• петок, 15 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 maj/ 2026

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Afati për autostradën Kërçovë - Ohër mbetet i njejtë, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të jetë tërësisht funksionale, ndërkaq për trasenë e autostradës Trebenishtë - Qafë Thanë, nëse ka prëgjigje negative nga UNESKO-ja, do të kërkohet zgjidhje tjetër teknike në mënyrë që të ketë tërësi - ndërlidhje me autostradë në këtë rajon. Këtë e paralajmëruan kryeministri, Hristian Mickoski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve gjatë kontrollit të sotëm të punëve në terren në autostradë. "Autostradën do ta përfundojmë në suaza të afatit. Ai afat nuk është dhënë nga ne, por nga Qeveria e kaluar, e cila nuk bëri asgjë, përveç që jepte afate. Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kemi autostradë funksionale nga Ohri drejt Kërçovës. Për Tetovë - Gostivar dge Gostivar - Bukojçan, që i ndërton "Bektel dhe Enka", afati është viti 2029, njejtë si për autostradën Prilep - Manastir, nga e cila presim njëra korsi tërësisht të jetë e gatshme në gjysmën e parë të vitit 2027", tha Nikollovski në deklaratë afër qarkores Trebenishtë.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi licencim të psikologëve shkollorë për të detektuar lloje të ndryshme të problemeve në shkolla dhe të ndërmarrin masa. Nga Oda e psikologëve do të kërkohet të organizojnë trajnime shtesë për psikologët sepse disa kanë mësuar me programe të vjetra, disa të tjerë me programe të reja. Lidhur me rastet e pedofilisë tek mësimdhënësit, Janevska deklaroi se në arsim ka shumë probleme, por, tha, ky është një prej më të rëndëve dhe ne ndërmarrim masa për parandalim. Pas rasteve të cilat janë të njohura në opinion, tha, ka vepruar Inspektorati shtetëror i arsimit dhe është paraqitur në polici dhe në prokuroritë publike.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në Berlin mori pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në panelin “Promovimi i punësimit: Strategjitë efektive për tregje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të punës”. Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomislm, ministri Durmishi në fjalimin e tij, theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave që do të kontribuonin për treg më të fortë, më fleksibël dhe më konkurrues të punës, të harmonizuar me standardet dhe politikat evropiane.

Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme solli vendim për pagesën e mjeteve për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe anëtarët e Këshillave Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe të përsëritura në 11 komuna të cilat kanë llogari të bllokuara. Bëhet fjalë pë 107.201.924 denarë për komunat e Haraçinës, Dellçevës, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogishtanit, Vasilevës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Zërnovcit, ndërsa mjetet do të transferohen në llogaritë e destinuara të komunave për zgjedhjet lokale.

Shkup - Progresi i arritur në zbatimin e reformave në fushën e doganave, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi rajonal dhe rritja e rritjes ekonomike tregojnë angazhimin tonë të fortë ndaj procesit të integrimit të përshpejtuar në BE dhe Republika e Kroacisë na mbështet fuqimisht në proceset e integrimit evropian. Fillon një cikël i ri bashkëpunimi, gjatë të cilit Administrata Doganore e Republikës së Kroacisë do të transferojë përvojat e saj në nivel ekspertësh. Ky është përfundimi i takimit të sotëm dypalësh midis Drejtorit të Administratës Doganore, Boban NikoLlovski, dhe Ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me drejtorin e Administratës Doganore Kroate, Mario Demiroviq.

Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, sot akuzoi se udhëhiqet propagandë mediatike me të cilën qytetarët mbahen peng duke konsideruar se rruga evropiane e vendit është një lloj tradhtie. Me këtë propagandë, sipas Filipçes, përgjegjësia për ngecjen në reforma po i kalon Bashkimit Evropian dhe në vend të rezultateve reale dhe reformave të zbatuara, opinioni është dëshmitar i dredhive politike dhe përpjekjeve për manipulim me qytetarët. Në konferencën për shtyp në selinë e partisë, Filipçe tha se kësaj propagande do t'i vjen fundi dhe se do të ketë përgjegjësi.

Gostivar - Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina-Zekolli Shaqiri realizoi vizitë pune në Komunën e Gostivarit. Ajo u takua me kryetarin e komunës, Valbon Limani dhe kreu kontroll në punët dhe projektet që mbështeten nga shteti. Zekolli-Shaqiri me nikoqirin e saj Limani në takim kanë disikutuar rreth zbatimit të projekteve në Gostivar, të clat janë të financuara nga Ministria e Transportit. Ajo pas bisedës paralajmëroi se dpo të vazhdojë me bashkëpunimin dhe theksoi se Gostivari është një nga komunat me numrin më të madh të projekteve të mbështetura.

 

Shkup - Oda zejtare - Shkup organizon Garë nacionale të shkathtësive 2026 në shkollën e mesme të komunikacionit (ASUC) "Boro petrushevski" - Shkup, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qytetit të Shkupit dhe financuar nga Delegacioni i BE-së në suaza të projektit për të rinj. Në garë marrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme profesionale, ndërsa pjesëmarrje të suksesshme u uruan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional dhe Trajnimit, Besnik Zendeli, si dhe kryetari i Odës së Zejtarëve të Shkupit, Goran Ristovski.

Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh. Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.

Helsinki - Është koha për të filluar dialogun me Rusinë - deklaroi presidenti i Finlandës Aleksandar Stub në një intervistë për gazetën italiane "Koriere dela sera", por shtoi se nuk e di saktë kur mund të ndodhë kjo. Stub tha se me udhëheqësit evropian tashmë është biseduar për atë se kush do të vendosë kontakt me Rusinë.

Остани поврзан