Ukraina pohon se ka rrëzuar 130 dronë rusë
- Forcat e armatosura ukrainase kumtuan se mbrëmë kanë rrëzuar 130 dronë rusë në sulmin masiv ndaj 14 rajoneve në vend.

Kiev, 15 mars 2025 (MIA) - Forcat e armatosura ukrainase kumtuan se mbrëmë kanë rrëzuar 130 dronë rusë në sulmin masiv ndaj 14 rajoneve në vend.
Sipas aviacionit ushtarak ukrainas, nga ora 19:30 mbrëmë Rusia ka lansuar 178 dronë të tipit "Shahed", si dhe dy raketa balistike "Iskander-M" nga rajoni Kursk.
"Mbrojtja ajrore u aktivizua në tërë vendin dhe arriti të rrëzojë 130 dronë, ndërsa 38 të tjerë u zhdukën nga radarët, por nuk shkaktuan dëme”, njoftoi ushtria ukrainase.
Ofensiva ruse shkaktoi dëme materiale në rajonet Dnepropetrovsk, Harkov, Odesa, Sumi, Çernihiv dhe Kiev. Në zonën e Odesas, sulmet shkaktuan zjarre dhe dëmtime në infrastrukturë dhe një civil u plagos, kumtuan autoritetet lokale. bsh/
Foto: Arkiv