• среда, 24 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 23 korrik/ 2024

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur Bjorn Gabriel, përfaqësuesin e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI). Në takim, kumtoi kabineti i Siljanovska Davkova, u bisedua për aktivitetet e përgjithshme të BEI-së në vendin tonë.

Shkup - Kuvendi në kuadër të mbledhjes së sotme të 11-të njëzëri me 86 vota "për" e verifikoi mandatin e deputetes Biserka Zllatevska nga koalicioni "Maqedonia jote" i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ajo vjen në vendin e Ivan Zhivkovskit. 

Shkup -  Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshje për hua prej 26,4 milionë euro mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe operatorit të Maqedonisë së Veriut për sistem elektrotransmetues SHA MEPSO, të dedikuara për përforcimin e rrjetit transmetues. Nënshkrim në marrëveshjen kanë vendosur kryetarja e BERZh-it, Odil Rene Baso dhe drejtori i SHA MEPSO, Zuhdi Enuz. Në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe euroambasadori Dejvid Gir dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

Shkup - Nëntë anëtarë të Komisionit Parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhanë mbështetjen e tyre për emërimin e Ibush Jusufit, pedagog i diplomuar dhe magjistër i diplomacisë nga Shkupi për zëvendës sekretar të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Ministri i Administratës Publike (MAP), Goran Minçev sot ka pasur takim me drejtorin e Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, në të cilën u bisedua për thellimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve administrative që ndikojnë në punën doganore. "Përmes krijimit të politikave strategjike, zgjidhjeve dhe promovimit të efikasitetit dhe efektivitetit të shërbimeve publike, Ministria e Administratës Publike, ka për qëllim të nxit sistem të administratës publike transparente, efektive dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve", theksoi ministri Minçev, thuhet në kumtesën e Ministrisë resore.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me ambasadoren e Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, në të cilën u diskutua për më shumë aspekte të marrëdhënieve bilaterale dhe situatën aktuale politike në rajon.

Shkup - Mbretëria e Norvegjisë është edhe një shembull pozitiv i vendit aleat, i cili në këto vitet e fundit jep ndihmë dhe përkrahje profesionale për zhvillim të kapaciteteve në mbrojtje, e me këtë edhe drejtpërdrejtë të ndikojë në përforcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Aleancë, tha ministri Vllado Misajllovski në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, Kristin Melsom në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shkup - Mundësi konkrete për bashkëpunim dhe investime në sektorin digjital në Maqedoni ishin temat kyçe të bisedimeve të cilat i patën ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, drejtori i DZZHTI Goce Dimovski, dhe përfaqësues të bashkësisë akademike me përfaqësues të kompanisë Rumble. 

Kriva Pallankë - Qeveria do të kërkojë nga BERZH dhe BEI që një pjesë të mjeteve për ndërtimin e linjës hekurudhore deri në kufirin me Bullgarinë të përdoren për ndërtimin e linjës së shpejtë në Korridorin 10 dhe rehabilitimin e linjës ekzistuese në këtë korridor dhe ky projekt kushton 250 milionë euro, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, gjatë inspektimit të ndërtimit të rrugës Rankovcë-Kriva Pallankë. I pyetur për hekurudhën që përfundon në tunel, Nikolloski theksoi se ekziston një dëshirë e kahershme për të ndërtuar një hekurudhë dhe për ta lidhur atë me Sofjen, por për këtë lëvizje, siç thotë ai, duhet të ulemi seriozisht me Bullgarinë dhe të diskutojmë.

Shkup - Në 24 orët e fundit në territorin e gjithë vendit kemi pasur 30 zjarre aktive në ambient të hapur dhe zjarre pyjore. Prej tyre 20 janë shuar plotësisht, 10 janë aktivë dhe disa prej tyre tashmë janë vënë nën kontroll, deklaroi sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angellov.

Shkup - Në Manastir sot nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria A.T. (37) nga Manastiri. Siç kumtuan nga MPB, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, farëra të bimës kanabis, këpurdha halucinogjene, dhe sende me mbetje të materies në gjendje pluhuri.

Shkup -  Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov sot në intervistë për MIA-n informoi se raportet e revizionit, si dhe raporti i Ministrisë së Kulturës për Agjencinë e filmit janë gati dhe do t'u dërgohen institucioneve kompetente. Revizioni i brendshëm në Agjencinë e Filmit është kryer gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti nga Ministria e Kulturës. Ljutkov së fundi ka informuar se kjo Agjenci ka borxh diku rreth 11 milionë euro.

