• четврток, 25 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 25 korrik / 2024

Shkup - Ribalancimi i Buxhetit sot duhet të jetë në rend dite të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Seanca është caktuar në orën 11:00. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318 miliardë 150 milionë denarë dhe shënojnë rritje për 8 miliardë e 22 milionë denarë, përderisa shpenzimet janë projektuar në nivel prej 362 miliardë 816 milionë denarë, gjegjësisht në anën e shpenzimeve ka rritje prej 19 miliardë 178 milionë denarë.

Shkup - Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti takim me Mikela Telatin, drejtore në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS. Në takim u diskutua për projektin “Mbështetje për Maqedoninë e Veriut për inkuadrim në BE”, financuar nga Agjencia suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), implementuar nga UNOPS Shkup. Qëllimi kryesor i projektit është procesi efikas dhe efektiv i aderimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në përgatitjen e versionit nacional të acquis, përmirësimin e platformës së NPAA-s, ndihmës teknike për harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së dhe përforcimin e kapaciteteve administrative me angazhimin e ekspertëve nacional dhe ndërkombëtarë për MÇE-në dhe institucionet e tjera (MMJPH, MM, MD, MASH, Kuvendi dhe të tjera).

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari deklaroi sot se ka mjete që të zgjerohet lista pozitive me nëntë ilaçe të reja, vetëm pritet të zgjidhet Bordi i ri Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor. "Ka edhe para, nuk ka kurrfarë problemi, vetëm presim që të zgjidhet Bordi i ri i Drejtues. Domethënë, Bordi Drejtues ende nuk është kompletuar. Përndryshe, nga ana jonë është dërguar para dy javëve me leje nga Fondi. Sapo të ketë mbledhje të parë Bordi Drejtues i Fondit listën pozitive do ta promovojmë bashkë me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë", deklaroi Taravari në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Klinikën e fëmijëve. 

Shkup - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, paralajmëroi rritje të çmimeve të shërbimeve hotelierike në objektet qeveritare. "Rritje e çmimeve të shërbimeve hotelierike në objektet qeveritare, nuk ka më ushqim 'bagatelë' në kurriz të shtetit! Në periudhën e kaluar, opinioni shpesh me të drejtë i kushtoi vëmendje çmimeve të ulëta dhe jo konkurruese, të cilat i përdornin shërbimet hotelierike të Shërbimit qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP)", shkruan Tomovski në faqen e tij në Fejsbuk.

Shkup - Nëpunësit doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, dje konfiskuan tetë orë dore me vlerë të përgjithshme prej 240.862,00 denarë. Orët janë zbuluar te një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili kishte ardhur me fluturim nga Australia. 

Shkup- Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup i ka dorëzuar njoftim për përfundim të hetimit Lupço Palevskit, i dyshuar i parë për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, informojnë sot nga Prokuroria Publike. Pasi që të kalojë afati ligjor prej 15 ditëve që mbrojtja të kryejë mbikëqyrje në dëshmitë, PTHP Shkup do të propozojë bashkim të procedurave për të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë. 

Shkup - Policia e Gjevgjelisë dje në ora 15:30 e ka privuar nga liria J.N (48) nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan kërcell kanabisi dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë.

Shkup - Policia e Manastirit dje në orën 16:15 nga liria e ka privuar N.R. (23) nga Manastiri, i cili dyshohet se rreth orës 15:30 ka hyrë në oborrin e S.B (74) nga Manastiri dhe me dhunë ia ka marrë stolitë prej ari.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në shënimin e 102 vjetorit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut ku do të ndahen disa çmime.

Koçan - Një trup i një gruaje është gjetur në mëngjesin e sotëm në rrjetin mbrojtës të kanalit kryesor të djathtë të hidrosistemit "Bregallnicë", në hyrje të lagjes Orizare në Koçan. Punonjësit e filialit të ujësjellësit nga Koçani menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë reduktuar rrjedhën e ujit nga diga e Kalimancit, në mënyrë që trupi i gruas së mbytur të nxirret nga kanali.

