• четврток, 25 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 24 korrik / 2024

Shkup - Prokuroria Publike Republikane sot informoi se për personin e dyshuar për tentim vrasje të kryetarit të Haraçinës do të zbatohet procedurë hetuese. Për të dyshuarin, i cili është i pakapshëm për organet e ndjekjes, prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Publike në Shkup i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit e cila nëse caktohet do të fillojë të zbatohet në mënyrë efektive nga gjetja dhe privimi i tij nga liria.

Shkup - Komiteti Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin e Menaxhimit me Kriza paradite në mbledhje mori vendim që t'i rekomandojë Qeverisë që urgjentisht të marrë vendim për riorganizim të sistemit gjithpërfshirës që në mënyrë adekuate të përballet me çfarëdo lloj krize e cila do të shkaktohej në vend. Në takim komiteti e konfirmoi gjendjen për përballjen e deritanishme me zjarret në mbarë vendin me të cilin udhëhiqte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot u takua me ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Kristin Melsom, me ç'rast ka konfirmuar angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare Paul Uiliams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qëndrore dhe lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Shkup - Kultura për një kohë të gjatë është trajtuar si dikaster që vetëm konsumon mjete dhe nuk kontribuon në buxhetin e shtetit. Së bashku me turizmin, kultura do të bëhet një aktivitet fitimprurës dhe do të mund të kontribuojë në ekonominë e vendit. Ne kemi një kuadër ligjor për të bashkuar turizmin në kulturë dhe deri në fund të vitit do të kemi platformën e saktë se si do të prezantojmë veten në vitin 2025. Nga viti i ardhshëm do të zhvillojmë një strategji kombëtare për zhvillimin e turizmit, por edhe për zhvillimin e kulturës, sepse nga viti 2022 nuk kemi strategji të reja, thotë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov në një intervistë për MIA-n.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me përfaqësuesen e Zyrës së USAID-it në Maqedoninë e Veriut, Xheri Dajbl, në të cilën u riafirmua mbështetja amerikane në përpjekjet për përforcimin e praktikave  dhe institucioneve demokratike, rritja e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit në vend.

Shkup - Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza sot në mëngjes në mbledhje ka marrë vendim që t'i rekomandojë Qeverisë urgjentisht të marrë vendim për riorganizimin e tërë sistemit që të përballet në mënyrë adekuate me çdo krizë, e cila do të ndodhte në vend. Vendimin e ka kumtuar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili ka theksuar se pas zjarreve në vend, në 13 ditët e kaluara është bërë e qartë se një sistem i tillë nuk ekziston.

Shkup - Përfaqësuesit e Asociacionit të tv stacioneve tokësore kombëtare, AMM, kanë zhvilluar takim me ministrin resor për transformim digjital, Stefan Andonovski, ku kanë biseduar për gjendjen dhe sfidat në sferën mediatike.

Shkup - Gjithsej 110 shoferë janë dënuar gjatë gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet në lëminë e komunikacionit. Prej të cilëve shtatë shoferë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, ndërsa 13 gjoba për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit.

Kumanovë - Lidhja e shkurtë e instalimit elektrik është shkaku për zjarrin e vitit të kaluar në Gjykatën e Kumanovës, njoftuan sot për MIA-n  nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. PPRMV nuk ka bazë për veprim, pasi u konfirmua se zjarri nuk është rezultat i faktorit njeri dhe nuk është shkaktuar me qëllim.

Paris - Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOK), Tomas Bah e vlerësoi gatishmërinë e Parisit, nikoqirit të Lojërave Olimpike 2024. "Ne shohim një entuziazëm të madh për Olimpiadën, jo vetëm në Paris, por edhe në të gjithë Francën. Miliona njerëz ndoqën pishtarin olimpik. Gjithçka është e organizuar për Olimpiadën, gjithçka është gati, por ne jemi të kujdesshëm për detajet e mbetura", deklaroi Bah.

Moskë - Dy persona janë lënduar pas aktivizimit të pajisjes shpërthyese të vendosur në një automobil në pjesën veriore të Moskës, informuan mediat ruse, duke iu referuar një deklarate të zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Irina Vollk. Të lënduarit me automjet të Ndihmës së Shpejtë ishin dërguar në institucionin mjekësor. 

Katmandu - Në fatkeqësinë e aeroplanit në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu jetën e kanë humbur 18 persona, ndërsa kapieni u lëndua dhe u dërgua në spital. Fatkeqësia ka ndodhur kur aeroplani është djegur gjatë fluturimit.

Kiev - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba sot deklaroi se dëshiron të gjejë "gjuhë të përbashkët" në bisedat me kolegun e tij kinez për vënien fund të luftës me Rusinë. Në videon e publikuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës shihet si Kuleba arrin në takim në qytetin Guangzhu dhe bisedon me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Vang Ji.

Kiev – Dy persona kanë vdekur, ndërsa tre janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse në Harkov, Herson dhe Izmail, kumtuan autoritetet lokale të Ukrainës. "Një person ka vdekur në sulmet ajrore ruse në Harkov, publikoi kryetari Ihor Terehov në Telegram.

Nju-Jork - Bojkoti nga një numër i madh demokratësh i fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sot para Kongresit amerikan do të nxjerrë në pah pakënaqësinë e thellë tek disa në parti me mënyrën se si ai po udhëheq luftën kundër Hamasit, publikoi "Njujork tajms".

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot do t'i drejtohet kombit nga Dhoma Ovale dhe do ta sqarojë vendimin e javës së kaluar për dorëheqje nga gara presidenciale. Bajdeni në Iks njoftoi se do të flasë për "atë që është përpara dhe si do ta kryej punën për popullin amerikan". Bajdeni në fjalimin e tij para kombit do të insistojë se ka ende punë edhe krahas vendimit të tij historik që të tërhiqet nga gara për rizgjedhje. 

Остани поврзан