Diplomatët: BE-ja duhet t'i zbutë sanksionet ndaj Sirisë
- Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian (BE) pritet ta miratojnë zbutjen e sanksioneve për Sirinë, të vendosura gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Asad, në takimin e së hënës në Bruksel, kumtuan sot diplomatët.
Bruksel, 24 janar 2025 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian (BE) pritet ta miratojnë zbutjen e sanksioneve për Sirinë, të vendosura gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Asad, në takimin e së hënës në Bruksel, kumtuan sot diplomatët.
BE-ja dëshiron të ndihmojë në ripërtëritjen e Sirisë dhe të ndërtojë raporte me liderët e saj të ri të cilët janë të përkushtuar në heqjen e sanksioneve, transmetoi Beta.
Gjatë luftës qytetare që filloi në vitin 2011, u vendosën sanksione kundër qeverisë së Bashar al Asadit dhe pjesëve të tëra të ekonomisë siriane.
Pritet ministrat e jashtëm të BE-së të hënën të heqin disa nga sanksionet, thanë diplomatët, duke shtuar se ekziston konsensus për heqje të sanksioneve në sektorin energjetik dhe të transportit.
Disa vende-anëtare shprehën rezerva për heqjen e sanksioneve, duke kërkuar garanca konkrete nga qeveria e re siriane për tranzicion politik.
Lideri i ri sirian, Ahmad al Shareh dhe grupi islamist Hajat Tahrir al Sham që e ai e kryeson mbeten nën sanksione të BE-së. Tani për tani nuk ka bisedime për heqjen e tyre, shtojnë diplomatët. ab/
Fotо: DPА