• понеделник, 17 март 2025

SHBA-ja e dëboi ambasadorin e RAJ-it

SHBA-ja e dëboi ambasadorin e RAJ-it

Uashington, 15 mars 2025 (MIA) - SHBA-ja e ka dëbuar ambasadorin e Afrikës së Jugut nga Uashingtoni, ndërsa sekretari shtetëror Marko Rubio deklaroi se "ai nuk është më i mirëpritur në vendin tonë të madh".

Në një postim në rrjetin social "Iks", Rubio ka akuzuar ambasadorin Ebrahim Rasul se e “urren Amerikën dhe presidentin Donald Tramp”. Ai e quajti atë "një politikan që ndez tensionet racore" dhe shtoi se "nuk ka asgjë për të folur me të".

Tensionet mes SHBA-së dhe RJA-së janë rritur që kur Tramp erdhi në pushtet. Muajin e kaluar, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndalimin e ndihmës financiare për Republikën e Afrikës së Jugut, duke e akuzuar vendin për "diskriminim të padrejtë racor" ndaj afrikanëve të bardhë.

Qeveria e Afrikës së Jugut ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se ligji i tyre i shpronësimit nuk lidhet me diskriminimin racor. ls/

Foto: printskrin 

 

Остани поврзан