• вторник, 20 август 2024

Në spital janë shtruar 16 personat e lënduar pas zjarrit në rrotën panoramike në Lajpcig

Në spital janë shtruar 16 personat e lënduar  pas zjarrit në rrotën panoramike në Lajpcig

Lajpcig, 18 gusht 2024 (MIA) - Gjashtëmbëdhjetë personat e lënduar pas zjarrit në rrotën panoramike në festivalin e Lajpcigut janë dërguar në spital, njoftoi sot policia.

Në mesin e të lënduarve janë katër persona me djegie dhe një person me plagë nga rrëzimi, kumtoi  policia. Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik.

Lidhur me zjarrin, ndihma mjekësore u është dhënë 65 personave, bën të ditur policia, duke mos dhënë të dhëna për moshën dhe gjininë e të lënduarve.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 kur mori flakë një nga kabinat e rrotës panoramike. Pstaj zjarri u përhaç edhe në kabinën e dytë, lajmëroi DPA. sa/

foto: Printskrin

Остани поврзан