• недела, 16 март 2025

Zelenski: Forcat ukrainase nuk janë rrethuar në Kursk, operacioni vazhdon

Zelenski: Forcat ukrainase nuk janë rrethuar në Kursk, operacioni vazhdon

Kiev, 15 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukranias Vollodimir Zelenski deklaroi se forcat ukrainase vazhdojnë me operacione në rajonin rus Kursk dhe se nuk ballafaqohen me rrethim, edhe pse luftimet në rajon janë intensive, njoftoi Skaj Njuz.

"Rigrupimi i forcave ruse tregon se Moska vazhdon me injorimin e diplomacisë", ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale, duke shtuar se Ukraina mbetet e gatshme t'i informojë partnerët e saj për situatën në front dhe përgjatë kufirit.

Në të njëjtën kohë, lideri ukrainas njoftoi se vendi i tij me sukses ka testuar një raketë të re me rreze veprimi prej 1000 kilometrash.

"Raketa 'Neptuni i gjatë' u testua dhe u përdor me sukses në luftime", tha Zelenski, duke shtuar se ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e Ukrainës.

Nëse ky informacion konfirmohet, Ukraina do të fitonte aftësinë për të goditur objektiva shumë më larg se rreze veprimi i deritanishëm maksimal i raketave amerikane ATACMS prej 300 kilometrave, gjë që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në situatën e luftës, njofton mediumi britanik. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан