• петок, 15 мај 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 6 maj/ 2026

Shkup - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ibush Jusufi, mori pjesë në Sesionin e 20-të Plenar dhe aktivitetet shoqëruese të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM), që mbahet nga 6 deri më 8 maj 2026 në Budva, Mal të Zi, informoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot dhe nesër, po qëndron në një udhëtim pune në Republikën e Sllovakisë, me ftesë të ministrit të Finanacave, Lladisllav Kamenicki.Në kuadër të këtij udhëtimi, informojnë nga Kabineti i saj, është paraparë një takim kokë më kokë mes dy ministrave, takime bilaterale të delegacioneve, si dhe një takim i sekretarëve shtetërorë të ministrive përkatëse të dy vendeve, Andriana Matlioska nga pala e Maqedonisë dhe Radovan Majerski dhe Daniela Klluçkova nga pala e Sllovakisë.

Shkup - Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe ne jemi më afër këtij qëllimi sesa mendojmë. Mendoj se nevojitet pak pragmatizëm dhe bashkim politik, dekaroi ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, në konferencën "30 vjet në rrugën evropiane: Maqedonia e Veriut - marrëdhëniet me BE-në dhe rruga përpara", të organizuar nga Klubi Diplomatik - Shkup dhe Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup. 

Shkup- Në 24 orët e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar shtatë raportime për dhunë në familje, me çka katër persona janë privuar nga liria, ndërsa dy janë intervistuar zyrtarisht.Siç informojnë nga MPB, sot në orën 05:10 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria S.D. (38) nga Shtipi. Edhe pse që nga prilli i vitit 2026 kishte aktvendim gjyqësor që të mos i afrohej dhe të mos e shqetësonte bashkëshorten e tij, rreth orës 01:00 ai ka shkuar para shtëpisë ku jeton bashkëshortja e tij dhe pas një zënke të shkurtër e ka sulmuar fizikisht.

Shkup- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm, prej të cilëve shtatë kanë drejtuar pa patentë shoferi, një nën ndikimin e alkoolit dhe një tjetër me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Uashington – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, sot deklaroi se nëse Irani pranon të përmbushë kushtet e rëna dakord, konflikti do të përfundojë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë, ndërsa përndryshe do të pasojnë bombardime më intensive se më parë.“Duke supozuar se Irani pranon të përmbushë marrëveshjen, që ndoshta është një supozim i madh, “Tërbimi epik” tashmë legjendar do të përfundojë, kurse një bllokadë shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur për të gjithë, përfshirë Iranin”, shkroi ai në rrjetin Truth Social.

Teheran- Kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të garantohet nëse SHBA-ja i ndërpret kërcënimet dhe vendosen procedura të reja, kumtoi Marina e Gardës revolucionare islamike.Mediumet në Iran informojnë se ky është reagimi i parë i Teheranit ndaj vendimit të SHBA-së që përkohësisht t'i ndërpres operacionet për ndihmë të anijeve të bllokuara, për të kaluar nëpër këto ujëra.

Uashington – Themeluesi i Si-En-En, Ted Tarner, ka ndërruar jetë sot moshën 87 vjeçare.Tarner ishte një pionier i televizionit kabllor dhe filantrop. Si-En-En është një rrjet lajmesh 24-orësh që ndryshoi rrënjësisht lajmet televizive.

Teheran- Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei, sot për ISNA-n se Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së për një armëpushim në luftën që ka vazhduar për më shumë se dy muaj dhe se do t'ia përcjellë qëndrimit e tij ndërmjetësit, Pakistanit.Presidenti amerikan Donald Tramp më herët sot deklaroi se Uashingtoni do të fillojë me bombardimin e Iranit në një nivel dhe intensitet dukshëm më të lartë se para armëpushimit nëse Teherani nuk pranon marrëveshjen.

Остани поврзан