• сабота, 25 јануари 2025

Bi-Bi-Si: Në Ukrainë jetën e kanë humbur 90.000 ushtarë, kryesisht vullnetarë

Bi-Bi-Si: Në Ukrainë jetën e kanë humbur 90.000 ushtarë, kryesisht vullnetarë

Moskë, 24 janar 2025 (MIA) - Numri i ushtarëve të konfirmuar rusë, të vdekur në Ukrainë tejkaloi numrin 90.000, pothuajse tre vite pasi që Kremlini e filloi invazionin e vet gjithpërfshirës, sipas kontrollit të pavarur të kryer nga servisi rus i Bi-Bi-Si-së dhe portali i intertnetit Mediazona.

Këto platforma mbështeten në informata nga burime të hapura, siç janë deklarata zyrtare, nekrologje dhe shpallje në rrjetet sociale, për t'i mbledhur të dhënat e veta. Moska rrallë i komenton humbjet e veta ushtarake në atë që e quan "operacion i posaçëm ushtarak".

Sipas raportit, 23 për qind e ushtarëve të vrarë kishin nënshkruar kontrata ushtarake pas fillimit tl invazionit në vitin 2022. Më shumës e gjysma e viktimave nuk kishin lidhje me ushtrinë ruse apo Gardën nacionale (Rosgvardija) para luftës.

Mosha mesatare e ushtarëve të vdekur rusë në vitin 2024 ishte 36 vjeç, që është rritje në krahasim me dy vitet e para të luftës. Mes të vdekurve, 23 për qind ishin ushtarë vullnetarë, 17 për qind ushtarë me kontratë, 17 për qind ishin të dënuar, 11 për qind ushtarë të mobilizuar dhe pothuajse 3 për qind mercenarë.

Agjencitë zbuluese ukrainase dhe perëndimroe vlerësojnë se humbjet e prëgjithshme ruse - prëfshirë të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur - janë mes 600.000 dhe 700.000 deri në tetor. Megjithatë, disa konsiderojnë se këto vlerësime janë rritur dukshëm. 

Foto: ЕPА

 

 

 

Остани поврзан