• четврток, 25 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 24 korrik/ 2024

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi relizoi sot takim pune me ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jarosllav Ludva.  Siç informoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në takim u konkludua se ka pasur zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për çka u konstatuan mundësitë për avancim të mëtejshëm.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme do t'i procedojë të gjitha procedurat të cilat i ka në bazë të dëshmive dhe fakteve, për çdonjërin nga ata që deri më tani ishin "të pakapshëm" dhe emri dhe mbiemri i të cilëve nuk guxohej as të përmendej në kuadër të organeve hetuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas takimit të punës me Komitetin Drejtues për Menaxhim me Kriza.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Japonisë, Ocuka Kazuja, në të cilën u falënderua për mbështetjen që Japonia i jep vendit tonë, veçanërisht në fushën e arsimit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e RP të Kinës, Xhang Xuo, ku ishte i pranishëm edhe atasheu i mbrojtjes, nënkolonel Zu Ning. Ministri Misajlovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, e falënderoi ambasadorin Xuo për kontributin e tij aktiv në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në detyrën e re.

Shkup - Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska në seancën e sotme të tetë informoi se do të inciojnë procedurë deri te organi adekuat kundër një zëvendës ministri për miratimin e 189 vendimeve për sistemimin e të punësuarve gjatë zgjedhjeve.

Shkup - Lidhja e Sindikatave rë Maqedonisë e kundërshton ashpër kërkesën e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për rishikimin e Ligjit për e diel ditë jopune. Në deklaratë për MIA-n, kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov përkujton se LSM-ja përmes protestave dhe grevave dhe përmes dialogut social me Organizatën e punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut dhe Qeverinë vendosi të drejtën që e diela të jetë ditë jopune për më shumë se 80 për qind të punëtorëve, me të drejtë shtese në pagë për punëtorët që punojnë në përjashtimet kur procesi i punës nuk mund të ndërpritet.

Shkup - Përfaqësuesit e koalicionit "Ndryshojmë" sot kanë pasur takim me ministren e Arsimit Vesna Janevska, në të cilën kanë propozuar zëvendësimin e profesionit grafik dhe PTT në DURDMOV "Dimitar Vllahov" në Shkup me arsim të mesëm, informatikë dhe të mesëm muzikor. Nga koalicioni janë të qëndrimit se duhet të ndryshohen KNF-shërbimet sepse nuk janë adekuate, si dhe është e rëndësishme kthimi i strehimit pedagogjik.

Shkup - Sistemit për menaxhim me kriza i nevojitet jë reformë e thellë. Në rast të bashkimit të QMK-së dhe DMSH-së, do të fitohej një institucion funksional, por edhe një njësi speciale për mbrojtje dhe shpëtim me 120 persona për fillim, e cila do të ishte shumëfunksionale - në verë do të shuante zjarret, e në të njëjtën kohë mund t'i shpëtojë njerëzit nëse janë të ngujuar në ujë, mal, për t'i nxjerrë njerëzit nga rrënojat në rast të tërmetit..., tha sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov.

Shkup - Më datë 22.07.2024, në ora 23:45, nga ana e nëpunësve policorë të Sektorit për Tregti të Paligjshme të Drogave pranë SPB Ohër, janë privuar T.M. (18), D.A. (23)., A.S. (18), H.P. (18) dhe dy të mitur, të gjithë nga Shkupi. "Gjatë kontrollit të një rimorkio në një auto-kamp në bregun e liqenit të Ohrit, i cili përdorej prej tyre, i kryer me vendim gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar 23 pako me lëndë të bardhë në gjendje të ngurtë, disa kuti metalike me lëndë e bardhë në gjendje të ngurtë, marihuanë dhe sende të tjera", informojnë nga MPB.

Shkup - Nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.B. (34) nga Shkupi, i cili dyshohet se dje rreth orës 12:45 minuta në hapësirën për parkim para hotelit në rajonin e Qendrës ia ka marrë telefonin celular nga S.J. (62) nga Probishtipi.

Tetovë - SPB Tetovë informoi se dje kanë mbajtur dhjetë automjete, prej të cilave shtatë janë me targa të huaja, për shkak të prishjes së rendit publik dhe qetësisë dhe shkaktim të zhurmës më të madhe nga që lejohet. Kontrolli ishte kryer në rrugën "Marshall Tito", në hyrje të qytetit.

Tiranë - Pasi kryeministri Edi Rama i kritikoi pronarët e hotelëve për çmimet e rritura deri në 30 për qind në krahasim me sezonin e kaluar, veçanërisht në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, që kontribuoi për më pak vizita, çmimet filluan t'i ulin. Sot ai postoi një video nga plazhet e pastruara në Vlorë, në të cilat vendosen çadra për diell dhe shezllone, të cilat turistët do t'i shfrytëzojnë falas.

Beograd - Tre inxhinierëve nga Krushiku nga Valjeva, të dyshuar për veprën penale spiunazh për një kompani nga Maqedonia e Veriut, u është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, pas marrjes në pyetje disa orëshe të djeshme në Prokurorinë e Larë Publike në Valjevë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Paris - Në seancën e 142-të të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOK) në Paris, sot është pranuar kandidatura e Alpeve franceze për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2030. 84 delegatë votuan pro, 4 kundër dhe 7 abstenuan.

Bruksel - Vendet anëtare të BE-së në përgjithësi janë shumë më të përgatitura për të detektuar, parandaluar dhe trajtuar sfidat e reja që lidhen me sundimin e ligjit sesa ishin pesë vite më parë, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e Ligjit për vitin 2024, në të cilin këtë vit për herë të parë ka edhe katër kapituj kushtuar zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Bruksel - Maqedonia e Veriut zbatoi disa valë të reformave në gjyqësor dhe miratoi strategji të re për gjyqësinë me qëllim që të përmirësohet pavarësia, efikasiteti dhe profesionalizmi i sistemit gjyqësor, por megjithatë pavarësia e gjyqësorit dhe kapaciteti institucional për mbrojtje të tij nga ndikimi joadekuat përfaqësojnë shqetësim serioz, bëhet e ditur në Raportin vjetor për sundimin e drejtësisë në BE për vitin 2024, të përgatitur nga Komisioni Evropian, në të cilin për herë të parë janë përfshirë edhe shtetet e përfshira me procesin e zgjerimit - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. 

Pekin - Kievi është i gatshëm të negociojë me zyrtarët rusë kur Moska të jetë gati të mbajë bisedime "me vullnet të mirë", deklaroi në Kinë ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba. "Dmitro Kuleba përsëriti qëndrimin konsistent të Ukrainës se ajo është e gatshme të negociojë me palën ruse në një fazë të caktuar, kur Rusia të jetë e gatshme të negociojë me vullnet të mirë, por theksoi se aktualisht nuk ka gatishmëri të tillë nga ana e palës ruse". thuhet në kumtesën e MPJ-së së Ukrainës.

Остани поврзан