Kos për Top Çanel: Nga plani për zhvillim për Shqipërinë një miliardë euro, prej tyre 270 milionë për drejtësinë
- Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos, për Top Çanel thotë se Komisioni Europian nuk është i kënaqur nga largimi i disa institucioneve amerikane, nga financimi i SPAK-ut në Shqipëri.

Tiranë, 15 mars 2025 (MIA) - Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos, për Top Çanel thotë se Komisioni Europian nuk është i kënaqur nga largimi i disa institucioneve amerikane, nga financimi i SPAK-ut në Shqipëri.
Me këtë rast, ajo jep garanci se do të jetë Bashkimi Europian që do mbështesë SPAK dhe institucionet e reja te drejtësisë me asistencë teknike e financiare në drejtim të përforcimit të kapaciteteve dhe pavarësisë së prokurorisë së posaçme.
Në intervistën, e cila, siç tha, është e para nga ardhja e saj në këtë funksion, zbulon se janë dhënë 270 milionë euro për "sundimin e së drejtës nga fondi i përgjithshëm prej një miliard që përfshin plani i rritjes për Shqipërinë.
Zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian vlerëson punën e SPAK duke nënvizuar se ky institucion i drejtësisë gëzon besimin e plotë të BE dhe se sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm po ndiqen nga Brukseli.
Ajo i përshëndet hapat e Shqipërisë drejt BE-së me hapjen e disa kapitujve, duke konstatuar se Shqipërisë i shkon shumë mirë.
Zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e ri gjeopolitik në Ukrainë, ajo e komentoi si zhvilli historik për ta bërë Evropën më të fuqishme. Por, sipas saj, mbyllja e kapitujve nga Shqipëria nuk do të thotë anëtarësim automatik në BE. bsh/
Foto: Printskrin