• четврток, 25 јули 2024
MIA Flesh

25 korrik/15:00/2024

Shkup- Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot ka takim me përfaqësuesit e specializantëve të cilët do të kërkojnë përgjigje se si do të realizohet plani i Qeverisë për punësimin e tyre. Taravari në mëngjesin e sotëm ka vizituar Klinikën e Fëmijëve dhe ka deklaruar se prioritet i tij ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për specializantët dhe se këtë vit nga gjithsej 647 do të punësohen 300, por për këtë duhet të vendosen kritere.

Shkup- Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot deklaroi se partia po kthehet në formë dhe se kriza nga zgjedhjet është e kaluar. Ai theksoi se në periudhën e kaluar ka pasur takime të vazhdueshme me anëtarë të partisë dhe me ata që janë aktivë edhe me ata që janë të pakënaqur nga situata të caktuara. 

Shkup- Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Siç bënë të ditur nga Kabineti i Siljanovska Davkova, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ajo ka shprehur kënaqësi nga trendi zhvillimor pozitiv dhe i vazhdueshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes të dyja vendeve mike dhe vullnetit të ndërsjellë, gatishmërisë dhe përkushtimit për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

Shkup- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski; zëvendëskryetarin Limko Bejzaorski dhe anëtaren - Flora Kadriu. "Ideja nuk është vetëm të veprohet për parashtresat, por nga ato parashtresa të zbulohen problemet sistematike që mund të zgjidhen", qëndron në kumtesën e sotme të shërbimit për shtyp qeveritar.

Shkup- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, realizoi takim me ministren Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.  Tema kryesore e takimit mes dy ministrave ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Durmishi theksoi se fokusi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani do të jetë në krijimin e masave dhe politikave konkrete për të rritur konkurrueshmërinë e kompanive vendore jo vetëm në tregun maqedonas, por edhe në rajon.

Shkup- Oda ekonomike i ndau çmim kryeministrit Hristijan Mickoski për ndërtimin e partneritetit dhe veprimit të përbashkët për Maqedoni me prosperitet. Në ngjarjen e sotme me rastin e 102 viteve nga ekzistimi, Oda u ndau çmime edhe afaristëve në kategori të ndryshme. Siç tha kryetari i Odës, Branko Azeski, Mickoski e ka përkrahur biznesin edhe derisa ka qenë në opozitë.

Tabanoc- Reforma dhe riorganizim për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve në vendkalimet kufitare, theksoi sot në vendkalimin kufitar "Tabanoc", ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili së bashku me kolegun e tij serb, Ivica Daçiq u janë përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të funksionojnë sistemet njësportel në pikat kufitare dhe nëse do të ketë investime në drejtim të përmirësimit të teknologjisë për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve.

Shkup-  Tri klinika konsulente, një sallë ekosonografie dhe dy dhoma EEG, ku mesatarisht në muaj ekzaminohen një mijë pacientë, janë rinovuar në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë vizitës së sotme në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, informoi se është rinovuar komplet ambulanca neurologjike. 

Shkup- Një gjë kërkojmë nga Qeveria, ndershmëri në synimet për bashkëpunim dhe partneritet dhe përmbushje të premtimeve, transparencë në punë, luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit, ndërtim të sistemit të institucioneve dhe stimulim të biznesit, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski. Në ngjarjen në Odë me rastin e 102 viteve të ekzistencës së saj, Azeski i premtoi kryeministrit Hristijan Mickoski se biznesi do të jetë partner serioz i Qeverisë dhe partner konstruktiv i shtetit.

Shkup- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur, informuan nga LAMM. Në VK Tabanoc për hyrje në shtet koha e pritjes është 1 orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje është rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet tjera nga ana e jonë, nuk ka protje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Gostivar- Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ullusoj gjatë vizitës në komunën e Gostivarit paralajmëroi thellimin e bashkëpunimit i cili do të realizohet në të ardhmen. Në takimin me u.d kryetarin Valbon Limani u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim aktiv dhe të hapur dypalësh, ndërsa është diskutuar dhe për projektet zhvillimore.

Tiranë- Disa persona janë ndaluar me urdhër të SPAK-ut, pasi akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal duke ndihmuar persona të ndryshëm të udhëtojnë drejt SHBA-së në mënyrë ilegale. Zakonisht kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA. E gjitha kjo veprimtari kryhej dhe nuk zgjaste më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 mijë dollarë deri në 45 mijë dollarë.

Bruksel- Shtatë persona janë privuar nga liria gjatë një aksioni policor të zbatuar në nëntë qytete në Belgjikë, informon servisi radiodifuziv shtetëror belg VRT duke iu referuar burimeve në Prokurorinë federale.  Sipas informacioneve të televizionit, shtatë personat, të arrestuar gjatë bastisjeve të 14 objekteve banesore në kuadër të hetimit antiterrorist, janë të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete të një grupi terrorist, financim të terrorizmit dhe përgatitje të sulmit terrorist, qëllimi konkret i të cilit ende nuk është përcaktuar. 

Amsterdam-  Holanda dhe Danimarka janë të gatshëm t'i dorëzojnë Ukrainës 14 tanke të modifikuara Leopard 2, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes së Holandës. Në prill të vitit të kaluar Holanda dhe Danimarka paralajmëruan se do të blejnë tanke nga pala e tretë dhe do t'i përgatisin për luftën në Ukrainë.

Bruksel- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot në mëngjes u dërgoi kërkesa vendeve anëtare të BE-së që të nominojnë kandidatë për eurokomisionarë, për çka afati i fundit është 30 gushti, informoi sot zëvendës kryezëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta.

Kajro- Armë dhe municione nga Serbia, Kina, Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni po importohet në sasi të mëdha dhe përdoret në luftën në Sudan, njoftoi Organizata për të Drejtat e Njeriut  "Amnesti Interneshënëll"  (Amnesty International). Në raportin i titulluar "Armët e reja e nxisin konfliktin në Sudan" është dokumentuar se armët e reja të zhvilluara nga vendet e përmendura janë importuar në Sudan dhe vendet fqinje, dhe në disa raste edhe në Darfur, që e shkel embargon për armë në atë rajon. 

Madrid- Ferland Mendi dhe Real Madridi u pajtuan për kontratë të re. Mbrojtësi 29-vjeçar do të nënshkruajë kontratë të re me klubin madrilen deri në vitin 2027 me opsion për vazhdim edhe për një vit, njofton "Marka".

 

Остани поврзан