Zelenski e formoi ekipin negocues për negociata eventuale paqesore
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski formoi një delegacion që do ta udhëheq procesin negocues për arritjen e paqes së drejtë me Rusinë, thuhet në dekretin e publikuar sot në Kiev.

Kiev, 15 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski formoi një delegacion që do ta udhëheq procesin negocues për arritjen e paqes së drejtë me Rusinë, thuhet në dekretin e publikuar sot në Kiev.
Siç thuhet, shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak, shefi i diplomacisë Andrij Sibiha, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe zëvendës shefi i kabinetit presidencial, Pavlo Palis janë në ekipin e bisedave me partnerët ndërkombëtarë ukrainas.
Katër persona zyrtarë ishin pjesë e delegacionit të Ukrainës në bisedat në Arabinë Saudite me SHBA-në të martën, të cilat përunduan me propozim për armëpushim 30-ditor. bsh/
Foto: MIA arkiv