Hamas: Armëpushimi është rezultat i qëndrueshmërisë dhe rezistencës së guximshme të palestinezëve
- Organizata islamike palestineze Hamas njoftoi sot se ka pranuar armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve me Izraelin pas 15 muajsh luftë të shkaktuar nga sulmi ekstremist në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor 2023.
Gazë, 15 janar 2025 (MIA) - Organizata islamike palestineze Hamas njoftoi sot se ka pranuar armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve me Izraelin pas 15 muajsh luftë të shkaktuar nga sulmi ekstremist në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor 2023.
Në kumtesën, Hamasi theksoi se armëpushimi është rezultat i qëndrueshmërisë legjendare të popullit të madh palestinez dhe rezistencës së guximshme në Rripin e Gazës.
Mediat izraelite publikuan gjithashtu se anëtarë të armatosur të Hamasit janë parë në rrugët e Rripit të Gazës, pas publikimit të informacioneve se do të arrihet një marrëveshje me Izraelin. ls/