Zagreb – Kroacia ka shpallur tre persona nga Mali i Zi si të padëshirueshëm për shkak të “veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe keqpërdorim të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike”. Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë ka të bëjë me Andrija Mandiqin, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviq deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Pragë - Presidenti i Çekisë, Petër Pavell deklaroi sot se pa Rusinë dhe Kinën është e pamundur që të fillojnë bisedime për paqe në Ukrainë. "Bisedimet nuk do të kishin kuptim nëse Rusia ka qasje deri më tani, duke propozuar kushte për kapitullim. Por, pa Rusinë dhe Kinën në tavolinë, nuk do të jenë me të vërtetë të mundshme bisedimet paqësore", deklaroi Pavell në intervistë për Agjencinë Çeke të Lajmeve (ÇTK).

Plimuth - Ishulli Drejk në afërsi të brigjeve të zonës britanike Devon i cili ka plazh privat, fortifikime të vjetra dhe leje për të ndërtuar madje hotel luksoz është vënë në shitje. Ishulli është emëruar sipas lundërtarit anglez Frensis Drejk i cili prej atje lundroi nëpër botë në vitin 1577. Prona nuk ka çmimin fiks, por kostot e rinovimit vlerësohen në 25 milionë paund, shkruan “Skaj njuz” (Sky news) .

Romë – Konfliktet ushtarake, paqëndrueshmëria ekonomike dhe kushtet gjithnjë e më të shpeshta të motit kanë kontribuar në mungesën e ushqimit, ndërsa 733 milionë njerëz në mbarë botën janë përballur me urinë vitin e kaluar, theksohet në studimin e fundit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel prej sot do të qëndrojë për vizitë në Vietnam dhe Laos, ku mes tjerash do të marrë pjesë në takimin vjetor ministror mes Bashkimit Evropian dhe Asociacionit të shteteve nga Azia Juglindore (ASEAN). Siç kumtoi Shërbimi evropian i punëve të jashtme, Borel sot qëndron në kryeqytetin vietnamez, Hanoj në varrimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguen Fu Trong.

Frankfurt - Komunikacioni në aeroportin e Frankfurtit ka rifilluar pjesërisht dy orë pasi të gjitha fluturimet dhe aterimet janë ndërprerë, për shkak të një sulmi nga aktivistët ekologjikë, deklaroi një zëdhënës. Pista e parë për aterim në aeroportin më të madh të Gjermanisë, përsëri është rihapur në orën 7:02, deklaroi zëdhënësi i aeroportit, duke shtuar se së shpejti pas kësaj është hapur edhe një pistë për aterim.

Frankfurt - Komunikacioni në aeroportin e Frankfurtit ka rifilluar pjesërisht dy orë pasi të gjitha fluturimet dhe aterimet janë ndërprerë, për shkak të një sulmi nga aktivistët ekologjikë, deklaroi një zëdhënës. Pista e parë për aterim në aeroportin më të madh të Gjermanisë, përsëri është rihapur në orën 7:02, deklaroi zëdhënësi i aeroportit, duke shtuar se së shpejti pas kësaj është hapur edhe një pistë për aterim.

Pekin - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni nga dita e shtunë do të jetë për vizitë pesëditore në Kinë, kumtoi sot Pekini zyrtar. "Me ftesë të kryeministrit Li Kiang nga Këshilli shtetëror, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kinë nga 27 deri më 31 korrik" , thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mao Ning.

Moskë - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dje ka pritur kolegun e tij sirian Bashar al Asad, kumtoi sot Kremlini. "Shumë më intereson mendimi juaj se si po zhvillohet situata në rajon. Fatkeqësisht, ka një tendencë përshkallëzimi, këtë e shohim. Kjo, gjithashtu drejtpërdrejt ka të bëjë edhe me Sirinë", theksoi Putini.

Otavë - Një zjarr pyjor është përhapur edhe në qytetin Jeper, e kjo është një nga qindra zjarret aktive në provincat kanadeze Alberta dhe Kolumbia Britanike, ndërsa zjarrfikësat tentojnë që t'i mbrojnë objektet kryesore, siç është stacioni për filtrimin e ujërave të zeza dhe tubacioni naftës "Trans mauntin pajpëlajn" (Trans Mountain Pipeline).

Остани поврзан