• четврток, 25 јули 2024
MIA FLESH

09:00 / 25 korrik / 2024

Shkup -  Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, së bashku me kryetaren e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska dhe nënkryetarin e Qeverisë serbe dhe ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, së bashku me u.d drejtorin e Agjencisë për Siguri në Komunikacion, Dushko Peshiq, do të vizitojnë vendkalimin kufitar Tabanovc.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së katërt. Siç thuhet në paralajmërimin e kalendarit të Kuvendit, para anëtarëve të këtij Komisioni ka mbetur vetëm një pikë në rendin e ditës - konfirmimi i Propozim - vendimit për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive. 

Shkup - Specializantët privatë pritet që sot të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari. Hristina Ilioska Çeshlaroska, specializante private e mjekësisë interne dje në një deklaratë për MIA-n informoi se takimi me Taravarin do të mbahet në orën 10 në hapësirat e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Shkup  - Afati për dorëzimin e paraqitjeve TVSH-04 nga tatimpaguesit për periudhën qershor 2024 (mujore) dhe prill-qershor 2024 (tremujore) skadon sot, kumtoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP). Deri tani 76 për qind të tatimpaguesve e kanë përmbushur këtë detyrim dhe me kohë e kanë dorëzuar paraqitjen TVSH-04, mbeten edhe 24,6 për qind të tatimpaguesve për ta përmbushur këtë detyrim nesër.

Shkup - Me rastin e shënimit të 102-vjetorit të ekzistimit të saj Oda Ekonomike sot me fillim në orën 12 do të ndajë disa çmime.  Siç informojnë nga Oda Ekonomike, çmimet do të ndahen në tri kategori edhe atë çmim për aktivitet shumëvjeçar në odë, çmim për vendosje të teknologjive të avancuara, digjitalizim dhe agjendë të gjelbër dhe çmim për ndërtim të partneritetit, fuqizim të lidhjes dhe veprime të përbashkëta në ndërtimin e ekonomisë më të përparuar vendore.

Shkup - Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me kushte për shi të përkohshëm lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 27 deri 34 gradë. Indeksi UV=7.

Vjenë - Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan mbrëmë në Vjenë u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shallenberg, me të cilin ka biseduar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Frankfurt - Në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, mëngjesin e sotëm është ndërprerë puna – fluturimet dhe aterimet – pasi që aktivistët ekologjikë kanë hyrë me forcë në pistë. "Ne po bëjmë gjithçka për të hequr nga asfalti aktivistët klimatikë", deklaroi zëdhënësi i policisë.

Gazë - Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes palestineze Hamas, Sami Abu Zuhri deklaroi se fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu para Kongresit amerikan tregoi se ai nuk dëshiron të lidh marrëveshje për armëpushim.

Manila - Një tanker nafte nën flamurin filipinas, që transportonte 1,4 milionë litra naftë, është përmbysur dhe fundosur sot pranë Manilës, kumtuan autoritetet. "Arritëm të shpëtonim 16 nga 17 anëtarët e ekuipazhit, një është zhdukur", deklaroi sekretari për transport, Haime Bautista në konferencë për media. Erërat e forta dhe dallgët e larta e bënë të vështirë operacionin e shpëtimit, shtoi ai.

Taipei - Nga Tajfuni Gaemi kanë vdekur tre persona në Tajvan, ndërsa autoritetet vazhduan të kërkojnë nëntë anëtarët e ekuipazhit të një anijeje që u fundos dje në brigjet jugore të ishullit. Qindra njerëz u lënduan gjatë sulmit të tajfunit. Për shkak të Gaemit, shkollat ​​dhe institucionet do të mbyllen sot. Mbi 8,000 njerëz janë evakuuar, kurse rreth 200 fluturime janë anuluar.

Uashington - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot do të realizojë vizitën e shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin amerikan Xho Bajden dhe kandidaten e supozuar për president të Partisë Demokratike, Kamala Haris.

Uashington - Komiteti për Rregulla i Partisë Demokratike ka miratuar planin për të nominuar zyrtarisht Kamala Harisin si kandidate presidenciale që nga 1 gushti, kurse ajo do të ketë afat deri më 7 gusht për të zgjedhur një kandidat për nëndëspresident. Ndërsa konventa e partisë do të mbahet nga data 19 deri më 22 gusht në Çikago.

Uashington - Kandidati republikan për president dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp fjalimin e presidentit aktual të SHBA-së, Xho Bajden e vlerësoi si "mezi të kuptueshëm" dhe "shumë të keq". "Fjalimi i të korruptuarit Xho Bajden në Dhomën ovale ishte mezi i kuptueshëm dhe shumë i keq", ka shkruar Tramp në rrjetin social "Tru soshëll" (Truth Social).

Uashington - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden në një fjalim historik drejtuar kombit mbrëmë, i pari që nga ai i Lindon Xhonson në vitin 1968, shpjegoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga gara presidenciale dhe se ai "po ia dorëzon stafetën brezit të ri". Sipas tij, atë brez duhet ta udhëheqë “lideri i madh, nënpresidentja Kamala Haris”.

Nju-Jork - Zbulimi i poliovirusit në Rripin e Gazës është jashtëzakonisht shqetësues dhe në mënyrë shtesë e përkeqëson statusin e territorit të okupuar si një nga vendet më të rrezikshme në botë për fëmijët, paralajmëroi drejtoresha ekzekutive e UNICEF=it, Ketrin Rasell. Ajo shfaqi shqetësim edhe për shkak të përhapjes së sëmundjeve të tjera ngjitëse në Rripin e Gazës, siç është kolera.

Nju-Jork - Disa njerëz janë hospitalizuar pasi dje ka shpërthyer zjarr në shkallët lëvizëse në aeroportin ndërkombëtar Xhon F. Kenedi (XHFK) në Nju-Jork, kumtuan autoritetet amerikane. "Ej-Bi-Si njuz (ABC News) njoftoi se nga zjarri i vogël në shkallët lëvizëse në terminalin tetë të aeroportit, nëntë persona janë lënduar lehtë për shkak të thithjes së tymit, prej të cilëve katër janë hospitalizuar.

Tiranë - Federata shqiptare e futbollit (FSHF) njoftoi për vazhdimin e kontratës me trajnerin e përfaqësueses Silvinjo. Braziliani 50-vjeçar nënshkroi kontratë deri në dhjetor të vitit 2025. Ai punon me përfaqësuesen nga janari i vitit 2023. 

Paris - Skandal çfarë futbolli nuk ka përjetar ka ndodhur në ndeshjen e parë të Lojërave olimpike në Paris.Argjentinasit barazuan kundër Marokut me gol në minutën 90+16. Tifozët e Marokut kanë hyrë në fushë, gjyqtari Niberg nga Suedia referoi diçka, por ajo nuk ishte fund i ndeshjes, por vetëm ndërprerje. Futbollistët e Argjentinës kanë ikur në zhveshtore, e pastaj skandali mori përmasa epike, pasi gjyqtari me ndihmën e VAR-it e pranoi kërkesën e Marokut që goli të anulohet për shkak të ofsajdit.

Остани поврзан