• вторник, 23 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 23 korrik / 2024

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka zhvilluar takim pune me ambasadoren norvegjeze, Khristin Melsom, gjatë së cilës është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në shëndetësi mes dy vendeve.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot e vizitoi Departamentin për punë civile, ku u mbajt takim pune me ndihmës ministrin Jovan Altanxhiev, lidhur me kompetencat e Departamentit. Siç publikoi ministri Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk, në përgjithësi është krijuar kaos dhe pakujdesi nga menaxhmenti i mëparshëm, si në raport me qytetarët ashtu edhe në raport me punëtorët.

Shkup - Në Sallën e kristaltë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua me vlerë prej 26,4 milionë euro ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO.

Shkup - Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshje për hua prej 26,4 milionë euro mes Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZh) dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO, të dedikuar për përforcimin e rrjetit transmetues.

Shkup - Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme, me ç'rast janë ndaluar përkohësisht cigare, rroba, automjete dhe të tjera. Siç kumtuan sot nga Drejtoria doganore, është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako cigareve pa pulla akcize të markës Karelia dhe pesë pako cigare me pulla bullgare akcize të markës Sobranie, të zbuluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi nga RMV-ja, i cili synonte të udhëtonte për në Londër.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik në të cilat në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 sanksione, prej të cilave 19 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

Shkup - Në rrugën magjistrale në drejtim të Pikë Kalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria I.A. (49) nga Shkupi.  MPB-ja sot kumtoi se gjatë kontrollit të automjetit “folkswagen golf” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, është konstatuar se ai ka kryer transport të kundërligjshëm të drunjve për ngrohje, me regjsitrim të skaduar të automjetit dhe pa patentë shoferë të vlefshëm.

Shkup - Nëpunës policorë të Stacionit Policor Radovish dje në ora 20:15 minuta, kanë privuar nga liria I.A. (31) nga f. Gabrevci, komuna Konçe. Ai dyshohet se në muajtë prill dhe korrik në rajonin e komunës Konçe ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje të rënda”, prej tyre pesë nëpër shtëpi dhe një në shtëpi uikendi.

Shkup - Koalicioni VLEN njoftoi se kandidatët e tij për zëvendësministra në siç thonë "Qeverinë e shpresës dhe antikorrupsionit" i kaluan të gjitha filtrat dhe janë të gatshëm të sjellin ndryshime pozitive dhe të prekshmme.

Shtip - Ligj i ri për zjarrfikësit në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dorëzohet në Qeveri, deklaroi për MIA-n ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. "Ministria e Mbrojtjes në periudhën që vijon do t'i shqyrtojë propozimet për të cilat gjatë disa viteve të kaluara grupet e punës nga më shumë institucione kompetente për këtë problematikë punuan në përgatitjen e Ligjit të ri për zjarrfikësit dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të dalë me propozim në Qeveri", thotë Misajllovski.

Split - Ndihmësi i drejtorit të aeroportit të Splitit Pero Bilas sot deklaroi se TI sistemi i aeroportit mbrëmë është sulmuar nga hakerë. "Shkaku për mosfunksionimin e djeshëm të TI sistemit në aeroportin Shën Jerom është sulm i hakerëve. Në këtë ngjarje janë përfshirë të gjitha shërbimet komptente. Në kontakt jemi me të gjitha aviokompanitë dhe së bashku kërkojmë zgjidhje alternative. I lusim udhëtarët për durim", tha Bilas.

Bruksel - Deputeti i Parlamentit Evropian (PE), Dejvid Mekalister sot është rizgjedhur kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së (AFET). Mekalister ishte kandidati i vetëm për atë funksion, i zgjedhur unanimisht. Pas përfundimit të votimit, ai potencoi se deputetët e nisin mandatin e tyre në një kohë të tensioneve në rritje gjeopolitike dhe tha se gjatë punës së konvokimit të ri të PE-së, ata do të vazhdojnë ta theksojnë fqinjësinë e afërt të BE-së dhe partnerët në Ballkanin Perëndimor.

Pekin - Zyrtari i lartë i Hamasit, Musa Abu Marzuk, sot publikoi se organizata e tij militante ka nënshkruar marrëveshje me grupet e tjera palestineze, duke përfshirë edhe rivalët Fatah, gjatë vizitës në Kinë. "Sot po nënshkruajmë një marrëveshje për unitet kombëtar dhe themi se rruga deri në fund të këtij rrugëtimi është uniteti kombëtar. Ne jemi të përkushtuar ndaj unitetit kombëtar dhe bëjmë thirrje për të", theksoi Abu Marzuk.

Moskë - Drone ukrainase goditën një trajekt në Gjirin e Kerçit, ka njerëz të vdekur dhe të lënduar, njoftuan sot autoritetet rajonale. "Shërbimet urgjente janë në vendin e ngjarjes. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik nga përhapja e tij, Për fat të keq, ka anëtarë të lënduar dhe të vdekur të ekuipazhit dhe të punësuar në port", njoftoi guvernatori i Rajonit të Krasnodarit, Benjamin Kondratiev.

Otavë - Autoritetet kanadeze pas zjarreve urdhëruan evakuim të qytetit Xhasper dhe Parkut Kombëtar Xhasper në provincën Alberta. Evakuimi është urdhëruar si masë e kujdesit, sepse supozohej se zjarri për pesë orë do ta kaplojë edhe qytetin Xhasper, gjë që nuk ndodhi. Javën e kaluar ishin evakuuar banorët e tri komunave për shkak të zjarreve pyjore në pjesën veriore të Albertës. 

Uashington - Dy anketa politike të kryera pasi presidenti amerikan Xho Bajden e tërhoqi kandidaturën e tij, tregojnë se kandidatja e tij Kamala Haris, nëse zgjidhet si kandidate e Partisë Demokratike, do të humbasë nga rivali i saj, kandidati republikan Donald Tramp.

Uashington - Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së SHBA-së dhe Japonisë më 28 korrik do të diskutojnë për sigurinë, me ç'rast në fokus do të jetë "përgjigja e zgjeruar", një term që përdoret që të përshkruhet angazhimi i SHBA-së për të përdorur forcat e saj bërthamore në përgjigjen ndaj sulmeve kundër aleatëve.

Остани поврзан