U rënua një mbikalim në ndërtim në Bangkok, pesë persona e kanë humbur jetën
- Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 24 janë lënduar kur një mbikalim në ndërtim u rënua në pjesën jugperëndimore të Bangkokut, njoftuan autoritetet tajlandeze.

Bangkok, 15 mars 2025 (MIA) - Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 24 janë lënduar kur një mbikalim në ndërtim u rënua në pjesën jugperëndimore të Bangkokut, njoftuan autoritetet tajlandeze.
Ministri i Transportit, Suria Xhungrungreangtit u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe paralajmëroi se ata do të dëmshpërblehen nga realizusesit e projektit dhe agencitë relevante.
Sipas tij, jetën e kanë humur katër punëtorë dhe një inxhinier, ndërsa rrethanë e mirë ka qenë se në momentin e fatkeqësisë, komunikacioni ka qenë i mbyllur dhe me këtë rast nuk ka viktima mes kalimtarëve.
Shefi i policisë në Bangkok, Siam Bunsom, deklaroi se hetimi është në vijim dhe se do të ndërmerren masa juridike kundër personave përgjegjës. bsh/
Foto: EPA