Shkup - Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në maj të këtij viti është 41.252 denarë dhe është 13,1 për qind më e lartë se në maj 2023. Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arsimi (19,6 për qind), Arte, argëtim dhe rekreacion (19,0 për qind) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16,3 për qind).

Shkup - Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) miratoi kredi të Bankës komerciale SHA Shkup në Maqedoni të Veriut dedikuar për financim të gjelbër. Kredia e BERZH-it, në shumë prej 3,5 milionë eurove nën Programin për financim të ekonomisë së gjelbër (Green Economy Financing-GEFF) do të mbështesë investime nga efikasiteti energjetik i amvisërive, banimit kolektiv, prodhues të prodhimeve për energji të gjelbër dhe entitete të cilat japin shërbime në sektorin e energjisë së gjelbër. projekti është bashkë-financiar nga Bashkimi Evropian dhe Japonia.

Shkup - Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me paqëndrueshmëri, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Nga DPHM shtojnë se përgjatë Vardarit përkohësisht do të fuqizohet erë veriore deri veriperëndimore. 

Dibër - Rritet frekuenca e dy vendkalimeve në kufirin RMV-Shqipri, afër Dibrës, para së gjithash në vendkalimin "Blatlo", sidomos këtë muaj, kur një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar.

Athinë - Saktësisht gjashtë vjet më parë, më 23 korrik të vitit 2018, Greqia u përball me një nga zjarret më katastrofike në historinë e kohëve të fundit, qyteti bregdetar Mati, në pjesën lindore të rrethit të Atikës,  rajoni më i gjerë i Athinës, tashmë është sinonim i tragjedisë në të cilën humbën jetën 102 persona, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Anije ushtarake në ishullin Kasos në Detin Egje, në një afërsi të drejtpërdrejtë të ujërave territorial grek, ka dërguar Turqia, për shkak të hulumtimeve që i kreu anija italiane "Ievoli Relume" për vendosjen e kabllos nënujore për ndërlidhje energjetike ndërmjet Kretës dhe Qipros, në të cilën Greqia u përgjigj me sistemimin e tre anijeve të marinës ushtarake dhe rojes bregdetare, publikuan mediat greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski në Parlament parashtroi propozim-ligj për vazhdimin e gjendjes së luftës dhe për mobilizim të përgjithshëm në armatë.  Dy propozim-ligjet sot do të shqyrtohen nga Komisioni për Siguri Kombëtare, Mbrojtje dhe Inteligjencë, ndërsa pastaj do të dërgohen në votim në Radën Supreme. 

Bruksel - Në fillim të muajit të ardhshëm, Bashkimi Evropian do t'i transferojë Ukrainës këstin e parë në vlerë prej 1,4 miliardë euro nga mjetet e ngrira ruse për blerjen e pajisjeve ushtarake, publikoi Ukrinform. Këtë e kumtoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell, në konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

Gjenevë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot njoftoi se ekziston rrezik i madh nga paraqitja dhe përhapja e poli virusit në Rripin e Gazës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe sanitare në enklavë. "Ekziston rrezik i madh nga përhapja e virusit polimielitis. Gjithashtu mund të përhapet edhe në nivel ndërkombëtar, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së në Gaua, Ajadil Saparbekov.

Londër - E diela, 21 korriku, ishte dita më e nxehtë që kur bëhen matjet e temperaturave në botë, tregojnë të dhënat e organizatës Kopernik, agjenci e KB-së për ndryshime klimatike. Temperatura globale mesatare e ajrit arriti 17,09 gradë Celsius të dielën, pak më shumë se rekordi paraprak prej 17,08 gradë vitin e kaluar.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u tha familjeve të pengjëve, të cilët po mbahen në Gazë se së shpejti mund të arrihet marrëveshje për të siguruar lirimin e të afërmve të tyre, njoftuan agjencitë botërore, duke cituar një kumtesë nga zyra e tij. "Definitivisht se që po krijohen kushte. Kjo është një shenjë e mirë", tha Netanjahu në Uashington, ku pritet të takohet me presidentin amerikan, Xho Bajden dhe të mbajë fjalim në Kongres.

Adis Abeba - Në Etiopi kanë humbur jetën të paktën 146 perona nga rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut, kumtuan autoritetet lokale. Kërkimet për të mbijetuar janë në vijim dhe dyshohet se numri i viktimave do të jetë më i madh. Mes viktimave në qarkun Kenço Shaça Gozdi, në jug të Etiopisë ka fëmijë dhe një grua shtatzënë. Pesë persona janë nxjerrë të gjallë nga balta.

Остани поврзан