• понеделник, 17 март 2025

Plenkoviç i shprehu ngushëllime Maqedonisë së Veriut për zjarrin në Koçan

Plenkoviç i shprehu ngushëllime Maqedonisë së Veriut për zjarrin në Koçan

Zagreb, 16 mars 2025 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq sot në mëngjes ka biseduar me homologun e tij Hristijan Mickoski dhe ka shprehur ngushëllime për zjarrin gjatë një koncerti në Koçan, ku mbi 50 persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 janë të lënduar, kumtoi qeveria kroate.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe sinqerisht ndjejmë keqardhje për tragjedinë e tmerrshme në Koçan, në të cilën u shkurtuan jetët e shumë të rinjve”, ka shkruar Plenkoviq në një letër ngushëllimi drejtuar Mickoskit.

Ai theksoi se Kroacia qëndron pranë Maqedonisë së Veriut “në këto momente pikëllimi”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të thella për ju, popullin e Maqedonisë, ndërsa mbi të gjitha për familjet dhe miqtë e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, tha Plenkoviç.

Një zjarr në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku mbrëmë po mbahej një koncert, e humbën jetën 59 persona, ndërsa më shumës e 100 janë lënduar, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Ai tha gjithashtu se disa persona janë arrestuar dhe se zjarri me shumë gjasa është shkaktuar nga një shkëndijë që ka ndezur tavanin e klubit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан