• четврток, 25 јули 2024
MIA FLESH

18:00/24 korrik/2023

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Pas parregullsive të konstatuara nga Autoriteti për Zbatimin e Sanksioneve në punën e INK Burgu "Shkup", shkarkohet drejtori i burgut, Filip Andov. Në vend të tij emërohet Boban Utkovski u.d. drejtor i INK Burgu Shkup, informojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ohër, 24 korrik 2024 (MIA) - Maqedonia shënon ngritje në të gjtiha indekset për siguri të gazetar[ve dhe punonjësve mediatik. Këtë e tregon raporti vjetor për lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve që me mbështetje të Komisionit evropian e zbatoi Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në kuadër të platformës së përbashkët "Safejournalists" së bashku me shtatë shtete nga Ballkani Perëndimor.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Kreu i ri shtetëror është i pranishëm në Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter. Plotësisht, edhe presidentja e shtetit, kryetari i Kuvendit, si dhe kryeministri kanë profile të tyre në Tik Tok, ndërsa kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kanë profile të tyre edhe në rrjetin për komunikim dhe lidhje profesionale Linkedin. Më tutje, 21 nga gjithsej 24 anëtarë të kabinetit të ri qeveritar janë aktivë të paktën në një medium social, ndërsa njëkohësisht aktivë në tre kanalet  - Fejsbuk, Tuiter dhe Instagram, janë kryeministri dhe dhjetë ministra në Qeveri, tregoi analiza e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP) e bërë me rastin e fillimit me punë të bartësve të sapozgjedhur të pushtetit ekzekutiv në vend.

Strumicë, 24 korrik 2024 (MIA) - Pres për rreth dhjetë ditë të dimë nëse do të ketë zgjerim të listës pozitive me nëntë barëra të reja, sepse për momentin nuk është pyetja nëse ka para apo nuk ka para për nëntë barëra. ne bëjmë analizë komplete. Do të thotë. në funksion jemi 15 ditë. Atë që e ceki ministrja e Financave është se në buxhet ekzistojnë shumë vrima të cilat ne fillimisht duhet t'i rregullojmë, u përjgigj drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në spitalin e Strumicës.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë dhe vijon procedura për përcaktimin e vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave të deklaruara në fletën anketuese për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, informoi kryetarja e Komisionit Shtetëror, Tatjana Dimitrovska pas përfundimit të seancës së 8-të të Komisionit Shtetëror.

Strumicë, 24 korrik 2024 (MIA) - Borxhi i përgjithshëm në shëndetësinë publike me siguri tejkalon 100 milionë euro, borxh i cili u krijua për shkak të buxhetimit jo adekuat në periudhën e kaluar, buxheti mezi mjafton për të mbuluar pagat. Pra, gati 80 për qind e buxhetit shkon për paga dhe ka mbetur shumë pak për funksionet, këto janë borxhe për laboratorë, për kuzhinë, për punë teknike e të tjera. Për shkak të kësaj situate, një nga aparaturat e rëndësishme - tomografia kompjuterike është jashtë funksionit që nga muaji mars, pasi pajisja është e konsumuar dhe nuk mund të rinovohet dhe shërben në një zonë të gjerë. Vetëm në Strumicë janë mbi 100 mijë të siguruar dhe ky spital shërben shumë më tepër se kaq, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski, gjatë vizitës së sotme në ISHP "Spitali i Përgjithshëm Strumicë".

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë është marrë vendim që deri në fund të vitit të punësohen 300 specializantë privatë.  "Edhe një tjetër premtim i realizuar. Deri në fund të vitit do të punësohen 300, ndërsa vitin e ardhshëm plus 300 specializantë privatë. Sot me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e qeverisë e shqyrtuam dhe miratuam informacionin për punësimin e specialistëve privatë në fushën e shëndetësisë, të nevojshme për institucionet publike shëndetësore në RMV për vitin 2024”, ka shkruar Taravari në rrjetet sociale.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot pati tkaim me kryetarët e komunave nga Rajoni planor i Pollogut, ku u konstatua se komunat kanë nevojë për mbështetje financiare nga Qeveria për realizim të projekteve më të mëdha kapitale.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Në rrugën magjistrale Kriva Pallankë - Kumanovë sot rreth orës 03:50 minuta, nëpunës policor nga Njësia mobile për masa kompensuese pranë Sektorit për çështje kufitare dhe migrim, në një autobus në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova kane gjetur kuti me barna, kafe, çanta të brenduara, parfume për meshkuj dhe sende të tjera pa dokumentacion përkatës.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme ka angazhuar Ministrinë e Financave që të hartojë ligjin me të cilin do të rregullohet bashkëpunimi i posaçëm financiar me Hungarinë për dhënien e 500 milionë eurove. Paratë, siç theksojnë nga Pres shërbimi i qeverisë do të dedikohen për projekte kapitale në komuna dhe ekonominë vendore.

