• понеделник, 17 март 2025

Kryeministri i Kosovës shprehu ngushëllime për tragjedinë në Koçan

Kryeministri i Kosovës shprehu ngushëllime për tragjedinë në Koçan

Prishtinë, 16 mars 2025 (MIA) - Me dhimbje të thellë kuptova për humbjen katastrofale të 51 jetëve në Koçan, të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate, shkroi në X kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai shprehu ngushëllime të thella për familjet të cilat i humbën më të afërmit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë të dhimbjes. 

Të lënduarve u dëshiroi shërim të shpejtë dhe të plotë. fc/

 

Остани поврзан