpunësit administrativë pas procedurës së shkurtuar përsëri është vënë në seancën parlamentare që duhet të mbahet sot. "Treguam se praktika me këqpërodrimin e flamurit evropian për shkurtimin e kohës për debat, parandalimin e konsultimeve me sindikatat, publikun profesional dhe të gjithë aktorët, veçanërisht për uljen e të drejtave të puntorëve, është e palejueshme në një shoqëri demokratike. Me Propozimin e ligjit për nëpunësit administrative, pas procedurës së shkurtuar do t'i shkaktohet dëm i pariparueshëm i pagave të puntorëve për të cilët vlen ky ligj, veçanërisht për shkak të drejtave të puntorëve që pagat t'i përshtaten pagës minimale të muajit mars të vitit 2024 dhe kështu secili i punësuar do të marrë së paku 2.500 denarë duke filluar me pagesën e muajit mars e cila paguhet jo më vonë se 15 prill 2024", kanë bërë të ditur nga Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë.

Shkup - Përafërsisht tre të katërtat ose 72.5 për qind e qytetarëve në vend marrin masa sigurie kur përdorin internetin në pajisjet e tyre. Tetëdhjetë për qind prej tyre shfrytëzojnë program antivirusal, më shumë ata me arsim më të lartë, si dhe ata të moshës 35 deri në 55 vjeç. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të qytetarëve të Qendrës kombëtare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike MKD-CIRT pranë Agjencisë për komunikime elektronike realizuar në periudhën prej 20 tetorit deri më 6 nëntor të vitit të kaluar duke përdorur metodën CAPI – anketë në terren me ndihmë kompjuterike në ekzemplarë prej 1400 të anketuarve.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme në Prilep me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike të Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, Marjana Ilieska, njoftojnë nga Prokuroria publike. Menjëherë pas ngjarjes është kryer hetim në vendin e ngjarjes, janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për identifikimin e autorit të verpës penale.

Kumanovë - Prokuroria themelore publike Kumanovë parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për 67-vjeçarin nga fshati Gabresh, i cili dje, pas zënkës, vrau motrën dhe nipin. Nipi i dytë me plagë nga armë zjarri është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit. Prokuroria themelore publike Kumanovë solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale - vrassje nga neni 123 paragrafi 1, si dhe një tentim vrasje.

Tetovë - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka mbajtur edhe konferencë shtypi për pyetje shtesë nga mediat pas video fjalimit të sotëm nga selia e partisë. Ahmeti në video fjalimin shpalosi se Bujar Osmani do të jetë kandidat për president, promovoi sloganin “JO për Rusinë, PO për Evropën” dhe se pas zgjedhjeve BDI do të angazhohet për ndryshime kushtetuese konform asaj që presidenti dhe zëvendëspresidenti të zgjidhen me 2/3 e shumicës së votave të deputetëve në Kuvend.

Strumicë - Për sot nuk ka paralajmërime se vendkalimet kufitare me Greqinë do të jenë të bllokuara dhe përkohësisht të mbyllura nga ana e bujqve grekë. Siç informoi shefi i Qendrës rajinale për punë kufitare Jug prnaë MPB-së, Sllavço Bogev, gjendja në tre vendkalimet kufitare me Greqinë është e rregullt, përkatësisht deri më tani nuk ka paralajmërime se ndonjë nga vendkalimet kufitare do të bllokohet.

Tiranë - Duke folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama tha për  Euronjuz  të Shqipërisë se "bisedimet për anëtarësim janë një burim i jashtëzakonshëm i njohurive për  shtet-ndërtim, falë BE-së". Ai shtoi se Shqipëria duhet të ndërtojë një shtet të ngjashëm me anëtarët e tjerë të BE-së, me sundim të ligjit dhe demokraci, me qëllim që të bëhet pjesë e Unionit.

Berlin - Bundestagu gjerman sot me shumicë të votave të koalicionit në pushtet  Socialdemokratë-të Gjelbër-Liberal e refuzoi kërkesën e Demokristianëve të opozitës për dërgimin e raketave të lundrimit "Taurus" në Ukrainë. Opozita e Unionit Kristian-Demokratik CDU/CSU parashtroi  një kërkesë në Bundestag për një "kthesë në politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane", që do të mundësojë dërgimin e sistemit raketor "Taurus" në Ukrainë. 

Paris - Ministri francez i Forcave të armatosura, Sebastian Lekorni sot deklaroi se Rusia drejtëpërdrejtë e ka kërcënuar një aeroplan francez mbi Detin e Zi, transmeton "Politiko".  "Para një muaji sistemi rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte një aeroplan francez që fluturonte mbi Detin e Zi, megjithëse ne patrullonim në zonën e lirë ndërkombëtare", tha ministri francez për radion RTL. Lekorni pretendon se qëndrimi gjithnjë e më agresiv i Rusisë është rezultat i problemeve në fushën e betejës në Ukrainë.

Varshavë - Kryeministri polak Donald Tuska sot ka hedhur poshtë apelin e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenskit urgjentisht për t'u takuar në kufi nesër, ndoshta së bashku me kryetaren e Komisionit Evropian Usurla Fon der Lajen për ta zhgjidhur përshkallzimin e bllokadave në kufi me Ukrainën për shkak protestave të bujqëve dhe transportuesve polakë. "Qartë tregova. Nuk na duhet simbolikë në marrdhënien tonë. Qeveria e Polonisë dhe Ukrainës do të takohen me 28 mars në Varshavë", ka refuzuar kësisoj apelin e Zelenskit kryeministri polak.

Bratislavë - Sllovakia do të mbajë ndalesën për disa produkte bujqësore nga Ukraina, sepse ato dëmtojnë bujqit sllovakë, duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa për vazhdimin e qasjes në treg edhe për një vit nga qershori, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico. "Politika e BE-së në këtë drejtim është i tmerrshëm. Nuk ka problem që bujqit të dështojnë në Sllovaki, një vend anëtar i BE-së. Puna kryesore është se Ukraina është e kënaqur", tha Fico në një video postim të transmetuar nga mediat britanike.

 

Остани поврзан