• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

09:00 / 23 korrik / 2024

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 11-të në të cilën duhet të votohen zëvendësministrat në Qeveri, me çka plotësisht do të kompletohej ekipi qeveritar. Mbledhja është caktuar për në orën 11, ndërsa në rend dite është edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore - leximi i parë, me të cilat hiqen drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore publike dhe spitale dhe verifikimi i mandatit të deputetit në Kuvend. 

Shkup - Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, sot do të ketë takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Takime do të mbahet në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Shkup - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me reshje të herëpashershme të mëdha të shiut dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të fuqishme shiu, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 15 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 31 deri 38 gradë. UV=8.

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit edhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe në Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në shtet, njoftoi LAMM.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar takim me ish-presidentin Donald Tramp gjatë vizitës së tij në SHBA këtë javë për të siguruar mbështetjen e tij për politikën e Izraelit ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor, deklaruan dy burime të paidentifikuara për Politiko.

Pekin - Liderët e fraksioneve rivale palestineze Fatah dhe Hamas këtë mëngjes do të takohen me mediat në Pekin, ndërsa do të merr pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Vang Ji. Në takimin do të përfaqësohen gjithsej 14 fraksione palestineze, publikoi kanali kinez i lajmeve CGTN në rrjetet sociale. Fraksionet palestineze mbajtën dialog pajtimi në kryeqytetin kinez më 21-23 korrik, publikoi televizioni shtetëror CCTV.

Daka - Numri i arrestimeve në ditët e dhunës në Bangladesh u afrua sot në kufirin prej 1.200, pasi protestat për shkak të kuotave për punësim shkaktuan trazira të mëdha.  Të paktën 174 persona humbën jetën, duke përfshirë edhe disa policë, sipas policisë dhe spitaleve. Ajo që filloi si demonstrata kundër kuotave të politizuara për pranim për vendet e punës të kërkuara në qeveri, javën e kaluar u rritën në disa prej trazirave më të mëdha në mandatin e kryeministres Sheik Hasina. 

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden transferoi një pjesë të autorizimeve të veta nga ligji për përkrahje të Ukrainës tek ministrja e Financave, Xhenet Jeen dhe sekretari shtetëror, Entoni Blinken. Ato autorizime përfshijnë edhe dispozita për konfiskimin e mjeteve ruse, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Uashington - Disa liderë republikanë, duke përfshirë edhe kandidatin presidencial Donald Tramp, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan Xho Bajden që të japë dorëheqje nga posti pasi u tërhoq nga zgjedhjet e nëntorit. "Xho Bajden i shtrembër nuk ishte i aftu për t'u kandiduar për president, dhe sigurisht nuk është i aftë për të shërbyer - dhe kurrë nuk ka qenë, shkroi Tramp në rrjetet sociale.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden pritet që më 25 korrik ta presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan.  Bajdeni po shërohet nga Kovid-19, por sot kthehet në Uashington nga shtëpia e tij në Delaver. Përderisa Netanjahu nesër do të flasë para Kongresit.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, pas shërimit nga koronavirusi, sot do të kthehet në detyrat e tij në Shtëpinë e Bardhë. Sipas orarit zyrtar, presidenti duhet të arrijë në Shtëpinë e Bardhë në orët e pasdites. Nga e mërkura e kaluar, Bajden është në shtëpinë e tij në Delaver, ku ishte në izolim, sepse ishte infektuar me Kovid-19

Uashington - Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, theu rekorde në mbledhjen e mjeteve për fushatën e saj për të qenë kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale në nëntor, pasi presidenti Xhozef Bajden të dielën u tërhoq nga gara për rizgjedhje.

Majami - Ylli më i madh i Inter Majami, Lionel Mesi do të mungojë në ndeshjen Oll-star në MLS, njofton "ESPN". Futbollisti argjentinas nuk do të mund të luajë në ndeshjen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në finalen e Kopa Amerika 2024 kundër Kolumbisë.

Londër - Në një ndeshje miqësore para fillimit të Lojërave Olimpike, basketbollistët e SHBA-së mbrëmë në Londër e mundën Gjermaninë me rezultat 92:88. Lojtari më efikas ishte Lebron Xhejms, i cili shënoi 20 pikë, prej të cilave 11 në 4 minutat e fundit. Turneu i basketbollit në Olimpiadën 2024 do të mbahet nga 27 korriku deri më 11 gusht. 

Остани поврзан