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Afati për dorëzimin e raporteve të TVSH-04 nga ana e tatimpaguesve për periudhën qershor 2024 (mujore) dhe prill-qershor 2024 (tremujore) skadon nesër, 25 korrik të vitit 2024, njoftuan nga Drejtoria për të ardhura publike (DAP). Deri më tani, 76 për qind e tatimpaguesve e kanë përmbushur këtë detyrim dhe e kanë dorëzuar me kohë paraqitjen e TVSH-04, mbeten edhe 24,6 për qind e tatimpaguesve për ta përmbushur këtë detyrim nesër.

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, e ka konsideruar të padrejtë dhe të gabuar për integrimin e serbëve, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për serbët që jetojnë në Kosovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Emanuel Makron dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë krahas liderëve të shumtë botërorë, në ceremoninë hapëse të Lojërave olimpike Paris 2024, dhe për t'i mbështetur 9 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këto Lojëra.

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se marrëveshja bazë e vitit të kaluar me Serbinë në Bruksel ende është një nga momentet përmes të cilave arriti "të materializohen karakteristikat e shtetit të pavarur të kosovës", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takimin e sotëm me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhef Hovenier është e shqetësuar për shkak të vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian t'i heqë vizat për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët posedojnë, siç thotë, pasaport ailegale të lëshuara nga Serbia, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel, 24 korrik 2024 (MIA) – Në një operacion mjekësor të koordinuar nga BE-ja, sot nga Egjipti në Spanjë janë evakuuar 16 fëmijë palestinezë dhe anëtarët e familjarëve të tyre, bën të ditur Komisioni Evropian. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ky operacion i parë i këtij lloji është mbështetur financiarisht dhe operativisht nga Mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së dhe realizuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Fondin palestinez për ndihmë ndaj fëmijëve (PCRF) dhe autoritetet të të gjitha vendeve të përfshira në të.

Berlin, 24 korrik 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi sot se planifikon të jetë sërish kandidat i Partisë Socialdemokrate (SDP) për kryeministër në zgjedhjet federale të vitit 2025.

Pragë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri çek, Petr Fijala deklaroi sot se vendi është i vetëdijshëm për kërcënimet hibride ruse në Evropë, përfshirë edhe sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës dhe programeve për furnizim me armë.

Pekin, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba sot gjatë vizitës në Kinë deklaroi se vendi i tij do të bisedojë me Rusinë vetëm kur të jetë e gatshme ta bëjë atë “me vullnet të mirë”. “Kuleba gjatë takimit me homologun e tij kinez Vang Ji përsëriti qëndrimin e Ukrainës se është e gatshme të negociojë me palën ruse, por vetëm kur Rusia të jetë e gatshme të negociojë me vullnet të mirë”, kumton MPJ e Ukrainës, duke shtuar se për momentin pala ruse nuk është e gatshme ta bëjë këtë.

Moskë, 24 korrik 2024 (MIA) - Deklarata e ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmitrij Kuleba për gatishmërinë e Kievit për bisedime me Moskën ështl në pajtim me qëndrimin e Kremlinit, por nevojiten sqarime shtesë, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.

Moskë, 24 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova sot vlerësoi se nuk mund tu besohet deklaratave të presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski për negociata të mundshme me Rusinë për "ndonjë plan paqësor".

Romë, 24 korrik 2024 (MIA) - Qëllimi për eliminim të urisë në botë deri në vitin 2030 duket gjithnjë e më e parealizueshme, prëderisa numri i njerëzve të cilët vuajnë nga mosushqyerja kronike mbeti pothuasje e pandryshuar në vitet e fundit, lajmëruan agjencitë botërore, duke cituar një raport të Kombeve të Bashkuara.

 

Остани поврзан